Raporti që shkarkoi Sollakun dhe raporti për Ina Ramën kanë shumë ngjashmëri (!) – thotë juristja amerikane që i ka lexuar të dy

Postuar në 17 Shtator, 2012 16:31

Në seancën plenare të 18 marsit 2002 ish-kreu i opozitës së atëhershme mbante një fjalim kundër kryeprokurorit Rakipi. Po ta lexoni (gjendet në adresën http://studimepolitike.com/2012/07/08/lufta-politike-nano-meta-dhe-shkar... do vini re me lehtësi, akuza të formuluara thuajse me të njëjtat fjali që formulohen sot akuzat për Ina Ramën (rrjedhje informacioni, shitje sekretesh hetimore, dosje të pahetuara etj).

Ky është një vëzhgim i përciptë, por një juriste amerikane që jeton prej vitesh në Shqipëri, njohëse e mirë e Kushtetutës sonë, ka vënë re një ngjashmëri edhe më flagrante: atë mes raportit dhe procedurave për të shkarkuar Theodhori Sollakun me raportin dhe procedurat ndaj Ina Ramës. Në një intervistë për të përjavshmen JAVA, Kathleen Imholz i pohon gazetarit Ben Andoni:

“...Të kthehemi në çështjen e prokurorit tuaj: Me EURALIUS-in ndoqa procedurën kundër kryeprokurorit Sollaku. Ajo filloi me një raport nga Ministria e Drejtësisë – krijimi i komisionit parlamentar ishte hapi i dytë. Jam nga të paktët të huaj që kam lexuar atë raport si dhe raportin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë i cili trajton prokurorinë e Ina Ramës. Të dy raportet kanë shumë ngjashmëri, dhe ndoshta mendohet të procedohet si në kohën e Sollakut...”

Ndërsa për çështjen e imunitetit (për të cilin socialistët kanë vendosur ta votojnë nesër) amerikania Imholz thotë: “...Të huajt kanë shkruar vazhdimisht raporte të gjata. Por ashtu si thoni ju shqiptarët: vetëm i zoti e di ku i pikon çatia. Të themi se: ndërkombëtarët kanë ide më të mira, por kjo s’do të thotë se ato përshtaten tamam për ju. Tashmë i kemi ndryshimet e propozuara për kufizimin dhe unë vetë s’jam kundër me raportin përfundimtar që ekziston në tavolinën e palëve…Personalisht besoj se imuniteti është më shumë pretekst për dobësitë në ndjekjen penale. Kam ndjekur shumë procese gjyqësore ku bëhej fjalë për imunitetin dhe imuniteti nuk ka qenë pengesa kryesore. Gjithsesi, me kufizimin e imunitetit do të keni një pretekst më pak”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.