Gara presidenciale amerikane: si do të vendosë ekonomia dhe demografia në shtetet e lëkundura?

“The Economist” ka botuar një grafik në përpjekje për të shpjeguar tendencën e votimeve presidenciale amerikane. Shembulli i marrë është Kolorado, një shtet që deri në vitin 2008 nuk ishte fituar nga asnjë kandidat demokrat që nga viti 1964 ( përveç Bill Klintonit në vitin 1992). Por katër vjet më parë, Barak Obama fitoi në Kolorado me nëntë pikë para krahasuar me McCain. Demografia ndihmon për të shpjeguar pse. Gjatë dekadave të fundit në këtë shtet janë dyndur latinot dhe të arsimuarit e bardhë të kolegjeve. Të dyja grupet kanë tendenca të votojnë demokratët. Në të kundërt, të bardhët e pa-arsimuar në kolegje të cilët janë dhe baza e mbështetjes për republikanët janë në rënie në këtë shtet. Prandaj edhe Obama përsëri kryeson në Kolorado, por me diferencë të vogël për shkak të rimëkëmbjes tepër të avashtë. Papunësia në këtë shtet është 8.3%, pak më e lartë se përqindja kombëtare. Këtë vit republikanët e regjistruar i tejkalojnë demokratët, edhe pse ka ende plot votues të padeklaruar se me kë parti janë. Demokratët duhet të synojnë fort të joshin dy nga grupet e tyre kryesore, latinot dhe të rinjtë. Për fat të mirë për demokratët, pasi ata fituanë dy dhomat e Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2004, kanë qenë të financuar dhe të organizuar mirë. Në vitin 2010, një vit i fitoreve të mëdha për republikanët në të gjithë vendin, ky organizim i ndihmoi demokratët të merrnin një vend më shumë se ç’pritej në Senat për Koloradon, dhe të fitonin garën për guvernatorin.
Ne.Su.
Add new comment