Shqip për shqipfolës edhe në universitet. Sipas dekanit Rrokaj, as të diplomuarit nuk e njohin më gjuhën

Postuar në 18 Shtator, 2012 03:37

Për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar mësimi i gjuhës shqipe do futet si lëndë në Universitet, çka do të thotë pranim i një situate të rëndë në njohjen e shqipes. E pranon edhe dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj në një intervistë botuar sot në të përditshmen “Shekulli”, ku flitet edhe mbi rezultatet skandaloze të një monitorimi, nga i cili ka dalë që shqipen bazike nuk e njohin, jo më nxënësit që vijnë në Universitet nga e mesmja, por as ata që e kanë mbaruar tashmë universitetin. Shkruan Rrokaj: “Futja e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës u bë me propozim të Departamentit të Gjuhësisë . Lënda do quhet “Kulturë Gjuhe”, do jepet në vitin e parë në fakultet. Në të gjithë fakultetet do mësohet me një tekst unik që quhet teksti i Praktikumit ose Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe. Propozimi është bërë gati para dy vitesh nga Universiteti i Tiranës, i cili i ka dërguar MASH-it rezultatet e një konference të organizuar për këtë çështje, gati 500 faqe material. Është vërtetuar se ka një përkeqësim të gjendjes gjuhësore të zotëruar. Konstatojmë mungesë të njohurive me të cilat vijnë nxënësit në universitet.. Por nisur nga një sondazh që është bërë nga Departamenti i Gjuhësisë rezulton se edhe të gjithë ata që mbarojnë arsimin e lartë, nuk e zotërojnë shqipen standarde ashtu siç duhet…” - A.N.

Comments

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Me ne fund filloi ne Shqiperi lufta kunder analfabetizmit ne gjuhen amtare shqipe.A e kini marre vesh?Ajo fillon ne fakultetin e Historise dhe Filozofise se Universitetit Nje njoftim: Rregjistrimet fillojne ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise!

Submitted by Pirro (not verified) on

Iniziative e mire por qe duhej shtrire deri ne vitin e dyte; per nje vit kungulli po kungull ngelet! Te trazohet stomaku kur lexon sesi shkruan ne nje chatline, Skype, Msn apo tjeter... nje arkitekt, avokat apo doktor i diplomuar keto 20 vitet e fundit. Nuk mund te ecet me keshtu, shqipja mbi te gjitha, pastaj vijne te tjerat!

Propozoj futjen e mesimit te gjuhes shqipe ne te pakten dy vite akademike te çdolloj shkolle te larte dhe sidomos dhenien e nje rendesie te veçante kesaj lende, ne menyre qe te diplomuarit shqiptare mos te flasin e shkruajne gjuhen ordinere te rruges. E njejta gje duhet bere edhe me shkollat e mesme, ne menyre qe zinxhiri i shqipes te mos keputet.

Submitted by Relapso (not verified) on

I ndjeri Klosi ne kete shkrim ia fut krejt kot. Se pari, shihet qarte se nuk i kish lexuar (apo nuk i kish kuptuar) vendimet e kongresit te drejtshkrimit. Nuk eshte e vertete se drejtshkrimi i shqipes mbeshtetet vetem ne parimin fonetik, ka edhe nja dy parime te tjera qe nuk eshte vendi te shtjellohen ketu. Se dyti, Klosi nuk merrte parasysh nje dallim elementar qe vlen per te gjitha gjuhet e shkruara te botes: gjuha e folur ndryshon dhe duhet te ndryshoje nga gjuha e shkruar.

Submitted by stefan (not verified) on

Gjuha shqipe e shkruar fillon te mesohet qe ne klase te pare. Kur nuk kane mjaftuar 12 vjet per rrenjosjen e saj, nje vit me teper nuk do beje asnje gje, vec do rendoje njerezit me provime kot. Eksperienca e mjaft vendeve ne europe e gjekte tregon se gjuha e cdo vendi ka arritur te mesohet kenaqshem deri te pakten ne klasen e 10  (viti i pare i liceut me te dhenat e sotme. Letersia, si fushe ku aplikohet gjuh,  eshte ajo qe konsolidon gjuhen letrare te perdorur ne hartime dhe detyra te tjera shkollore  dhe eshte nje nga provimet baze ne mature, e perfaqesuar me nje hartim qe tregon shkallen e pervetesimit te gjuhes.

Prandaj, mendoj se difekti duhet kerkuar aty ku eshte , dmth ne gjithe ciklin parauniversitar dhe jo te shtohen vite te tjera ne universitet. Madje dhe gazetat dhe denia ne teresi te detyrohen te shkruajne shqipen standarte duke parashikuar penalizime aty nuk ajo nuk zbatohet.

Submitted by >>>>>> (not verified) on

Diku ne nje koment tek gazeta 'Tema', nese nuk e kam gabim, dikush thoshte 'gjuha shqipe nuk eshte as bazike, as acide, eshte thjesht gjuhe baze..'. Pra, cohet profesori me tituj te sjelle ne vemendjen e popullit dhe organeve perkatese harresen e gramatikes se gjuhes shqipe nga shume te diplomuar, dhe vet shkruan me nje shqipe te cale. I dashur profesor po te beni disa anketime do te arrini ne rezultatin se gramatika e shqipes nuk njihet nga te diplomuarit e universiteteve brenda Shqiperise, dhe kjo ka ndodhur sepse vet stafi pedagogjik as nuk flet dhe as nuk shkruan shqipen letrare. Mjafttttt me fjale boshe dhe tituj sensacional sa per te qene neper gazeta, sepse keni frike se u harrohet emri, por ndermerrni ndonje veprim, hidhni ndonje guralec per te thene e vume gurin e pare te themelit per ndryshim. Mjaftttt se na ka ardhur ne maje te hundes jeta ne kete xhungel te krijuar nga pseudo-intelektualet e komunizmit dhe parazitet e servilat e pluralizmit. Mjaft sepse e shkaterruat kete komb me fjale boshe, me paaftesi dhe mediokritet......

Submitted by Pirro (not verified) on

"Qe gramatika e shqipes nuk njihet nga te diplomuarit e universiteteve brenda Shqiperise dhe qe kjo ka ndodhur sepse vete stafi pedagogjik as nuk flet dhe as nuk shkruan shqipen letrare", eshte  e vertete si drita e diellit!

Per te ndryshuar rrenjesisht kete realitet shume te hidhur, do te duhej nje reforme radikale qe do te shihte edhe vete mesimdhenesit e çdo niveli, nga fillorja deri tek universiteti, te kryenin me detyrim provimin e gjuhes shqipe. Nuk ka rendesi se profesori apo pedagogu do te ishte i matematikes apo shkencave te tjera natyrore; asnje mesimdhenes s'duhet te ushtroje profesionin pa ditur shkelqyer gjuhen shqipe!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.