Pacolli shkon në NY me biletë 10 mijë Euro, shefat e tij Jahjaga e Thaçi,me biletë "normale" 3 mijë Euro

Në numrin e sotëm të gazetës kosovare “Zëri” shkruhet se Behgjet Pacolli, politikani më i pasur në vend (ose ashtu mendohet), ka paguar një biletë avioni për nëNju jork 3-fish më shtrenjtë se 2 shefat e tij, Ahtifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.
Ata do të marrin pjesë në takimin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Numri dy i Qeverisë së Kosovës, sipas burimeve të sigurta të gazetës “Zëri”, ka paguar hiç më pak se 10 mijë euro nga Zvicra për business class. Pacolli gjithashtu është vendosur në hotelin super luksoz “InterContinental”, ku çmimi më i ulët për një natë është afër 700-800 dollarë amerikanë, kurse suita 3000 dollarë nata.
Shefi i Behgjet Pacollit në Qeveri dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë udhëtuar nga Prishtina për në Washington, me business-class, çmimet e të cilave kanë një kosto prej rreth 3000 eurosh, vajtje-ardhje. Një kosto të tillë për fluturimin me aeroplan e kanë paguar edhe ministrat e kabinetit Thaçi.
Lajmi i mirë është se sipas traditës së tij, Pacolli do e paguajë vetë personalisht udhëtimin e nuk do kërkojë rimbursim nga buxheti i Kosovës. Zëri raporton se ai i ka paguar nga buxheti personal edhe shumicën e shpenzimeve për sjelljen e njohjeve nga shtetet e ndryshme për Republikën e Kosovës.
Lajmi i keq është se ky demostrim muskujsh financiarë, mund të krijojë ide të gabuara se kush është "gjenerali" i gjeneralit.
Pyetja brenda lajmit është se nëse dikush paguan nga xhepi i vet ato që duhet t'ia paguajë shteti, sa forcë e brendshme i duhet për të kuptuar që ai nuk është shteti?
k.c.
Add new comment