Deti i Ngrirë i Veriut për 20 vjet nuk do jetë më i ngrirë!

Këtë verë, akujt në Detin e Ngrirë të Veriut janë shkrirë në masën më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Shkalla e shkrirjes së akullit gjatë verës ka thyer dy rekordet e mëparshme dhe paralajmëron ndryshime klimatike së afërmi.
Imazhet satelitore të kësaj jave tregojnë se gjatë verës akujt e veriut janë shkrirë aq shumë, sa në zonën e Arktikut akulli në det përbën më pak se 3.5 milionë kilometra katrorë – gjysma e asaj që ishte para 40 vitesh. Kjo është shkrirja më e madhe e regjistruar ndonjëherë, duke thyer minimumin e rekordit të mëparshëm. Zona e akujve të Arktikut ka nisur duke u pakësuar nga viti 1970, por një shkrirje kaq dramatike në mbulesën e akullit në një vit është shumë e pazakontë.
Rekord i ulët i vitit 2007 prej 4.17m km katrorë, u thye më 27 gusht 2012, dhe shkrirja e mëtejshme ka arritur në më shumë se 500.000 km2.
Ky ndryshim ka ardhur kryesisht prej aktivitetit njerëzor në natyrë. Këto të dhëna të trishtueshme kanë bërë që shkencëtarët të parashikojnë se Oqeani Arktik mund të jetë pa akull gjatë muajve të verës brenda 20 viteve që vijnë, duke rrezikuar të shkaktojë ndikime të mëdha klimatike. "Unë jam i befasuar. Ky është një tregues që mbulesa akullnajore e detin Arktik ka ndryshuar rrënjësisht, tha për the Guardian, Stroeve, një shkencëtar i qendrës NSIDC.
Pasojat e kësaj shkrirjeje mund të ndjehen që këtë dimër, kur në Europë dhe Britani dimri mund të jetë akoma më i ftohtë nga sa pritej.
n.s.
Comments
pervec te tjerave te gjitha
pervec te tjerave te gjitha stimulimet kompjuterike te skenarit te shkrirjes se akujve kane emerues te perbashket ndikimin qe do te kete shkrirja e akujve ne rrymat oqeanike golfstrimi psh, qe jane rregullator i klimes ne planet. Paradoksalisht, ngrohja globale do te shkaktoje nje periudhe te re akullnajash, qe do te mbulojne zonat veriore dhe do te ngordhin se ftohti te gjithe ata qe do t'i kene mbijetuar luftes me te madhe te njerezimit. Asaj per nje bythe vend nen diell.
Add new comment