Miku i deputetit në 'patrullat' e rrahjes së emigrantëve në Greqi është...shqiptar (!)

Postuar në 19 Shtator, 2012 15:12

Ditët e fundit anëtarë të partisë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi, të organizuar në grupe të vogla të dhunshme (këto “patrulla” drejtohen nga deputetë të saj) sulmojnë shitësit ambulantë dhe shitësit e vegjël emigrantë nëpër tregjet e qyteteve greke. U shkatërrojnë mallin dhe ushtrojnë dhunë fizike nëse ata nuk pranojnë t’u binden e të largohen.

Krerët e kësaj partie - që aktualisht ka një pjesë të konsiderushme të fetës elektorale në Greqinë e shkundur nga kriza - janë shprehur hapur se do ‘zëvendësojnë’ autoritetet e sigurisë në vend, përfshirë policinë (këtu duhet thënë se “metodat” e “Agimit të Artë” gëzojnë simpati dhe mbështetje të lartë në rradhët e efektivave të policisë greke, - sipas raportimeve).

Këto sulme të shpallura si aksione “për të spastruar vendin nga emigrantët” kulmuan me një ngjarje të dhunshme në panairin e qytetit të Megaras, pas së cilës në Athinë ka patur reaksione të forta politike. Pikërisht për këtë ngjarje, nga mediat greke mësohet se policia e tyre është befasuar, kur vërtetoi se të paktën njëri nga “trimat” e “Agimit”, krah i djathtë i deputetit të zonës dhe organizator i incidentit të ndodhur ishte... shqiptar. Mediat greke e prezantojnë me emrin Roberto Chaidi, por banorë të Lukovës (vendlindja e tij) në forumet e lexuesve që komentojnë poshtë lajmit - saktësojnë se ai quhet Robert Hajdhi (1961).

Për disa nga mediat greke, më i rëndësishëm se fashizmi i tij dhe aktet e dhunës që ka kryer - rezulton fakti që ky person është... shqiptar. Me gjasa, mëshimi te shtetësia është një përpjekje për të ulur kreditet publike të partisë “Agimi i Artë” flamuri politik i së cilës është ngritur nën himne të forta kundër ekstrakomunitarëve që “po u rrëmbejnë punën dhe mirëqenien grekëve të papunë”.

Faqja online e “Shekullit” e prezanton Hajdhin kështu: “...Edhe pse ai vetëquhet vorio-epirot, sipas hetimeve rezultoi se ai kurrë nuk e ka përfituar shtetësinë greke, këtë gjë e vërteton dhe më së miri vetë fletorja zyrtare e qeverisë, e cila kurrë nuk e ka përfshirë emrin e tij në listë. Ai është, i cili disponon dhe një hotel luksoz në Lukovë të quajtur “Hotel Palace Lukova”. Madje, në hotelin e tij luksoz në Lukovë, vitin e shkuar u organizua dhe “Miss Albania 2011”...”

Kurse mediat greke e prezantojnë si si krahun e djathtë të deputetit të “Agimit” Konstantinos Barbaruschi. Ato gjithashtu përmendin se Hajdhi është pronar i një hoteli dhe person që merret me biznesin e çorapeve. Një prej tyre (http://tsoutsouneros.arvanitis.eu/archives/26491) ka publikuar disa fotografi të hotelit të tij dhe në një prej tyre ka qarkuar me një rreth flamujt në këndin e pishinës (shihet flamuri i BE-së dhe i SHBA-ve) - duke e vënë në lojë për këtë “paradoks” dhe për një gabim drejtshkrimor në greqishten e etiketave të çorapeve që tregton. - A.N.

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

ashtu si ishin shqiptare me shume se 1/2 e eterve themelues te shtetit grek, duhet te kete prezence shqiptare edhe ne shkaterrimin e greqise qe me sa duket do te behet nga nacionalistet.
Ne te vetmin rast qe kam qendruar gjate ne Greqi, ne nje trajnim pune kam patur rastin te ve re sa specie e shpifur eshte shqiptari vorioepiriot. Qe aq gje e shpifur sa me vinte turp kur koleget greke me tregonin ca bema te kesaj kategorie.

Submitted by Dritan (not verified) on

Sa mire i njeh njerezit ti antishqiptaro. Madje shqiptaret mbahen per mjeshter te analizimit te grekerve, serbeve, italianeve, egjyptianeve, kinezeve. Pretendojne se njohin historite e botes kaq mire saqe asgje nuk ua ndryshon mendjen.

Dhe nga ana tjeter harrojne te shikojne shembellimin e shemtuar te fytyres se tyre ne pasqyre.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

po nuk e dalloni ne surrat cfar legeni eshte, vorioepiriot thote po duket qe ska rene ne ndonje hundlesh qe ta shihte te semes, cfar fytyre e ndyre, nga ata qe te vrasin naten e te qajne diten, keta me ke nuk behen per njecik perfitim, keta ndyresirat si puna ketij na kane nxjerre namin neper bote.

Submitted by kopenhagen (not verified) on

Ky ka ate hotelin ne Lukove, dhe kur isha ne 2006, rrihte gjoksin se e kishte bere hotelin me ndihmen e izraeliteve, por ata ja kishin hedhur. Prane i rrinte i ati, qe thoshte: i thashe mos u mer me cifutet, por im bir eshte naiv.
Ishte shume megalloman, dhe ne fillim kujtoi se ne ishim me te vertete nga Kavaja, dhe punonim mesues, por diten e fundit, i treguam te verteten qe jetojme ne Kopenhagen.
Na u lut shume te hanim aty, (ne benim vetem gjumin, sepse nuk kishte kliente te tjere, dhe mendoja se ushqimet ishin te ngelura), dhe ne pranuam. Na thoshte kam kaq e aq peshkarexha, dhe peshkun e kemi te fresket.
Ai peshk vetem i fresket nuk ishte. Kishte qene i ngelur, dhe me pas e kishin ngrire.
Ja lashe pjaten pa prekur, dhe kur erdhi per paret, i dhashe karteviziten, dhe i thashe: Nese do te mesosh te besh kuzhinierin, do te te coj tek nje miku im ne Kopenhagen, qe gatuan shume mire, dhe keshtu meson. Ngeli si majmun.
Edhe cmimet i kishte goxha te kripura, dhoma ordinere, dhe shpeshhere me mungesa uji, sapo qe rrihte gjoksin qe kishte shpuar malin per uje.
Nje tjeter mburrje ishte edhe qe mjeket greke te spitalit te Gjirokastres, vinin dy here ne jave aty.
Ishte nje mjeran.
Duket edhe ne fytyre, si personazh i paarrire i Portokallise.

Submitted by stefan (not verified) on

Partite naziste lindin pergjithesisht aty ku ka vakum pushteti, sic ndodhi edhe ne Gjermani kur erdhi ne fuqi Hitleri. Dhe ky vakum eshte rritur ndjeshem ne perballimin e emigranteve nga lindja e mesme, te cilet jo vetem qe vijne ilegalisht ne Greqi por behen pjese e e nje tregetie te paligjeshme me mallra ta cilat jane importuar po ilegalisht dhe pa dogane duke i shkaketuar deme te medha ekonomise greke. Ky rrjet emigrantesh ka guximin te shtroje rrogozin deri prane parlamentit grek dhe qendres se Athines. Pa mendoni sikur disa prej atyre emigranteve arabe qe u kapen afer Gjirokastres te kene aq liri veprimi sa te shesin pa kokecarje mallra pa akzize para hotel Dajtit dhe parlamentit shqiptar, apo ne sheshin shkenderbej para pallatit te kultures?
Pikerisht ky boshllek i rendit publik, si rezultat i rritjes se kriminaliteit dhe angazhimit me teper me bandat e rezikeshme, solli ne nje vakum ne pengimin e ketyre elementeve emigrante per tu bere pjese e nje rrjeti tregetie te paligjeshme. Kete shqrytezoi Krisi Avgji duke fituar ne fakt simpatine e nje pjese te popullsise dhe aktualisht kjo parti llogaritet sot ne 10% te votave te mundeshme ne se zhvillohen zgjedhje te reja. Duhet theksuar se megjithe mllefin e diskutanteve ketu, incidente kundra emigranteve shqiptare nuk jane regjistruar sepse faktikisht ata jane integruar ne jeten greke sic e tregon dhe njoftimi qe dikush prej tyre eshte bere antar i nje partie naziste.
Eshte e priteshme qe edhe nder shqiptaret emigrante, si pjese e nje teresie popullate greke, te kete fatkeqesisht dhe nje perqindje sado te vogel qe ka perqafur idete naziste.
Sidoqofte, shume mendojne se u desh aktiviteti i Krisi Avgjise qe te nxise te punojne ingranazhet e shtetit demokratik grek

Submitted by pa emer (not verified) on

sHQIPTAR ishte edhe Napolon Zverva qe mori pjese ne shkombetarizimin e çamerise. Me origjin shqiptare paraqitet edhe Nikolla i Malit te Zi. Madje me origjin shqiptare flitet edhe per Muso Linin. Kjo eshte fatekeqesi kombetare pasi shqip[taret gjithmon kane bere bumerag dhe vazhdojne te bejne ate. Po te mos ishte kleshtu eshe Konstandini i madhe do te kishte bere peranorin jo Roma e Re por Iliria. Fatkeqesishte nuk e patem kete fate.
Edhe ne shqiperi Berisha ka shfaqur nuanca Nazizte. Ato i ka shprehur shpeshe here duke mohuar luften Nacionalçlirimtare me pretendimin se Nazistet ne shqiperi nuk ishin pushtues kjo sip[as Berishes.

Submitted by tarras (not verified) on

Kyr u be dhe ky te merret me kesoj gjanash ta marresh e ta varesh ke rrapi prej vesheve.

Ik mor palaco ze ndonje pune ke cirku se ashtu e ke katandis vehten.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po qe me ben pershtypje Kryqi ne qafe i ketij tipit? Te kishte patur ndonje "mjekerr myslimane" do ta kishe pare hordhine e sharjeve ndaj "arabeve te paturpe" qe jane kaq antishqiptare e duhen shfarosur, e duhen zhdukur, per ta bere vendin te lulezoje ne "fene e te pareve"... Nejse jashte teme kjo.

Edhe partia naziste e Hitlerit ka patur bashkepunetore cifute, keto jane fenomene psikologjike te njerezve qe nuk arrijne te jene te kenaqur me veten e prejardhjen e tyre e behen me katolike se Papa (lexo ne kete rast : me ksenofobe se vete nazifashistet).

Submitted by Anonim (not verified) on

kan vdekur meshkujt ne shqiperi?

po kete nuk do ta leja te shendosh te kthehet ne greqi jo

hoteli  tij duhet te shkon out of business

patriotat duhet te gjejne menyren se si

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.