JAVA: 2 agjentë të një vendi fqinj pjesë e delegacionit që shiti detin!

Revista “Java” publikon një fakt shumë shqetësues: në ekipin që miratoi marrëveshjen e shtjes së detit ka pasur dy agjentë të një vendi fqinj perëndimor. Revista nuk flet me emra konkretë, por vendi nuk është vështirë të imagjinohet se kush është. Çudia është se këta 2 agjentë nuk janë asfare të fshehtë, dhe aq më pak të jenë mjeshtra të pisqollës a të arteve marciale (si agjentët '007' në foton ilustruese). Ata dihet prej vitesh, siç thotë revista, që janë në shërbim të një agjenture të huaj. E çuditshmja është se ata kanë bërë karrierë edhe me të majtët edhe me të djathtët, duke ruajtur në të dy rastet poste shumë të larta.
Ata kanë lëvizur disa herë në sektorë shumë të rëndësishëm të shteti shqiptar duke mbajtur edhe “grada” shumë të larta, madje dhe të emëruar në detyra akoma më të larta prej dy ish-Presidentëve, Moisiu e Topi. Njëri prej tyre e ka një familjar të pozicionuar shumë lart në hierarkinë e shërbimeve inteligjente të një vendi fqinj.
Revista risjell një fakt pak të njohur, që për njërin nga agjentët ka pasur debate të forta mes ish-Presidentit Moisiu dhe Ministrit që ia kish sjellë agjentin për firmë. Por, nuk dihet sesi ajo firmë prapë u hodh.
Sot, të dy agjentët janë përfaqësues së Shqipërisë në përfaqësitë tona jashtë. Një i tretë, zyrtar i dorëhequr para pak muajsh, paska qenë agjent në shërbim të dy agjenturave dhe ka shkaktuar dëme vendit në pozicionin ku ka qenë!
Kjo katrahurë në “hanin” tonë me shumë porta ka bërë që edhe pse nuk është bërë publike, Shqipëria të marrë paralajmërim serioz për pezullim nga Nato para ndonjë viti. Arsyeja: nga Shqipëria rrjedhin informacione sekrete!
Sipas “Java”-s, për sa kohë ne do i hedhim në rrugë njerëzit që i kanë shërbyer vendit në shërbimet tona inteligjente e t'i detyrojmë të emigrojnë për bukën e gojës, është e pritshme që ish-zyrtarët tanë të “cicërojnë” kollaj andej nga ikin. Shkatërrimi i strukturave të kundër-zbulimit pas përmbysjes së komunizmit ishte një naivitet (në rastin më të paktë) që na kushtoi shumë. Për sa kohë punësohen në poste tepër delikate njerëz që kanë kaluar me vite jashtë e që nuk u gjurmohet dot e shkuara, përmirësimi i situatës duket i largët. S'na mbetet të themi veç: Ruajna Zot Naton.
k.c.
Comments
Me spiuna filloi ne 1990 dhe

Me spiuna filloi ne 1990 dhe me spiuna do te mbaroje Shqiperia. Lum si pasardhesit tane qe nuk do te quhen me shqiptare.

Nga sa shkruhet ne artikull

Nga sa shkruhet ne artikull nuk eshte veshtire te kuptohet se eshte fjala per Kristaq Gervenin (aktualisht perfaqesues i Shqiperise ne Shtabin e NATO-s) dhe Ferit Hoxhen, Ambasador ne New York.

Rrofsh Ilir! Ne fakt njerin

Rrofsh Ilir! Ne fakt njerin prej tyre e shkova ne mendje dhe nuk paskam gabuar: qimekuqin F. Hoxha. Per tjetrin s'ma priti mendja, edhe pse ky arumuni Germeni ishte nga aktoret kryesore te marreveshjes kapitulluese te detit.

Per ne qe prej vitesh jetojme

Per ne qe prej vitesh jetojme jashte dhe nuk ndjekim dot fill e per pe rrjedhen e politikes se qelbur shqiptare te ketyre 2o viteve te fundit, dikush mund te na jape nje ndihme te vogel per te identifikuar dy felliqesirat qe kane punuar kunder Shqiperise?

Ce visni mendjen kot ju, po a

Ce visni mendjen kot ju, po a nuk ishe edhe Berisha ish agjent i UDB-se Jugosllave edhe sot e kesaj dite

punon per Serbine duke i dhene asaj miliarda nga bisneset me koncesionet tona me Fazllicet e kompani

dhe Kosoven e pengon ne zhvillimet e saj ekonomike duke vene taksa te forta doganore per produktet e saj

si dhe duke penguar internjeksionin energjitik. Te gjithe spiune jane ketu!!!!!!!

Add new comment