Rikthehet historia e jelekut mbi jelek

Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në... inaugurimin e një shkolle të re në Kashar. Për shkak të një jeleku të ri që ka veshur (me ngjyra kombëtare) dhe një fryrje të pazakontë që dëshmon pjesa e sipërme e trupit të tij, aktivistët e Aleancës Kuqezi të Spahiut por edhe media pranë opozitës kanë rihedhur sot idenë e hershme që Berisha përdor vazhdimisht në publik një jelek antiplumb.
Dyshimet e para janë hedhur muaj më parë kur u vu re shtimi i habitshëm i rasteve kur Berisha nisi të shfaqej në publik me jelek që sipas disa interpretimeve përdorej për të fshehur pamjen dhe format e një “jeleku” tjetër, atij antiplumb poshtë veshjes.
Disa javë më parë, "Shekulli" botoi një vëzhgim mbi masat e shtuara të sigurisë së kreut të qeverisë. Ato përfshinin përdorimin e një makine plus në eskortë, e cila kishte një antenë valë-bllokuese në pjesën e sipërme të saj, bllokimin e rrugës ku ndodhet apartamenti i familjes Berisha në një perimetër të gjerë, rrethimet shtesë dhe dopio-dyert brenda ambienteve të kryeministrisë, blerjen e një makine të blinduar me çmim të pazakontë etj.
Shkruan “Shekulli”: Javët e fundit pjesëmarrja e kryeministrit Sali Berisha në emisione televizive paraprihet nga një kontroll i rreptë mbi ambientet e vetë televizionit.
Është bërë rregull që përpara se të mbërrijë Berisha, mbërrin në televizionin e planifikuar për bisedë njësia speciale antiminë. Ekspertët e policisë dhe qentë e trajnuar për të dalluar objektet shpërthyese kontrollojnë me imtësi të gjitha ambientet. Madje, qentë hyjnë edhe në mjediset e punës së gazetarëve”. Artikulli shoqërohet edhe me një foto të bërë pak para mbërritjes së kreut të qeverisë S. Berisha për një intervistë në televizionin e lajmeve "News 24", ku shfaqet gazetari i njohur Artan Hoxha “në shoqërinë” e qenit të kontrollit dhe dy gardistëve si dhe dëshmia: "Kontrollohen me imtësi tryezat e punës, koshat e plehrave deri edhe çantat e gazetarëve. Truprojat vendosen në korridore dhe lëvizjet e stafit janë të kufizuara. E gjithë kjo ndodh edhe në ato televizione që konsiderohen pro-qeveritare...” - A.N.
Comments
Sh mire, tani te filloje te
<p>Sh mire, tani te filloje te ndertoje edhe ca bunkere qe te perfundoje cikli. Pas 22 vitesh bunkeret i nxjerrim ne shitje, dhe pasurohemi te gjithe njesoj si Norvegjia!</p>
Enveri i dyte,
<p>Enveri i dyte,</p>
Add new comment