Thaçi President e Haradinaj Kryeministër?

Postuar në 14 Shtator, 2012 11:56

Koha Ditore i referohet një burimi në Beograd, që thotë se pakti është lidhur: Thaçi President e Haradinaj Kryeministër
Koha Ditore jep lajmin se “Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë rënë në ujdi që bashkërisht të formojnë qeverinë e re, në të cilën kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj, kurse president [do të jetë] Hashim Thaçi; sipas kësaj ujdie, presidentja aktuale Atifete Jahjaga do të marrë postin e ministres së Punëve të Brendshme”. Është një lajm që duhet besuar? Në fakt, Koha Ditore është e vetmja gazetë kosovare që e thotë këtë. Për më tepër, burimi është larg Prishtinës; është në Beograd. Është gazeta e njohur Blic që e ka shpërndarë këtë info, dhe ç’është më e bukura, kjo gazetë ka për burim një sit me emrin Infocus, që nuk është fort i njohur; madje, është i panjohur.
Sipas këtij siti, menjëherë pas konkretizimit e shpalljes së marrëveshjes, Jahjaga do të japë dorëheqje, duke i hapur kështu rrugën propozimit të Thaçit për president, i cili nga ana e vet do të emërojë Haradinajn kryeministër”.
Lajmi duket i besueshëm (ka kohë që flitet), por burimi …. Jo dhe aq.
Re.Pu.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

Dyshoj se burimi eshte i besueshem. beogradi e di me mire se Prishtina se cfare ndodh ne Tirane e Prishtine.

Submitted by Shkelzen Dakaj (not verified) on

Te nderuar kolege, ju lutemi korigjojeni kete artikull. Infokusi nuk eshte agjencion i Beogradit por i prishtines. Ky eshte nje skandal te thuhet qe keto burime jane nga Beogradi dhe ky medium eshte ne beograd kur fare leht mund te gjindet ne internet, e aq me keq qe thuhet qe nuk eshte i njohur kur ne te gjitha redaksite dihet edhe kush jemi gazetaret qe punojme ketu.
Ju lutemi, korigjojeni kete gabim, Gazeta Koha, por as portali nuk e kane cituar si medium te Beogradit, se di si eshte plasuar kjo informat ne kete menyre.

Me respekt
Infokusi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.