Arkiv-Lajme
Raporti që shkarkoi Sollakun dhe raporti për Ina Ramën kanë shumë ngjashmëri (!) – thotë juristja amerikane që i ka lexuar të dy
Në seancën plenare të 18 marsit 2002 ish-kreu i opozitës së atëhershme mbante një fjalim kundër kryeprokurorit Rakipi. Po ta lexoni (gjendet në adresën http://studimepolitike.com/2012/07/08/lufta-politike-nano-meta-dhe-shkar... do vini re me lehtësi, akuza të formuluara thuajse me të njëjtat fjali që formulohen sot akuzat për Ina Ramën (rrjedhje informacioni, shitje sekretesh hetimore, dosje të pahetuara etj).
Nëse komenton online duke zgjedhur të jesh anonim, a ke të drejtë të ankohesh më pas për censurë?
“Shumica dërrmuese e atyre që komentojnë online e bëjnë këtë në formë anonime, nëpërmjet pseudonimesh të cilat, po të duan, mund t’i ndërrojnë çdo ditë. Pseudonimi, ose komenti anonim, i vendos komentuesit një maskë komode, duke e zëvendësuar identitetin e personit me një identitet personazhi, ose fiksional. Këto identitete fiktive, të cilat janë më shumë ankorime për ligjërata dhe opinione të çfarëdoshme brenda debateve, gëzojnë po aq të drejta sa edhe personazhet e veprave letrare ose të filmave.
Rikthehet historia e jelekut mbi jelek
Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në... inaugurimin e një shkolle të re në Kashar. Për shkak të një jeleku të ri që ka veshur (me ngjyra kombëtare) dhe një fryrje të pazakontë që dëshmon pjesa e sipërme e trupit të tij, aktivistët e Aleancës Kuqezi të Spahiut por edhe media pranë opozitës kanë rihedhur sot idenë e hershme që Berisha përdor vazhdimisht në publik një jelek antiplumb.
"Ne, plehrat..."
“Ne, plehrat, aspak krenarë dhe krejtësisht të pavetëdijshëm për historinë tonë, me papërgjegjësi për të ardhmen, me besim tek askush dhe/ose tek asnjë vlerë universale, me vendosmërinë për të shkatërruar çdo gjë, përfshirë shtetin e së drejtës; anarkikë, antisocialë dhe me frymën e mostolerancës dhe të luftës ndaj të gjithëve kundër të gjithëve…”.
Barjaba rimerr ‘tezat Veliaj’ dhe sjell një shembull nga Ujësjellësi: ku mund të hiqet ‘një militant’ që të mbahet në punë ‘një mësues’
“Këtë vit shkolla rrezikon të mbyllet se ne nuk e arrijmë dot kufirin që ka caktuar qeveria për numrin e nxënësve për klasë. Nxënësit do të mbeten pa shkollë dhe ne, mësuesit, pa punë”, - na tha një mësues mendjehapur i njërës prej zonave më malore të Dibrës.... Qeveria ka ku të shkurtojë fondet. Nëse hyn, për shembull, në një agjenci lagjeje të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, përveç punonjësve në postet e punës, do të gjesh edhe një të ashtuquajtur punonjës shërbimi. I cili nuk është gjë tjetër veçse një militanto-parazit.
Ministria e Brendshme akordon 4,735 milionë dollarë për reklama televizive. Top-Channel: I ka marrë vetëm TV Klani
Ministria e Brendshme, sipas Eduard Shalsit, “në vitin 2006 shpenzoi 7500 dollarë, në vitin 2007 shpenzoi 100 000 dollarë, në vitin 2008, 219 000 dollarë, në vitin 2009, 765 000 dollarë, viti 2010, 1 930 000 dollarë, në vitin 2011, 1 000 000 dollarë, ndërsa në 2012 vetëm për 5 mujorin e parë 714 000 $".
Bunkerkunft!
Në Tale (50 km larg Tiranës), 10 studentë nga Shqipëria dhe 10 nga Gjermania po kthejnë një bunker të erës komuniste në... bujtinë. Gjermanët mendojnë se bunkerët në Shqipëri reflektojnë një paranojë të pakrahasueshme, por ndoshta ky projekt do bëjë që vizitorët e ardhshëm ta kursejnë ndonjë mendim të keq për diktatorin që i ndërtoi. 20 studentët në fjalë janë personazhe të një artikulli të ‘Der Spiegel’, i cili shoqërohet me foto mbresëlënëse dhe ku flitet gjerësisht për atë që po ndodh në Tale. Projekti ka marrë udhë nga një studente shqiptare në Gjermani, Iva Shtrepi.
Kur mund t’i marrim 300 milionë eurot e BE-së?
Një titull që tërhiqte goxha vëmendjen kishte zënë një vend të dukshëm sot në gazetën Shqip: “Shqipëria, tri ditë kohë për 300 milionë euro nga BE”. Në brendësi të lajmit thuhet se, nëse statusi i vendit kandidat jepet në raportin e 10 tetorit të Komisionit Europian, Shqipëria mund të përfitojë grande dhe fonde deri në vlerën e 300-400 milionë eurove, dhe se këto fonde të konsiderueshme mund të përdoren për investimet në sektorin e bujqësisë dhe në infrastrukturë.
Imami i dëbuar flet mbi filmin “Pafajësia e Myslimanëve”. Dhe ja çfarë u sugjeron myslimanëve shqiptarë si formë reagimi
Imami Lulzim Plloçi, në ngarkim të të cilit u ngrit një padi prej komunitetit mysliman dhe të cilit pas kësaj iu ndalua frekuentimi i xhamisë së Medresesë në Tiranë, e ka fituar gjyqin. Më saktë, është pushuar padia ndaj tij. Dhe ribëhet aktiv, duke hedhur poshtë më së pari akuzat që i janë bërë si radikal e ekstremist. “Nuk jam i tillë”, thotë ai. Dhe si për t’na bindur se kjo është e vërtetë, në një intervistë botuar sot në të pë rditshmen "Shekulli" ai jep një opinion të balancuar lidhur me ngjarjet në Libi, pas shfaqjes së filmit provokativ “Pafajësia e myslimanëve”.
Harta e borxheve sipas revistës The Economist, dhe vendi i Shqipërisë në të: borxhi ynë kap 59,7% të GDP-së
Revista The Economist ka publikuar hartën e borxheve, dmth hartën e botës, në të cilën vendet janë ngjyrosur mbi bazën e nivelit të borxheve (shih foton). Dikush ka patur idenë inteligjente për të vënë sipër hartës shumën totale dhe ‘mobile’ të borxheve të të gjitha vendeve, dhe aty shihet se kjo shumë ndryshon në çdo dy-tri sekonda, gjë që do të thotë se nuk ka moment që t’mos merret borxh. Sipas revistës në fjalë, të marrësh borxh është e rrezikshme sidomos në rrethanat, kur borxhi vjetor që merr është më i madh se sa rritja e GDP-së.