Spekullimet e Dan Brown-it mbi Jezu Krishtin e martuar me Maria Magdalenën? “Nuk janë spekullime”, thotë një papirus i vjetër

Postuar në 19 Shtator, 2012 11:28

Dan Brown e ka mbrojtur në librin e vet tezën, se Jezu Krishti ka qenë i martuar me Maria Magdalenën, por e gjitha iu mor si spekullim kolosal në një libër fiction. Dhe në fakt, ai nuk e bazonte në asnjë dokument të shkruar pretendimin e vet, pasi një dokument i tillë nuk ekzistonte (Për më tepër, në asnjë prej ungjijve nuk thuhet një gjë e tillë). Mirëpo, është gjetur më në fund një dokument i shkruar në gjuhën koptike, në të cilin lihet të nënkuptohet se Jezu Krishti ka qenë i martuar. Studjueses britanike të historisë, Karen L. King, i ka rënë në dorë një copë papirusi që i përket shekullit të katërt të erës sonë, në të cilin citohet Jezu Krishti t’u ketë thënë ‘Atyre’ (ndoshta Apostujve?), se “gruaja ime ….”.

Lajmi ka marrë dhenë. Është publikuar nga të gjitha agjencitë e lajmeve nëpër botë (duke filluar me gazetat e televizionet e rëndësishme si New York Times e BBC e duke përfunduar tek tabloidët, ku ky lajm publikohet pranë trupave të zhveshur të të dashurave të futbollistëve). Theksi vihet edhe tek vijimi i frazës: “Ajo (gruaja) do të jetë në gjendje të jetë dishepullja ime”.

Por hë për hë nuk po i kushtohet vëmendje më shumë se sa duhet. Vetë studjuesja mbron idenë se papirusi është autentik e origjinal, por saktëson se “kjo s’do të thotë se duhet besuar”. Pse? “Sepse bëhet fjalë për një papirus që është shkruar katër shekuj pas Krishtit”.

Ky papirus do të rihapë, sidoqoftë, debatin e qëmotshëm mbi gjendjen civile të priftërinjve.

E.G.

Comments

Submitted by albert tapia (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe nje faqe si kjo e respublicas mban per lajm te rendesishme nje lajm periferik ne shtypin amerikan. vec kesaj historiania te ciles, sipas asaj vete ia kane doreshkrimin, nuk eshte studiuese e teksteve te vjetra. Po ashtu respublika raporton gabim kur thote se jezusi sipas doreshkrimit ka qene i martuar. Doreshkrimi sipas historianes ka nje refence mbi kete gje por nuk provon se Krishti ka qene i martuar. Kaq sa per raportimin e keq te Respublikas. Ne lidhje me ate se cfare jane tekstet e vjetra, nje cope doreshkrim ne gjuhen kopte nuk tregon asgje pasi doreshkrime te vjetra ne gjuhen kopte ka pa fund, fragmente ungjijsh apo letrash pastorale. Te pakten doreshkrime qe jane studiuar nga historianet e e teksteve te vjetra jane rreth 5900 dhe behet fjale vetem per tekste  te periudhes se shekujve 2-5.  Eshte nje gje kaq e nderlikuar dhe kaq volumshme per tu studiuar literatura mbi tekstet evjetra sa eshte qesharake te shpjegosh  ata shekuj me nje cope doreshkrim  kopt qe duket se permabn nje fragment ungjilli qe nuk ehste kanonik. Shpresoj qe respublika te jete me e pergjegjshme.

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Te dashur "miq" te Respublika!

Artikulli i mesiperm permban gabime fatale qe nen Titull dhe krijon nje pershtypje/botkuptim tjeter/gabuar nga ajo cfare eshte realisht lajmi i vertete!

Titulli eshte i gabuar ne permbajtje e konkluzion sepse studjuesja Britanike e ka mohuar kategorikisht tek gazetaret te behet nje lidhje e Papyrusit me trillimin fantastik te Brown! Ajo i ka thene gazetareve (dhe ja ka ndaluar kategorikisht) gjate konferences per kete rast tekstualisht: "...se mos shkruani tani se Dan Brown kishte te drejte ore!" Pra Brown eshte qeveri tjeter dhe papyrusi i saje eshte qeveri tjeter!!! Ajo nuk ka pasur dhe kerkon me force te mos paralelizohet me Brow sepse vete ajo nuk beson ne teorine fantastike te tije por beson se kjo fraze (...gruaja ime) e gjetur ne papyros eshte vetem nje interpretim lokal e individual qe nuk quhet deshmi!

Permbajtja e artikullit eshte nje tjeter shtremberim qe behet kur perkthehet nje lajm i tille ne gjuhen Shqipe dhe nga diletantet Shqiptar! Ne historine Kishtare ka pasur gjithnje nje debat mbi mundesine e gjendjes civile te Jezus Krishtit dhe nuk eshte as Teze e Dan Brown dhe as llogjike e re Fiktive. Keto spekullime kane qene te hershme dhe debatoheshe rreth interpretimit te sakte te lidhjes se Jezusit me Magdalenen si cift bashkeshortor. Qe ne fillimet e Krishterimit ka ekzistuar idea se Jezus Krishti mund te kete qene i martuar. Deri me sot nuk ka asnje deshmi per kete! Studjuesja Britanike King e sqaron kete fraze ne Papyrus te paraqitur nga ajo JO! si deshmi por si mundesi qe "disa Besimtare te krishtere te asaj kohe (diku rreth 400 vjet pas Krishtit) mund te kene hamendesuar/besuar ne nje grua te Jezus Krishtit prandaj edhe hasem ne kete fraze qe mund te jete vetem produkt i hamendjes por JO! i deshmise"

Te dashur "miq" te Respublika, kontrolloni me kujdes Artikullin tuaj dhe Shkrimin tim mbi kete lajm me informacione te besueshme (jashte pjelles Shqiptare) dhe jeni te lutur ta ndryshoni kete artikull sepse kemi te bejme me nje deformim realiteti dhe padashje mashtrim publik. Shqiptaret nuk kane nevoje per me teper genjeshtra e realitete te modelit string!

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk po debatojme per temen, dhe aq me teper per nje dokument te shkruar 4 shekujsh pas Krishtit.

Artikulli mbi te gjitha nuk thote ate qe pretendoni ju...................po te lexosh me vemendje thuhet :"lihet te kuptohet...........", LIHET.....LIHET...

Nese nuk e kuptoni kete, atehere po bie ne diletantizem.

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Dritan,

Artikulli eshte korigjuar ne titull dhe permbajte ashtu sic syrgjerova une. Shkrimi im "qortonte" verzionin e pare. Tani eshte korrigjuar gabimi dhe shkrimi im duket sikur bie ne kundershtim. Do ishte mire sikur Respublika te fshinte komentin tim te mesiperm per arsye te tejkaluara ose te bente nje koment te vogel qe sqaronte korrigjimin e drejte qe eshte bere nderkohe. Ti Dritan nuk ke faj, edhe une te kisha lexuar komentin tim ne kontekstin e ri do te reagoja si ti. Komenti im tani ka humbur aktualitetin dhe mund keq-kuptohet nga te gjithe ata qe nuk e lexuan verzionin e pare. Nuk ka hapsire per dilentantizem!

Naten

Submitted by Dritan (not verified) on

Oh ok pra, shume te drejte. Gjithsesi, edhe nderhyrja juaj ndaj gjerave te pasakta te artikullit ishte me vend.

Gjithe te mirat

Submitted by Dardan (not verified) on

Ne fakt une nuk do te doja ta dija per egzistencen e dokumenteve qe vertetojen ose jo martesen e Krishtit.  Ne rast se Jezu Krishti nuk ishte i martuar, a kishte seks? ne se kishte seks, ca bente me te?  Tjetra qe e konsideroj shume te rendesishme.   Zoti qe beri te linde nje femije nga nje virgjereshe, a nuk ishte ne gjendje qe ta bente edhe nje femije tjeter nga ndonje virgjereshe sepse keshtu do mund te bindej edhe ajo pjese e popullsise se botes qe nuk beson ne Krishterim?  A mos valle njerezimi nuk e meriton qe te sqarohet njehere e mire se Krishterimi eshte feja  qe duhet ta perqafoje edhe ajo popullsi qe ka nje fe tjeter dhe te mos u hahet koha njerzve qe ne vend qe te punojne shkojne dhe mbushin me miliarda diskutime gjate 2000 viteve, eshte apo s'eshte. Mendoj se Zoti e ka kete fuqi por me siguri ai do te kete harruar qe 2000 vite me pare i dha nje mesim per Krishtin vetem gjysmes se njerzimit.,   Feja kurre nuk do te zhduket thjesht per arsyen se njerezimi ka njerez te ligj qe te vrasin dhe te marrin pasurine dhe te thone se kjo eshte demokraci, por ka edhe te tjere njerez me shumice qe jane te leshte, frikacake dhe  qe u ha kaposhi i lig qurret. Shembull me kuptim polote se Shqiperia nuk ka pasi aty  topat nuk u kthyen ne traktore,  shpatat nuk u kthyen ne parmenda, ndertimet nuk u rriten mbi ato egzistuese,  ndergjegja kombetare nuk u zhvillua, kufijte e Shqiperise po perpeqen ti tkurrin ne vend qe ti shtojne dhe si perfundim del e sakte  ajo pouna e Kalase se Rozafes qe ndertohej diten dhe prishej naten. Dhe cili eshte rezultati?   Mbushja e  vendi me kisha e xhamija, teqera dhe tyrbera, katedrale dhe vende pelegrinazhi (deri edhe tek gjurmet e dinosaurve qe i quajne gjurme te Abas Aliut).  Keto jane vende te obskurantizmit mesjetar dhe jane bere me nje arkitetkutre  ne pergjithesi te bukur dhe moderne ne kundershtim idiotesk me nderimin e shkollave, cerdheve dhe qendrave te kultures e te dijes, te teatrit dhe te Instituteve shkencore.   Cdo sundues kerkon te heqe vemendjen nga sunidimi mbi popujt me anen e propagandes fetare, me ngjarje te se kaluares dhe me ngjrje kozmike, me horrore te shpikura per te mbuluar horroret e botes se sotem, bute e pandershme dhe qe nuk e vlen me te jesh i ndershem , bote ku lavderohet hajduti, imorali, genjeshtari, dredharaku, qelbaniku.   E me gjithe ate njerzit gjithmone kane pshurrur mbi vende e shenjta qe nga kohet e lashta e deri me sot pasi ato nuk jane te shenjta. E kush do deshironte te zvendesonte debatin e thjeshte dhe pa mundime per fene me debatin shkencor dhe infromimin e tij per te gjihte historin e fese mbi Toke. Po ti thuash tjeterit se Papet e kohes se Borxhiajve (edhe te tjere) kane qene te korruptuar dhe ka dokumenta qe tregojne se vete papa arrinte qe te therriste te bijen Lukrecian per qe qetesuar vehten . por edhe te vellezrie t e Lukrecias ishin xheloze te njeri tejtrit per motren e tyre te marrin per te cmendur. Pikerisht po te shpjegosh keto flligeshti mundesh qe edhe te lincohesh sot nga fanatiket.   Shembuj mund te sillen me mijra, por une u sjell vetem ne kujtese ne se dikush deshiron te dije, pikerishte Alexander Dymasin "Mbi krimet e Borxhiajve etj etj etj, "   Per kuriozit aty ka dhe nje kapitull shume te zgjeruar per krimet e Ali Pashe Tepelenes.   Si ta them, si ta them, ja e gjeta,  Ti te shkosh dhe te besh qindra ndyresira dhe imoralitete dhe une te te degjoj ty te me besh moral????????, Epo une te kam bere naften mu ne fjalimet e tua. Une nuk kam nevoje te organizohem me ndonje fe. Per idete e mija te tjera s'kujdeset kush por per idete fetare jane te ineresuar shume institucione, Pseeeeeee?

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Dardan,

e ke shpirtin shume te trazuar do te te thoshte nje prift ..por dhe dijen shume te shperndare pa asgje konkrete e pike referuese do te thoja une.

Jepi Cezarit pronen e tije (monedhen e prere me koken e perandorit) dhe Zotit ate qe i takon thuhet ne Bibel si anekdode-pergjigje ndaj nje pyetje qe i bente nje njeri i thjeshte Jezusit teksa kishte dilemen e taksave Romake per Provincen e Judeas dhe pyeti se kishte nje kontradikte se kujt duhet tja jepte haracin.

Une te them ty, Kape fene sic te keshillojne librat e shenjte dhe ndaji veprimet e njerezve nga ato hyjnoret! Nuk mund te vesh ne kandar fene me veprimet njerezore sepse vete feja nuk buron nga njeriut por njeriu eshte ai qe ka mundesine te jetoje sipas fese apo te mbetet njeri ...i gabueshem qe ne zanafille.

Edhe une nuk jetoj sipas fese por jam te pakten i vetedijshem qe veprimet e mia jane sipas kandarit tim dhe do gjykohem si individ qe ka pasur mundesine te konsultohet nga feja dhe jo se feja duhet te gjykohet sipas veprimeve te mia dhe te bej gabimin tend qe eshte njeriu e koha qe vendos sipas ngjarjeve per ekzistencen e hyjnise.

Rruget e Zotit jane te pa konceptueshme thuhet po ne Bibel. Eshte Zoti ai qe do te orientojne ne rrugen e drejte por me kushtin qe ta pranosh thuhet gjithashtu!!!

Mundohu te kuptosh pak a shume konceptin mbi fene e njeriun dhe pastaj merru me politike (teori) gjithfarlloji.

Submitted by Dardan (not verified) on

Do te deshiroja shume te debatoja per ato qe flet ne postimin tend, por ja qe as ti as une nuk ja lejojme vehtes qe te marrim hapsiren dhe kohen e te tjereve. Po te ishim bshke thjesht per muhabet, do te kisha debatuar me kenaqesin me te madhe (Sigurisht qe me mungojne bashkbiseduesit shqiptare). Faleminderit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.