Mitt Romney bën një gafë që mund t’i kushtojë: Të varfërit? Nuk është puna ime të merrem me ta

Kandidati republikan Mitt Romney ka qenë në një veprimtari për mbledhje fondesh, dhe duke menduar se ka qenë me të vetët, është zbrazur në mënyrë shumë konfidenciale, dhe përbuzëse, kundër “atyre që votojnë për qeverinë”. E kush janë këta? “Është ai 47%-ësh i amerikanëve, që u është mbushur mendja se paskan të drejtën e kujdesit shëndetësor, të ushqimit e të një strehe”. “Nuk më interesojnë këta amerikanë, mbijetesa e të cilëve varet nga qeveria”, është shprehur Romney. Dhe vijoi: “Nuk është puna ime ta vë ujin në zjarr për këta amerikanë; premtimi im për ulje taksash atyre u hyn nga një vesh e u del nga tjetri, pasi ata nuk kanë praktikisht të ardhura. As që mund t’ia dal t’i bind se janë ata që duhet t’ia dalin pa ndihmën e askujt”.
Siç shihet, është një qëndrim që nuk mund të mbahet në publik, e prandaj Romney e ka thënë mes miqsh e mbështetësish. Mirëpo, “aty ka qëlluar” dhe një gazetar i revistës Mother Jones (është një revistë e majtë, madje shumë më e majtë edhe se Obama), që ka regjistruar gjithçka. Pas kësaj, një analist i Bloomberg-ut, mes shumë të tjerëve, është dëgjuar të thotë, se “me këto deklarata ai ka nënshkruar fundin e vet; t’i qajë zgjedhjet, tani”.
Jim Messina, koordinatori i fushatë së Obama-s tha me këtë rast se “bëhet fjalë për deklarata tronditëse”. Ndërsa reporteri i revistës, në përgjgije të kërkesës së Romney-t që të transmetohet e gjithë videoja, thotë: “Ou? E dashka të gjtihë videon? Epo mirë, le ta marrë vesh se nuk është në interes të tij të jepet e gjithë videoja. Del zbuluar fare”.
Re.Pu.
Comments
Une jam shum i gezuar qe ka

Une jam shum i gezuar qe ka ndodhur kjo cjerrje e maskes se ketij psikopati. Ai eshte kaq i ftohte ne zemer dhe nuk ndjen piken e dhimsurise ngaqe eshte psikopat. Kety ku jetoj une ta masin koken me spage dhe i kane bere radigrafine qe eshte nje psikopat. Ja kane bere radiografine kopetentet dhe cdo gje te faktuar, e zgjedhja e tij president do te ishte jo vetem per ameriken katastrofe

Ky surrati i ketij eshte

Ky surrati i ketij eshte surrati i nje njeriu vegel te lobeve te forta industriale, te atyre te armeve, te kompanive te naftes, te çifuteve sioniste qe do te sillnin luftera te tjera. Vini re: Obama mbase nuk eshte nje president i mire, por nuk ka bere asnje lufte dhe vazhdon t'u rezistoje kercenimeve sioniste per lufte ndaj Sirise dhe Iranit. Ndersa kjo plehera ketu, do te hapte fronte te tjera lufte siç eshte ne traditen e republicaneve neokon.

Po te zgjidhej ky, Amerika do te perfundonte keq!

Pse more Zapbone qenka

Pse more Zapbone qenka psikopat Romni? Apo ndoshta dhe ti ben pjese tek 47% qe jetojne me ndihmat e qeverise dhe nuk jane te zotet t'ja dalin vete ne jete.

Nuk besoj te jesh Ilir meta.

Nuk besoj te jesh Ilir meta. Ilir meta te pakten nuk eshte psikopat ne politike dhe per sa i perket ndjenjave dhe trajtimit social. E tjer e tjer. Atehere Psikopatet shqiptar dihen. Ceshte psikopati ? Psikopat nuk ka lidhje vetem me njerez kriminele ne menyre te dhunshme si: Breivik qe vrasin ne gjakftohtesi pa i u dridhur qerpiku dhe shijojne vrasjen/krimin. Karakteristikat e psikpatit jane: Pandershmeria, arroganca, mungese e theksuar e empathise, deficite dhe mungese absolute ne pranimin e fajit jo qe jo, po dhe te gabimeve. Impulsiviteti, neshtrimi i te gjithve, dhe manipulimin e cdo gjeje. Njerez karizmatike “simpatike“ narcize dhe te pa meshirshem. Dhe Romney eshte pa ndjenja sociale. Dhe ky nuk eshte mendimi i im. po besoj qe Ilir meta din Anglisht dhe, mjafton te japi ne Google: romney psychopath, dhe do te mesoj te verten.

Se harrova une jam ne

Se harrova une jam ne krijimtari te lire dhe e nxjerr buken e gojes vete pa asnje ndihme sociale. Po dhe sikur te jeme me ndihme sociale kjo nuk do te thote qe kto njerez te abondonohen dhe te diskreditohen. Jetojme ne bote te ndryshme dhe mos e perdor me emrin Ilir Meta se nuk je Ai.

Add new comment