Një grup gazetarësh ndeshin në një pub të Tiranës 'njeriun - 1 miliard $' të Albpetrol… Dhe flasin për "ndjesi frike"

Postuar në 14 Shtator, 2012 09:10

"Padami ishte mbushur plot. Muzika deri në qiell për habinë e të gjithëve meqënëse aty në zonë jeton kryeministri Sali Berisha. … Nën shoqërinë e një djali tjetër ai po kërkonte të gjente një vend për t'u ulur. Dhe si për çudi ulet afër meje. Duke bërë gjoja sikur nuk e shoh kthej një qoshe syri për të parë se ai porositi dhe i erdhi menjëherë një gotë mohito në tavolinë… Kishte veshur një këmishë të bardhë ndërsa njeriu me të cilin po shoqërohej ishte tërësisht me kostum. Biseda mes tyre zhvillohej anglisht dhe mes zhurmës së gjithë atyre njerëzve në pub por edhe muzikës së lartë nuk merrej vesh për çfarë po fliste

E meqënëse lokali gjendet në qendër e shumë pranë disa selive mediatike në barin e natës nuk kishte vetëm rini por edhe shumë gazetarë. Po mendoja se në ndonjë vend të botës paparacët dhe gazetarët do t'i ishin vërsulur me mikrofona në dorë njeriut misterioz të shitjes së Albpetrolit. Por jo… Ishim kaq shumë gazetarë në një vend dhe kishim frikë të bënim një foto. Në Shqipëri nuk di pse ka nisur të instalohet kjo ndjenjë frike. Në fund të fundit Esad do të duhet të flasë një ditë se kë përfaqëson dhe paratë e kujt po xhiron për tenderin e madh... "

Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një artikull i së përditshmes "Shqiptarja.Com" ku gazetarja Anila Basha raporton një ngjarje që e ka përjetuar vetë një apo dy mbrëmje më parë në një nga lokalet e natës në Tiranë. Personazhi në qendër të rrëfimit është Esad Puskar, përfaqësuesi në tenderin e Albpetrolit i konsorciumit që ofroi 850 milionë euro, rreth 1.1 miliard dollarë.

Është një raport i thjeshtë mbi një copëz jete të personit në fjalë, e megjithatë të tërheq vëmendjen vetëdenoncimi i gazetares mes rreshtave: " Ishim kaq shumë gazetarë në një vend dhe kishim frikë të bënim një foto…"

Më shumë:

http://www.shqiptarja.com/home/1/pushkar-mes-850-mln-eurove-...

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

Jam gazetar i politikes ne Kosove dhe Esad Puskarin e njoh nga afer. Nje gje mund t'iu them juve kolegeve te Tiranes - ju lutem mos e merrni seriozisht kete njeri. Deshira e tij me e madhe sa ishte ne Prishtine ka qene qe te behet i famshem - ne nje menyre apo tjeter. Kete ma ka thene disa here, e madje edhe me sugjeronte se cfare mund te shkruaja rreth tij ne menyre qe fotot e tij te dalin ne media. Perfundimisht, Esadi u be i famshem kur u publikuan sms e tij me Ambasadorin Dell gjate ceremonise se zgjedhjet se Behgjet Pacollit per President te Republikes. Mos ia jepni kete kenaqesi, ju lutem. Forca e tij eshte baraz me zero - ai thjeshte eshte mashtrues dhe lidhje e thjeshte mes biznesmeneve kontraverese qe vijne ne keto kuazi-shtetet tona.

Submitted by LORA (not verified) on

Po te ishte serioz (jo mashtrues evident) nuk do te kalonte gjithe kjo kohe  qe nga dita e hapjes se ofertave,qe mos te merret ende vesh se nga vjen adresa e parave

dhe e zoteruesve te tyre.E gjithe kjo histori eshte e merituar per shtetin gangster te dr. dhjeramanit ;por eshte tmerresisht e trishtuar per njerzit e ndershem dhe ardhmerine e

e Shqiperise.Vetem kuazi-shtetet mund te nxjerrin ne shitje pasurite strategjike te tyre.

Submitted by Buton Harxhi (not verified) on

PO mire, edhe une mund te shkruaj se e njoh mire Ivo Sanaderin, mos besoni ata qe ju flasin kaq keq per te, lirojeni. Ti mund ta njohesh Esadin, po duhet te na japesh nje sinjal, nje shenje qe je vertet ai qe e njeh Esasdin, dhe jo tjeter.

Per shembull?

Submitted by Dritan (not verified) on

Ja edhe thashethemi i madh, tek Padam, nje klub ku njerezit shkojne per te shpalosur tangerllekun e tyre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.