Nënë Tereza e nëpërkëmbur në 100 vjetorin e pavarësisë

Ku është vendosur busti i Nënë Terezës në sheshin Nënë Tereza? Pak vetë mund ta dinë. I inauguruar me ngut para nja 10 vitesh (duhej sajuar shpejt para një samiti ballaknik), ai është lënë në një cep të ‘verandës’ të Universitetit të Tiranës, i padukshëm nga sheshi me të njëjtin emër, i rrethuar, siç thotë Ben Andoni te ‘Milosao’ i sotëm, nga bishta cigaresh e kanaçe birre, me mbeturina ngado. Por “Nënë Tereza nuk preket, edhe kur fëlliqësirat lënënga dashnorët nokturnë dhe endacakët i përzihen para vetes në një pështjellë të vërtetë ciklonike”. Ka një problem me këtë bust si dhe me shumë të tjera. Respekti i vërtetë i munguar për të.
Aleksandër Meksi, nën petkun e studiuesit e arkitektit thotë se vende mund të gjenden plot në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të vënë bustin e saj. “Por, ata që marrin vendime s’duan që ajo të jetë në qendër të sheshit që mban emrin e saj. E kanë marrë një vendim formal, se duhej bërë, por pa ndjerë rëndësinë e asaj se duhej bërë për të. Po kështu, vendosja është aq e pastudiuar sa dhe dekoratat që jepen... ”
Ndërsa pedagogu Genc Mulliqi thotë se problemi nuk është i veçuar. “Po të shikosh, pothuaj të gjtiha monumentet e vendosura në këto 20 vitet e fundit, janë në vende të papërshtatshme. Edhe në ndonjë rast kur vendosja e monumentit (...) mund të jetë bërë me përpjekjen për të qenë në harmoni me vendndodhjen, me kalimin e kohës kjo situatë ka degjeneruar duke ndërtuar diçka pranë, me apo pa leje, nji mur, nji bar, nji pallat, janë prerë 2-3 pemë...”
Pyetja e vërtetë është: nëse nuk kemi respekt konkret për të kaluarën tonë e për figurat e saj, pse i mëshojmë kaq fort “gëzimit të pavarësisë”?
k. c.
Comments
Nje foto:Tmerresisht e
<p>Nje foto:Tmerresisht e Dhimshme! Simbol i vertet i fetyres se ndyre te pushtetit te sotem shqiptar, duke filluar qe nga drejtuesit e UT, dhe duke mbaruar deri te me i madhi fare. Si eshte e mundur qe nje shejtore e vertet, ku para Saj perkulen me respekt te gjithe njerezit boterisht,te te gjitha "ngjyrave",nga me i thjeshti deri te kryetaret e shteteve,ne dejet e te Ciles rrithte gjak shqipetaresh,te jete katandisur na kete fare feje? Kjo grua te imet shqiptare,por me nje zemer gjigande,qe çdo komb do ta kishte per nder, dhe do ta mbante si relike krenarie,merhumet tane te ndyre,injorantet truthare,qe kultura e dija e tyre nuk shkon me larg se numrimi i eurove, e trajtohet si nje diçka pa vlere qe nuk ja vlen te merresh me te. Ajo as nuk hahet, as nuk pihet,pale me te blihet. Kaq jane neuronet qe ju ka fale zoti. Eshte Tmerresisht e Dhimbshm te shahesh si eshte katindisur pjedestali ku eshte vene Mema e te gjite njerezve me ta pa shprese ne bote,Nje Shqiptare! Po a nuk kalojn aty çdo dite te ashuquajturit profesore,"inteligjenca" e kombit,qe kuku per ne, i eshte besuar edukimi i femijve tane? A nuk shohin gje? Sigurisht qe jo. I gjithe vizioni otik i tyre, eshte fokusuar ne zhepat e studenteve, studente qe neser mund te behen "profesore" pjelle e denje e mesuesve te tyre.Mjere ne te shkretet! Por une jam i sigurt qe çdo shqiptar qe shikon kete foto te ResPublika, me nje gjendje normale ekonomike(qameti duhen 5000 lek te reja), do te shkoje menjehere ta riparoje ate, mundesisht duke i kerkuar falje per mos respektin e treguar nga bashkekombesit e saj,megjithse jo per faj te tyre, por te ca palo zyretareve,e qeveritareve te ndyre, qe te vetmin ambicje dhe aftesi te tyren kane: ne se do te jene gjendje ta kalojne zhiron e djeshme. Sa gjera te felliqura po perjetojme! Ndeshkoji a zot! </p>
a thue kishte me e lane Saliu
<p>a thue kishte me e lane Saliu nanen e vet ne kte gjendje? kjo pamje sdo koment vetem se tregon servilizmin e qeverise ndaj vendeve te konferences islamike qe mund te "hjedhin ndoj kocke" ne Shqiperi. Kur ke dollare e euro perpara qe te mbulojne syte, nuk mundesh me pa ma larg.... cka ndodhe me popullin tand e me vendin tand..... marre, turp e faqja e zeze (jo per shqiptaret e shkrete) per qeverine e konkretisht per kryeministrin (se aty nuk pjerdh kush tjeter pervec tij) se te tjeret jane kukulla qe mbushin xhepat.... smund te tham tjeter personalisht, por MALLKIMI I KOMBIT RAFTE MBI TE E CKA KA PER ZEMER........</p>
Add new comment