Jorgo Bulo vonon, por nuk harron: i përgjigjet kryeministrit e .... sidomos Fatos Tarifës

Postuar në 17 Shtator, 2012 03:53

Akademiku Jorgo Bulo i rikthehet idesë së kryeministrit, që “anglishtja të bëhet gjuha e parë e shkollave tona të larta publike”. Ai e ka skualifikuar në të nxehtë këtë ide, si “snobe, provinciale”, apo duke thënë se ata që e propozojnë dhe e mbështesin, vuajnë nga një “kompleks inferioriteti”. Një nga ata që e mbështesin është Fatos Tarifa, i cili shkruajti me atë rast një artikull polemik, në të cilin citohej për t’u hedhur poshtë dhe Jorgo Bulo. Ky i fundit i përgjigjet sot.

Bulo e fillon rëndë polemikën e tij, duke thënë se bën vaki që Tarifa mund të jetë vënë në mbështetje të kryeministrit, ngaqë e beson atë, por bën vaki edhe që kjo mbështetje të ngrihet mbi “arsye të tjera të kuptueshme në këtë botë jesmenësh e kameleonësh modernë”. Por më pas, futet në një ballafaqim idesh. Dhe jep një numër motivesh se pse gjuha shqipe duhet të jetë gjuha kryesore në shkollat e larta tonat.

1. Ideja e kryeministrit bie ndesh me kushtetutën, e cila e njeh shqipen si gjuhë zyrtare.
2. Gjuha është më e madhja pasuri shpirtërore kombëtare, dëshmi shekullore e identitetit tonë, monument madhor kulturor, ...
3. Përjashtimi nga procesi akademik në universitetet publike do ta dënonte gjuhën të mos zhvillohej, pasurohej e lëvrohej.
4. Të parët tanë, duke filluar nga Buzuku e duke ardhur te Kristoforidhi, Noli, Don Simon Filipaj, etj, u përpoqën për kombëtarizimin gjuhësor të institucioneve fetare, [dhe neve sot nuk na falet] që të ushqejmë idenë e çkombëtarizimit gjuhësor të universiteteve laike.
5. ...

Shkrimin e Bulos mund ta lexoni të plotë në versionin print të Gazetës Shqiptare, por edhe në versionin online të kësaj gazete në orët e vona të ditës së sotme (GSH-ja i hedh online në mbrëmje shkrimet e ditës).

Re.Pu.

Comments

Submitted by bler (not verified) on

Kisha kohe pa marre kete kenaqesi nga ca te thena troc e drejt.... Paskesha harruar dhe Jorgo Bulon.

Me pelqen vecanerish: "  bën vaki që kjo mbështetje të ngrihet mbi “arsye të tjera të kuptueshme në këtë botë jesmenësh e kameleonësh modernë”.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Shkrimi i Jorgo Bulos eshte tregues qe nuk kemi vdekur intelektualisht si komb;

eshte pikerisht nje kundervenie e fuqishme ndaj vdekjes, nje ze paralajmerues i nje rilindjeje te mundshme shqiptare!

Shume nderime Profesor !

Submitted by Qyfli (not verified) on

Duhet nje rilindje ,te flakim tutje xhaketat e kthyera mbrapsht si Beqir Meta,Frrok Cupi, Gjergj Zheji Fari Balliu etj,etj.Keto antivlera qe kane njezet vite qe i shkalluari i Vicidolit na i shet per vlera.Me ze koka kur mendoj per dipllomat e shitura nga regjimi per injorantet e vet.O Zot.O Zot.Qilizem e thelle nevojitet ne mendjet tona .Na i ndryshku  doktor psikopati .

Submitted by liridrejtesi (not verified) on

Urime profesor. Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe, pasi bashke me vdekjen kemi lindur. Puna eshte qe te mos vdesim, me duart tona, edhe shpirterisht. Pasi drita e dijes eshte e vetmja jete qe mbetet e pashuar ne shekuj. Sa per Tarifen mos e llogarit per njeri e jo me per dituri. Keshtu eshte gatuar ai per ti sherbyer se liges - pafund e pafytyre.

Submitted by Relapso (not verified) on

Ne shqiptaret kemi vetem nje gje vlere qe na ben komb. Kjo eshte gjuha shqipe. Po te na heqesh gjuhen, me thoni ç'na mbetet?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.