Barjaba rimerr ‘tezat Veliaj’ dhe sjell një shembull nga Ujësjellësi: ku mund të hiqet ‘një militant’ që të mbahet në punë ‘një mësues’

“Këtë vit shkolla rrezikon të mbyllet se ne nuk e arrijmë dot kufirin që ka caktuar qeveria për numrin e nxënësve për klasë. Nxënësit do të mbeten pa shkollë dhe ne, mësuesit, pa punë”, - na tha një mësues mendjehapur i njërës prej zonave më malore të Dibrës.... Qeveria ka ku të shkurtojë fondet. Nëse hyn, për shembull, në një agjenci lagjeje të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, përveç punonjësve në postet e punës, do të gjesh edhe një të ashtuquajtur punonjës shërbimi. I cili nuk është gjë tjetër veçse një militanto-parazit. Kostoja e vendit të punës për një mësues mund të jetë e barabartë me koston e vendit të punës të këtyre punëve të sajuara për të shpërblyer militantët. Por dobia që i sjellin shoqërisë mësuesit është në kontrast të thellë me “gërryerjen” që i shkaktojnë postet parazitare për militantët...”
Rreshtat e mësipërm janë shkëputur nga një opinion i Kosta Barjaba, në të përditshmen “SHQIP”, ku autori rimerr në diskutim (pas Pandeli Majkos) tezat e hedhura nga Erjon Veliaj në një artikull të disa ditëve më parë botuar edhe në ResPublica.
Shkruan Barjaba: “...Konventa e Karolinës së Veriut u bë një pikë referimi për mesazhet e saj. Erion Veliaj i ka bërë një lexim origjinal këtyre mesazheve, duke i përshtatur ato në imperativa aktuale për socialistët. Përpunimi i këtyre ideve në një tezë për socialistët shqiptarë rrezaton një emancipim politik të spikatur, por edhe apelon për një përkushtim serioz ndaj interesit publik. Veliaj, në tezën e tij, ilustron edhe nevojën për bashkim rreth liderit. Bashkimi ndaj liderit nuk duhet parë si një bashkim rreth individit, por rreth kauzave të përbashkëta në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve. Nuk mund t’i mbyllja këto shënime, pa sjellë në vëmendje të lexuesit përkuljen kuptimplote të Bill Klinton para Barak Obamës, në sytë e miliona amerikanëve, ndoshta miliarda shikuesve të globit. Ishte një gjest që bëri thirrje për mbështetjen e udhëheqësve që vijnë...”
Tezat ‘Veliaj’, veçanërisht ajo e qasjes ndaj lidershipit në PS, janë ripërmendur sot edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, - siç raportojnë faqet online, - ku mësohet se PS ka marrë vendimin për të votuar gjatë seancës së nesërme në Kuvend heqjen e imunitetit. – A.N.
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/16/perkulja-e-klinton-...
Comments
Mjafton ideja e "perkuljes

Mjafton ideja e "perkuljes para liderit" per te te bere te vesh duart ne koke e t'ia fusesh vrapit. Zakonisht perkulja(nenkupto: nderimi) ndaj eprorit ka sens kur vete ai ka nje autoritet moral, intelektual superior e cila imponohet ne ate fare mase sa ta beje nderimin nje gje te natyrshme. Me thuani tani nese Rama i disponon keto cilesi, per ta bere kete mrekulli te ndodhe. Jam i bindur qe shume prej atyre qe per arsye te ndryshme do zgjedhin te perkulen, do zene hundet me dore sapo ti kthejne shpinen dhe do ndihen ne faj per gjithe jeten e tyre per kete fakt. Thuaj me mire, te mbledhim vota sa te mundemi e te shpresojme qe Sala te behet semure para zgjedhjeve, se vetem keshtu PS mund te vije ne pushtet, se sa per perkulje apo nderim per kete lloj lideri, kete harrojeni...

Altin, meqe po pyet per

Altin, meqe po pyet per formatin e liderit, po te them se cdo lider ne kete faqe dheu eshte me i mire sesa ai kundershtar qe okupon shtypin dhe televizionet, duke u treguar shtetasve te tij me seriozitetin me te madh sesi ka notuar per dy ore rresht, pa dale nga uji, ne dhermi. Kete kallëp lideri ti, si njeri qe je ne buke te qeverise, nuk na e shet dot per star hollivudi, sado te mundohesh.

PS gjithnje ka pasur element
PS gjithnje ka pasur element qe prodhojne ide te emancipuara politike. Dhe me sa po shohim kesaj here jane vertete te pregatitur me programin. Kane propozime konkrete dhe po i perhapin mjaft mire idete e tyre. Vetem se duhet te jene akoma me kembengules qe ta terheqin debatin publik ne media ne terma me teknik sepse thjesht akuzat e kunder akuzat politike nuk pine me uje.
Dicka per Brad, ky ka qene problemi politikes shqiptareve gjithnje, prirja per tu ndier te rendesishem duke percare dhe kthyer kupen se sa te bashkojne forcat nen drejtimin e menaxherit. Nje prirje tipike ballkanase. Tani Veliaj ka te drejte kur thote hajde largohemi nga doket inatcore/egoiste ballkanase dhe ti afrohemi kultures perendimore. Qe bazohet ne punen ne grup dhe organizimin hierarkik te shperndarjes se pergjegjsive. Ky per mua eshte emancipim.
Veliaj thote bashkohuni si ne

Veliaj thote bashkohuni si ne USA mbas gares brenda partise.

Ne themi, ku eshte gara?

Ej sinqerisht vazhdoni me

Ej sinqerisht vazhdoni me kete idene e "tezes Veliaj".

Po e leme menjane nje sekond faktin qe Veliaj pervec ca aftesive marketingu, sa here qe hap gojen per ceshtje intelektuale le nam (nje tip Pandi Majko i ri). Po e leme menjane qe mu ne kete faqe tezes Veliaj ju vu nje pikpyetje e madh qe te argumenti i pare, ai i marrdhenieve Kliton - Obama dhe sa jo realist ishte ne realitetin e PS kur Rama dominon gjithcka. Le te shohim dy pika te tjera qe nxjerr artikulli.

1) Teza Veliaj permendet ne nje mbledhje ku eshte marre vendimi per te ndryshuar 180 grad qendrimin rreth imuniteti sikur te mos kishte ndodhur asgje te keqe. Atje ne USA kete e quajne flip-flopper, dikush qe ndryshon mendim e per rrjedhoje nuk eshte i besueshem. Keta tipa nuk fitojne zgjedhje zakonisht. Jo vetem kaq, po bie ne sy abuzimi qe ben Rama me deputetet. Pasi i nxjerr per muaj te tere, ua shperfytyron qendrimin publik tani i detyron te ndryshojne kurs.

Obama dhe Klinton ne primaret e 2008 u ndane nga nje qendrim, ai mbi luften e Irakut. Ne Kongres kishin votuar ndryshe, Obama kundra e Klinton pro. Po ne Shqiperi ku te gjithe detyrohen te votojne njesoj, ku askush nuk lejohet te flase para mediave, ku mbledhjet jane te mbyllura, si do e ndertojne karrieret e tyre keta? Pergjigja eshte e thjeshte, nuk ka karriere per aq kohe sa kane Ramen ne krye.

2) Barjaba permend militantin ne Diber. Po keto histori i dime te gjithe. Ajo cka duam te dime eshte si na siguron PS-ja se nuk do punesoj militantet e saj. Se te gjithe ata analfabet qe mbushin mitingjet e qe pine kafe te Austria nuk e bejne kot. Te kishin pune do merreshin me ate. There is no such thing as a free lunch thone amerikanet, askush kohen nuk e harxhon kot, e te gjithe presin dicka ne kthim.

Gjithkush eshte me i mire se

Gjithkush eshte me i mire se ai qe me paturpesine me te madhe e shet pa iu dhimsur Shqiperine.

Gjithkush eshte me i mire se ai qe pa iu dridhur qerpiku urdheron vrasjen ne mes te bulevardit, fshin filmimet e na tregon perralla me arme kimike e armike puciste.

Gjithkush eshte me i mire se ai qe asnjehere nuk eshte me kembe ne toke por na tregon perralla me Shqiperi pa krize ekonomike e krahasueshme me Gjermanine. E nderkohe qe njerezit me zi mbyllin muajin.

Cfare na shqeteson ne?
Arsimimi i femijeve tane. Sa cilesore eshte. Me paturpesine me te madhe ministri i arsimit thote se paska 20 e ca institucione arsimore te palicensuara. TE PALICENSUARA?!!!!!!!!!!!!!!!!!! Turp!

Puna. Sepse servilet miltanite blejne nga nje cope kartoni neper Kristale e te tjere ( per te cilen zv-minstrja e arsimit thote se eshte forca e zhvillimit) dhe duke mos lexuar asnje germe te heqin nga vendi i punes per ta ulur b.... e tyre ne ate kolltuk. Sepse ajo eshte me e rende.

Siguria. Vrasin nenen per nje varese. Vrasin gjyqtarin e pas vdekjes i marrin paturpesisht cdo prone. I njejti sistem gjyqesor denon me te njetjat prova me 21 vite burg e me armembajtje pa leje. Vrasin, vrasin, vrasin.................

Add new comment