Pse nuk mund të ketë socializëm në Amerikë?

Postuar në 14 Shtator, 2012 10:33

Ndërsa afrohet data e zgjedhjeve të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara, mund të thuhet pothuajse me siguri të plotë se shumica e fituesve do të jenë anëtarë të dy partive kryesore politike - demokratëve dhe republikanëve. Pse janë Shtetet e Bashkuara e vetmja demokraci e madhe pa një parti të fuqishme të tretë, veçanërisht një parti socialiste apo parti e punëtorëve? Shumë analistë thonë se Shtetet e Bashkuara janë një vend tipik mes shoqërive të industrializuara, përveç faktit që nuk kanë një parti të madhe socialiste në nivelin kombëtar. “Amerika është shumë ndryshe nga demokraci të tjera perëndimore, thotë Gary Marks i Universitetit të Karolinës së Veriut, i cili e vë theksin tek ajo që studiuesit e quajnë shpesh një “kredo amerikane”, idealet e barazisë, përparimi i pozitës sociale, mbështetja tek vetëvetja dhe qeverisja e kufizuar, që amerikanët i kanë përqafuar që kur shpallën pavarësinë nga Britania në vitin 1776. “Ndërsa ne shpesh ankohemi për përmasat e qeverisë dhe përpiqemi të minimizojmë ndikimin e saj, nëse e analizon me kujdes ky ndikim është më i pakëti në botën perëndimore, thotë zoti Marks. Në Shtetet e Bashkuara kemi një culture që e vë theksin tek individualizmi dhe rezistenca ndaj shtetit. Dhe roli i qeverisë në shoqëri është shumë më i vogël sesa në shoqëritë evropiane, për shembull”. Me çdo valë të re emigrantësh, njerëz nga e gjithë bota kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të Amerikës, të cilat siç mendojnë shumë studiues, nuk përputhen me socializmin tradicional. Më shumë: http://www.zeriamerikes.com/content/socilizem-amerika-voa-di...

Comments

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Te bukur e ka thene J.Hillman,kur ne nje takim me ca sovjetike aty nga fundi i&#39;89 ne nje seminar ne Amerike u thote pa gje te keqe:&quot;Me ne fund do t&#39;a kthejme Marksin(dhe marksizmin)aty ku ai lindi,dmth ne Evrope&quot;.Pse SHBA nuk jane nje shtet social i njesojte me shtetet nordike,psh?Po ja,çfare po themi ne,qe mungon nje parti e majte.Ca thone qe Amerika s&#39;ka qeder se rron mire edhe keshtu.Vertet mund te kene te drejte,por diku kam lexuar qe mbi70% e te ardhurave ne bilancin ekonomik te Shba-ve vijne nga jashte Amerikes.M&#39;a shpjegoni dot juve se çdo te thote kjo,qe une te fshij idene time mbi Imperializmin?Se po jetuan te gjithe mbi kurrizin e te tjereve,atehere ka nje problem te madh Darwini;nuk na e paska shpjeguar mire ate pemen e mbijeteses.Marksi ka thene qe faza e fundit e kapitalizmit do karakterizohet me ruajtjen me çdo kusht monopoleve,me nderhyrjen direkt te armeve.Nese monopol eshte energjia(lexo nafta)shikoni harten boterore dhe gjykoni se kush dominon kete burim thelbesor,me ose pa arme.Ah,ka mbetur Rusia,po ç&#39;a ti bejme qe edhe ajo ka arme!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.