Harta e borxheve sipas revistës The Economist, dhe vendi i Shqipërisë në të: borxhi ynë kap 59,7% të GDP-së

Postuar në 17 Shtator, 2012 06:39

Revista The Economist ka publikuar hartën e borxheve, dmth hartën e botës, në të cilën vendet janë ngjyrosur mbi bazën e nivelit të borxheve (shih foton). Dikush ka patur idenë inteligjente për të vënë sipër hartës shumën totale dhe ‘mobile’ të borxheve të të gjitha vendeve, dhe aty shihet se kjo shumë ndryshon në çdo dy-tri sekonda, gjë që do të thotë se nuk ka moment që t’mos merret borxh. Sipas revistës në fjalë, të marrësh borxh është e rrezikshme sidomos në rrethanat, kur borxhi vjetor që merr është më i madh se sa rritja e GDP-së. Si në rastin tonë gjatë viteve të fundit, kur çdo vit ne kemi marrë borxh rreth 7% të GDP-së në një kohë që GDP-ja është rritur qartësisht më pak.

Duike kërkuar të dhëna për Shqipërinë lidhur me këtë argument, zbulojmë se borxhi publik i yni ka kapur shumën e mbi 8 miliardë dollarëve (saktësisht: 8,013,934,426). E shprehur ndryshe, secilit prej nesh i takojnë prej këtij borxhi 2,515 dollarë. E shprehur edhe më ndryshe – kjo është një shifër e njohur, tanimë – borxhi publik ka arritur në nivelin e 59,7% të GDP-së.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne shkrimet e javes se kaluar lidhur me klasifikimin e ekonomise shqiptare ne raportin e Forumit boteror ekonomik vlen te permendet fjala e Erion Braces e botuar ne disa te perditshme ne mos gaboj ne te njejtin seminar ne Tirane ...

Po te lecitesh me kujdes publikimn e Forumit Ekonomik Boteror  - e bukura e ketij klasifikimi qe edhe Brace (apo Mero e te tjeret ) ndoshta nuk e di apo nuk e thote ketu, eshte qe burimi Shqiptar i informacionit per te bere kete studim/klasifikim per Shqiperine mesa duket eshte ...- "guess who" - Artan Hoxha (me sakte OJQ e tij, qe i sherben Berishes dhe klanit te tij edhe ne kete menyre tejet me tinzare.
Pra nese te dhenat reale ekonomike do te jepeshin nga nje burim i paanshem (jo berishian) edhe keto renditje  do te ishin ku e ku me keq - ndoshta njesoj si atote Greqise fqinje.

Pra Berisha 2 pasi ka zaptuar me dhune (karrot e kerbac) gjithe pushtetet e vendit (1,2.3.4.5), pasi e ka katandisur gjyqesorin ne nje ent privat qe jep viston ligjore te cdo krimi te tij 9ekonomik e penal), pasi ka hedhur me qindra miliona te taksapaguesve shqiptar per lobimin e regjimit te tij neper bote - me ane te maskarenjve si puna e Hoxhes prej Durresi manipulon te dhenat dhe statistikat e ekonomise shqiptare per te mashtruar dhe grabitur me tej pasurite e vendit dhe siguruar forcimin e sulltanatit te Bishse se Vicidolit.

Keshtu qe ne fakt Artan Hoxha i ben pune me shume pune merhumit ne rrolin e tij si manipulator dhe propagandist i regjimit sesa si presidento/spiun i tij. Kjo eshte pra teoria e dobicit nga vicidoli  -"win win" ne cdo lloj  forma apo varianti e kombinuar me ate tjetren qe "pas meje le te behet qameti."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.