Bunkerkunft!

Postuar në 17 Shtator, 2012 10:14

Në Tale (50 km larg Tiranës), 10 studentë nga Shqipëria dhe 10 nga Gjermania po kthejnë një bunker të erës komuniste në... bujtinë. Gjermanët mendojnë se bunkerët në Shqipëri reflektojnë një paranojë të pakrahasueshme, por ndoshta ky projekt do bëjë që vizitorët e ardhshëm ta kursejnë ndonjë mendim të keq për diktatorin që i ndërtoi. 20 studentët në fjalë janë personazhe të një artikulli të ‘Der Spiegel’, i cili shoqërohet me foto mbresëlënëse dhe ku flitet gjerësisht për atë që po ndodh në Tale. Projekti ka marrë udhë nga një studente shqiptare në Gjermani, Iva Shtrepi. Teza e saj për diplomim në universitet titullohej “Bunkerkunft”, një lojë me fjalën bunker dhe “unterkunft” që në gjermanisht do të thotë akomodim. Markus Pretnar-it, profesori i Iva Shtrepit për Shkencat e Aplikuara në Universitetin e Majnzit e ka pëlqyer aq shumë idenë sa vendosi ta kthejë teorinë në praktikë. Studentët e seminareve të tij morën këtë temë, hartuan projektin dhe lidhën kontaktet e para në Shqipëri. “Teza është kthyer në një plan kërkimor”, thotë Pretnar. Bunkeri që studentët po transformojnë në një vend për 8 persona është vetëm një prototip dhe do të ketë parket druri, dyshekë, dush dhe aneks kuzhine. Nëse ai do të pëlqehet, atëherë edhe shumë bunkerë të tjerë mund të konvertohen për të akomoduar turistë. Zyrtarisht bunkerët i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, por individëve të cilëve u përket prona, u janë dhënë garanci për përdorimin e tyre.

Më shumë info dhe foto:
http://www.spiegel.de/international/europe/project-converts-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.