Të godasësh (qoftë edhe me miell) një si Berisha në një vend si Shqipëria nuk ndodh përditë... Apo ndodh?

Gjatë ditës së djeshme prekëm në një shënim të shkurtër këtu në ResPublica sjelljen e medias me lajmin e goditjes me qese mielli të makinës së Berishës nga një grup ish-të përndjekurish politikë. Pak a shumë ishte edhe një si parashikim për mënyrën si do ta trajtonin lajmin sot, sepse akti i djeshëm ishte edhe një lloj testi për të përditshmet e Tiranës. Të godasësh (qoftë edhe me miell) një kryeministër si Berisha në një vend si Shqipëria nuk është një gjë që ndodh përditë apo jo? Është e vërtetë që lajmi u sfumua paksa në mbrëmje nga ngjarja e rëndë në Shijak, por gjithsesi, faqet e para dhe mënyrat e editimit lejojnë hapësira të ndryshme për të vënë në pah njërin apo tjetrin lajm të ditës. Dhe çfarë shohim sot në faqet e para të gazetave?
Interesante është që ato që konsiderohen si dy të përditshmet kryesore në vend Panorama dhe Shekulli e kanë shmangur lajmin nga dy-tri titujt kryesorë të faqes së parë. Ish-opozitarja "Shekulli" e ka klasifikuar në një kutizë me ngjyra të ndezura në cepin e djathtë të kopertinës. Edhe "Panorama" e ka parë të udhës t'i japë një cep në të djathtë, po ashtu edhe gazeta tjetër e të njëtit grup mediatik, "Gazeta Shqiptare". Për "MAPO"-n 'nuk ka qenë' fare lajm për faqe të parë, e po ashtu edhe për disa të përditshme të tjera.
Vetëm në faqet e para të gazetave "Shqip", "Shqiptarja.Com" dhe "Tema" lajmi kishte marrë hapësirën kryesore pas lajmit të vrasjes së komisarit të Shijakut. - A.N.
Në foto: Disa reporterë pranë miellit të mbetur në rrugë nga mielli i hedhur nga ish- i burgosuri politik Agim Kollçaku mbi makinën e kryeministrit Sali Berisha dje në hyrje të parlamentit. (LSA)
Comments
Duken qarte ata qe kane

Duken qarte ata qe kane shitur b...

Kuptoni vete ku ka

Kuptoni vete ku ka mberritur opozitarizmi ne kete vend - te pako e miellit e nje ish spiuni .... shenje e mire per Berishen !

He mo se ishte ai

He mo se ishte ai budallai,qe qelloi ate budallane. Cfare merresh me te cmendurit...

Sa keq qe kane ardhur punet

Sa keq qe kane ardhur punet ne Shqiperine tone!Godasin kryministrin me qese me miell,pra me buke.Ka ardhur dita te perdoret perseri shprehja popullore shqiptare:"Te vrafte buka!" Valle,a ia ben vehtes pyetjen zoti kryeminister: "Po si eshte e mundur qe te perndjekurit e regjimit te diktatures kumuniste,godasin kryeministrin e vendit?Ka dicka qe nuk shkon ketu, apo ka ardhur koha te zbres vete nga kali,se boll kalerova mbi kurrizin e popullit!"

Mendohu edhe nje here zoti Berisha, a ka vertete dicka qe nuk shkon me sundimin tuaj te gjate? Mos valle mbreterimi i gjate i Enverit te ben xheloz e te nxit per t'u bere Kashe i Pavdekshem?Me sa arrij te llogjikos une nuk ka pasur e as nuk ka njerez te pavdekshem apo pushtetare te perjetshem.Mos eshte koha te mendosh edhe ti per historine e vertete qe duhet te lesh pas! Mos degjo "epitafet" dhe "lavdet" e shkruara paravdekjes, qe t'i pergatit "shkruesi yt i palodhur" i Opinionit apo ata te TVSH e Klaneve te tjera televizive.Populli thote,lum ai qe shkon e le pas nje emer te mire e te nderuar! Mielli i hedhur nga te perndjekurit politike mund ta kete vertete ngjyren e bardhe,por ai ta nxin fytyren dhe emrin me keq se katrani i zi!

Nuk ishte miell, por lende

Nuk ishte miell, por lende kimike helmuese nga ato qe erdhen nga Gjermania bashke me pushken snajper, thikat me helm dhe stilolapsat pistolet per 21 Janari. E zbuloi SHIK i Vishos kete sulme te paprecedent ndaj trashgimtarit te fronit te perhershe.

Add new comment