Arkiv-Lajme

Duka humbet durimin, letër në media për “valën patriotike” mbi 5 shqiptarët e Zvicrës: “E njëjta dorë e degjeneruar”

Postuar në 14 Shtator, 2012 13:25

Presidenti i FSH ka dërguar sot pasdite një letër-opinion në disa redaksi gazetash, që pritet të botohet i plotë në numrat e tyre të nesërm. Duka duket i prekur dhe i nervozuar nga akuzat se ndezi valën e “sulmeve patriotike” mbi 5 shqiptarët e Zvicrës në prag të ndeshjes Zvicër-Shqipëri. Dhe me sa duket ka ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet e njerëzve, deri edhe nëpër forumet online. Pasi thekson se “debatet e fundit kanë marrë shkas prej humbjes në Zvicër” Duka shkruan:

“Diplomati i shquar amerikan” Frank Wisner

Postuar në 14 Shtator, 2012 12:27

Në një njoftim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, shkruhej se “Kryeministri Berisha priti në takim diplomatin e shquar amerikan zotin Frank Wisner”. Më tej vazhdohej me bla-bla-blatë e zakonshme. Problemi me këtë njoftim është se Frank Wisner nuk është diplomat – ai ëshë thjesht një biznesmen. Ka pas punuar dikur në shërbimin diplomatik amerikan, por është larguar prejt tij që në vitin e largët 1997.

Thaçi President e Haradinaj Kryeministër?

Postuar në 14 Shtator, 2012 11:56

Koha Ditore i referohet një burimi në Beograd, që thotë se pakti është lidhur: Thaçi President e Haradinaj Kryeministër

Pse nuk mund të ketë socializëm në Amerikë?

Postuar në 14 Shtator, 2012 10:33

Ndërsa afrohet data e zgjedhjeve të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara, mund të thuhet pothuajse me siguri të plotë se shumica e fituesve do të jenë anëtarë të dy partive kryesore politike - demokratëve dhe republikanëve. Pse janë Shtetet e Bashkuara e vetmja demokraci e madhe pa një parti të fuqishme të tretë, veçanërisht një parti socialiste apo parti e punëtorëve? Shumë analistë thonë se Shtetet e Bashkuara janë një vend tipik mes shoqërive të industrializuara, përveç faktit që nuk kanë një parti të madhe socialiste në nivelin kombëtar.

Një grup gazetarësh ndeshin në një pub të Tiranës 'njeriun - 1 miliard $' të Albpetrol… Dhe flasin për "ndjesi frike"

Postuar në 14 Shtator, 2012 09:10

"Padami ishte mbushur plot. Muzika deri në qiell për habinë e të gjithëve meqënëse aty në zonë jeton kryeministri Sali Berisha. … Nën shoqërinë e një djali tjetër ai po kërkonte të gjente një vend për t'u ulur. Dhe si për çudi ulet afër meje. Duke bërë gjoja sikur nuk e shoh kthej një qoshe syri për të parë se ai porositi dhe i erdhi menjëherë një gotë mohito në tavolinë… Kishte veshur një këmishë të bardhë ndërsa njeriu me të cilin po shoqërohej ishte tërësisht me kostum.

Ka dështuar politika e Obama-s në Lindjen e Mesme?

Postuar në 14 Shtator, 2012 08:51

Një numër analistësh janë të mendimit se Barack Obama është me fat këto ditë thjesht ngaqë kundërshtari i tij, Mitt Romney është sjellë në mënyrë jo inteligjente. Pritej që ky i fundit të vihej në mbështetje të Presidentit, gjë që ndodh gjithmonë në SHBA në rrethana si kjo e këtyre ditëve kur në plan të parë del patriotizmi e jo qasja partizane, por ai bëri të kundërtën, dmth e sulmoi Presidentin për ‘një simpati të supozuar me vrasësit e ambasadorit amerikan në Libi’.

Ç'po ndodh? Pse munguan krerët e institucioneve kushtetuese në "seancën dëgjimore" për paketën kushtetuese?!

Postuar në 14 Shtator, 2012 07:35

Sot paradite është zhvilluar në Kuvend një "seancë dëgjimore me grupet e interesit për ndryshimet në Kushtetutë". Organizohej nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, lidhur me paketën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste. Paketa kushtetuese e propozuar nga opozita lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar.

Të godasësh (qoftë edhe me miell) një si Berisha në një vend si Shqipëria nuk ndodh përditë... Apo ndodh?

Postuar në 14 Shtator, 2012 06:40

Gjatë ditës së djeshme prekëm në një shënim të shkurtër këtu në ResPublica sjelljen e medias me lajmin e goditjes me qese mielli të makinës së Berishës nga një grup ish-të përndjekurish politikë. Pak a shumë ishte edhe një si parashikim për mënyrën si  do ta trajtonin lajmin sot, sepse akti i djeshëm ishte edhe një lloj testi për të përditshmet e Tiranës. Të godasësh (qoftë edhe me miell) një kryeministër si Berisha në një vend si Shqipëria nuk është një gjë që ndodh përditë apo jo?

Në cilën zonë të fushës së drejtësisë ka ngecur topi i çështjes “Ilir Xhakja”?

Postuar në 14 Shtator, 2012 05:38

Sot, një pjesë gazetash kanë fajësuar Gjykatën e Lartë për faktin që ka mbetur jashtë dyerve të burgut Ilir Xhakja, i cili dje qëlloi për vdekje me armë zjarri shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahirajn. Si është e vërteta?

Një Foto-Lajm (doreza operacioni në plagë!!) dhe disa ndryshime (pak të diskutuara) nëpër spitale

Postuar në 14 Shtator, 2012 05:11

Kjo foto është bërë 4 ditë më parë në shërbimin e kirurgjisë, ku duket qartë se pacientit i janë vendosur në vend të qeskave të posaçme që përdoren në këto raste, doreza operacioni, pikërisht në vendin e plagës. Situata në spitalet tona vjen në qendër të vëmendjes së mediave si raportim pasojash, por analizat për shkaqet dhe ndryshimet reale që ndodhin në këtë sektor kaq të rëndësishëm bëhen rrallë pjesë e debatit publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme