A mund të shkruajë më libra për të rritur JK Rowling pas Harry Pooter-it?

Postuar në 22 Shtator, 2012 09:30

Romani i parë JK Rowling për të rritur ku shkrimtarja shkel në një terren shumë të ndryshëm nga seria e bestsellerave të Harry Potter, me sa duket do të bëjë shumë bujë në javën që vjen kur dhe pritet të dalë në treg.

Prenotimet për romanin komik “Vend pune i Rastësishëm” pranë Waterstones, zinxhirit më të madh të librarive britanike, janë më të mëdhatë për këtë vit. Thuhet të jetë një numër me 5 shifra edhe pse libri kushton £ 20. The Independent thotë se prenotimet online për librin janë mbi 1 milion.

Fshehtësia e mbajtur si edhe eksitimi për ofertën e fundit nga Rowling, ka garantuar statusin e këtij libri si një ngjarje e madhe botuese e vitit. Waterstones ka njoftuar se do të hapë dyert e saj një orë më herët se zakonisht, në 08:00, në datën zyrtare të nxjerrjes në treg, të enjten e ardhshme. Madje, kanë urdhëruar që libri mos të dalë as në vitrinë deri ditën që do shitet.

Gazetarët kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë kontrata shumëfaqëshe për të garantuar që asnjëri nuk do nxjerrë fjalë për fabulën e librit deri ditën e daljes së tij. Biletat për eventin e promovimit, ku do ketë edhe pyetje/përgjigje me shkrimtaren e ku do jenë prezent mediat më të mëdha të botës po shiten në treg të zi me 4-5 fishin e çmimit.

Ne.Su.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.