Doli iPhone 5! A do shiten 10 milionë copë në 2 ditët e para?

Apple shpreson të shesë dhjetë milionë iPhonë brenda dy ditëve të para që do e nxjerrë produktin në treg. Sipas La Repubblica, duke parë rradhët e gjata para dyqaneve të Apple ky objektiv nuk duket edhe aq i paarritshëm.
Rradhët janë të gjata, disa njerëz kanë javë që presin, dhe jo vetëm në Amerikë por dhe në Gjermani, Francë e Angli.
Iphone ka kohë që është shndërruar në një fenomen masiv, gati-gati në një lloj droge. Përballë dyqanit të Apple në Avenjunë 5 (dyqan që kur shkon për herë të parë në Amerikë, shumë njerëz ta këshillojnë si monument artistik për ta vizituar pa tjetër) fansat e iPhone 5 po presin me tenda prej ditësh daljen e versionit “iPhone 5” që vetë Apple e ka quajtur: “Gjëja më e madhe e iPhone që nga koha e I-phone”. Fansat presin, qoftë edhe për të ndjerë trashëgiminë që la pas Steve Jobs.
Sipas Wall Street Jurnal modeli i ri ka një ekran më të madh, lidhje më të shpejtë në rrjet, një procesor më të fuqishëm dhe një sistem operativ të përmirësuar, që përfshin dhe një softuer të ri hartash që zëvendëson popullorin Maps Google.
iPhone rezulton një nga objektet më të preferuara gjatë këtij viti edhe për hajdutët, çka flet pozitivisht për cilësitë e produktit.
n.s.
Add new comment