Ministria e Brendshme akordon 4,735 milionë dollarë për reklama televizive. Top-Channel: I ka marrë vetëm TV Klani

Postuar në 17 Shtator, 2012 11:00

Ministria e Brendshme, sipas Eduard Shalsit, “në vitin 2006 shpenzoi 7500 dollarë, në vitin 2007 shpenzoi 100 000 dollarë, në vitin 2008, 219 000 dollarë, në vitin 2009, 765 000 dollarë, viti 2010, 1 930 000 dollarë, në vitin 2011,  1 000 000 dollarë, ndërsa në 2012 vetëm për 5 mujorin e parë 714 000 $".

Për çfarë janë shpenzuar këto pará? Këto pará janë shpenzuar për reklama e promovime të shërbimeve e njoftimeve publike që kryhen nga Ministria e Brendshme në rrethana të caktuara, si fjala vjen në rrethanat e liberalizimit të vizave. Ku është problemi këtu? Shalsi lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një sjellje shkapërdare, pasi ndërsa prishen miliona dollarë për qëllime të tilla, “nga ana tjetër janë të njohura kushtet e vështira të punës dhe pagat e ulta të punonjësve të policisë, është fakt i njohur mospagesa e orëve të punës shtesë të policëve, mungesa e karburantit për makinat e policisë dhe gjithkush sjell në kujtesë pamjet e policëve që shtyjne makinat se s’kanë naftë, dhe për të vazhduar me mungesën e pranuar tashmë të logjistikës adekuate”.

Por pyetja më e rëndësishme është: Ku kanë shkuar këto dollarë? Deputeti Shalsi thotë se “është një kompani e vetme që manaxhon pjesën më të madhe të këtyre fondeve, dhe kjo kompani quhet Promo sh.p.k”, e cila, sipas versionit online të Temës, është e Eduard Frangajt. Më tej, sipas Top-channel-it, spotet e përpunuara dhe të realizuara nga kjo kompani, janë transmetuar nga vetëm një televizion kombëtar. TCH-ja nuk e thotë emrin e këtij televizioni, por merret vesh se bëhet fjalë për TV Klanin, që është në pronësi të vëllait të Eduardit, Aleksandrit.

Ministrat e Brendshëm që kanë nënshkruar akordimin e këtyre fondeve për fushata publicitare në të mirë të kompanisë së mësipërme janë Lulzim Basha e Bujar Nishani.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Respublika

Ne disa shkrime nuk me pelqen pasqyrimi i lajmeve qe beni duke lene thjesht citimet e artikullit apo te personazhit te radhes.

N.q.s deshironi ta beni kete hapni nje kategori me emrin "Pasqyra e lajmeve te dites" dhe jeni ne rregull por n.q.s do te shkruani nje lajm pavarsisht se kush e ka thene apo shkruar ate para jush nuk kuptoj pse veproni si Pons Pilati.

Per lajmin me siper ju e jepni dhe lani duart keshtu ka thene deputeti Shalsi, qe do te thote qe edhe n.q.s Shalsi ka genjyer per motive politike ju nuk jeni fajtore se ju keni bere vetem citimin e tij.

Pra keni bere papagallin e Shalesit pa bere vertetimin e akuzave te tij. A eshte gazetari kjo?

Po qe se kjo eshte gazetari atehere duhet te sillni ne kete faqe te gjitha budallalliqet qe shkrujne mediat apo ato qe thone politikanet shqiptare.

Mendoj qe nje gazetar kur sjell nje lajm duhet ta verifikoje ate dhe pastaj t'ja servir publikut. Se c'fare thone politikanet tane qe mbeten neper studiot televizive ne vend te zyrave te punes jo vetem qe nuk i hyn ne pune njeriut por servirja e tyre si lajm publikut eshte edhe jo profesionale, jo e moralshme etj etj.

Ne lajmin me siper thuhet :

Deputeti Shalesi tha se ... etj etj.

Pytja e pare ku i tha keto gjera deputeti? ne kafene, ne mbledhjen e opozites, ne parlament, ne konference shtypi, ku?

Deputeti jep bilancin e harxhimeve te MPB. Ne vijim te artikullit Ju i merrni te mirqena keto shifra.

Pyetja e dyte

A jane te verteta shifrat? E ka kontrolluar njeri bilancin sipas buxhetit te shtetit qe eshte dokument publik ose ne te kundert ka kontaktuar njeri me zyren e shtypit te kesaj Ministrie per ti konfirmuar keto shifra?

Jo per gje po dhenia e shifrave ne Shqiperi eshte nje sport shume i perhapur dhe gjithkush jep shifrat e veta.

Deputeti thote qe ka vetem nje kompani ne gjithe keto vite qe ka fituar tenderat dhe eshte vetem nje televizion qe i trasmeton ato.

Pyetja e trete

Ka kerkuar njeri dokumentacionin per tenderat nga Ministria? tenderat jane publike dhe dokumentacioni duhet te jete po i tille.

Perfundimisht nje lajm qe vetem lajm nuk eshte.

Jemi ne vazhden e nje akuze politike ndaj nje insitutucioni si ato qe ndodhin rendom ne Shqiperi. deputeti i opozites akuzon qeverine. Kaq. Kjo akuze ngelet vetem nje akuze e rendomte deri ne momentin qe media apo nje pale e trete jo politike e zbardhe ate.

Per kete lajm me keqardhje konstatoj qe Republika eshte bere nje megafon i nje politikani (per mua nuk ka rendesi se politikani eshte i djathte, i qendres apo i majte).

Me respekt

Emigranti

Submitted by Jonida (not verified) on

4.735 milione dollare apo 4,735 milione dollare?! Eshte tragjikomike qe stafi i Respublikes nuk e ben dot dallimin ne mes pikes dhe presjes pas nje numri duke e fryre shifren reale me mbi 4,730 milione dollare. Eshte lapsus nga ana juaj apo e beni me qellim per disinformimin e publikut? Sido qe te jete, tregon mungesen e profesionalizmit qe ju karakterizon.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.