Vijon me “letra të hapura” përplasja post-Zvicër. Xhaka për Dukën e FSHF-së: “Ka kohë që më thotë JO”

Postuar në 18 Shtator, 2012 03:00

Granit Xhaka një nga 5 futbollistët shqiptaro-zviceranë të kombëtares së Zvicrës, u ka dërguar medieve një letër të hapur, duket i nxitur nga letra e hapur e një ditë më parë e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Futbollisti i ri (1992) thotë se ka bërë shumë herë kërkesë për të qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por është refuzuar nga FSHF, madje shton se pengesat ishin jo vetëm të panevojshme por edhe “dashakeqe”.
Shkruan Xhaka: “Mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time. Që kur kam vendosur të luaj futboll, për mua ka pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim.. Por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (paçka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës, kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtnin.
Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga federata zvicerane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vetëm dhe vetëm FSHF-së (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, m’u desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare...”

Comments

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Je dinjitoz o shqiptar i vertete!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Federata e vendit tend? Jo! Jo! E perseri JO!

Kjo eshte federata e Republikes se Shqiperise. Shqiperia nuk eshte vendi yt, shtepia jote - pavaresisht dashurise qe ti mund te kesh per te. Shtepi, vendi yt do te thote te jesh rritur atje, t'i kesh marre eren, te kesh luajtur neper sokaket apo balten e oborreve. Ti jo vetem Shqiperise, por as Kosoves nuk ja ke ndjere keto gjera kaq intime qe e bejne nje shtepi tenden, dhe nje vend tendin.

Eshte e drejta jote te kesh enderra. Por Shqiperia eshte vendi im dhe jo i yti!

Submitted by Pirro (not verified) on

Ti ke probleme qe kerkojne urgjentisht zgjidhje, ma prano keshillen, ZGJIDHI SA S'ESHTE VONE! Granit Xhaka eshte shqiptar i vertete, ndersa ti, nuk e di kush se ç'je more anonim shqipfoles!

Submitted by Pirro (not verified) on

Te besojme i dashur Granit, siç nuk besojme asnje fjale nga ato qe dalin nga zyra e burokratit te korruptuar qe kaq poshte e ka rrezuar futobollin shqiptar, Armand Dukes. Ky individ i peshtire eshte i lidhur me mafien nderkombetare te basteve klandestine dhe deri me sot nuk ka bere gje tjeter veç shfrytezimit abuziv te pozicionit drejtues ne FSHF, per qellime perfitimi. Sa e sa ndeshje te kombetares sone si dhe te klubeve tona, jane shitur paturpesisht ne menyre qe Duka dhe klani i tij mafioz te mbushte xhepin!

Granit, ti dhe shqiptaret e tjere qe jeni detyruar te vishni fanella jo shqiptare, shpejt do te luani per ngjyrat Kuq e Zi! Dukes i duket vetja duke, por do te digjet si kashta nje dite te afert, me po ate zjarr qe ka djegur te ardhmen e futbollit shqiptar. Deri atehere, luani sa me mire me ekipet e huaja, ne menyre qe te nxirrni ne pah vlerat tuaja dhe t'i plasni syte anti-shqiptarit Duka! Sapo t'i vije dita kesaj plehere, ju do te ftoheni ne kombetare duke na krenaruar qe jemi shqiptare.

Submitted by like (not verified) on

Te lumte Granit,

Ti vazhdo sic e ke nisur dhe mos u merr me mafien e Dukes. Ti me sa ke bere deri tani na ke nderuar si komb kur Duka dhe klanet e tij na kane dhe na perbaltin perdite.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

ore  tamam u be si historia e Nazimes  kjo puna e ketyre, pse ben letra te hapura ky djali, te nxjerri letra te me fakte , kerkesa, emaile, deshmitare qe ta besojme e  jo te foli kot ne ajer, e kemi kthyer perbaltjen dhe shpifjen ne sport popullor, kushdo thote cfardo dhe smban njeri pergjegjesi, ne rrime komentojme ketu e zihemi me shoshoqin, ishte tradhetare sishte tradhetare? Redi Jupi te procesi sportiv theksoi kontakte me te gjithe keta, dhe me fakte po deshet, mendoj se sja vlen me te merremi me kete ceshtje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.