‘Hamburgerët’ mund ta zhdukin njerëzimin brenda pak dhjetëvjeçarëve

Uria dhe kequshqyerja mund të vrasin miliona jetë brenda 20 vitesh. Kjo tragjedi globale ka gjasa të shkaktohet nga 3 faktorë: luhatjet e çmimeve të ushqimit, kushtet ekstreme të motit dhe jostabiliteti i klimës. Kundërshtia mes nevojave njerëzore përherë në rritje dhe kufirit të objektiv të burimeve sa vjen e bëhet më serioze.
Organizata për Ushqim dhe Bujqesi e KB (FAO), Fondi për Zhvillimin e Bujqesise (IFAD) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) kanë nxjerrë një deklaratë shqetësuese të lidhur me rritjen globale të çmimeve të ushqimit.
Në të thuhet se "situata aktuale në tregjet botërore të ushqimit, karakterizuar nga rritja e fortë e çmiit të misrit, miellit dhe sojës ka nxitur frikëra për përsëdytjen e krizës botërore të ushqimit të viteve 2007-2008," thuhet në të.
Këto vite mbahen mend për rënien e cilësisë së ushqyerjes në Niger, Çad, Mali, Mauritani dhe Burkina Faso, që nga ana e vet çoi në trazira të forta sociale. Këtë vit kriza ushqimore mund të godasë Lindjen e Mesme - Jemenin dhe Sirinë e rrënuar nga lufta.
Sipas Anatoly Miranovsky-t të gazetës ruse "Pravda", çmimi i ushqimit është simptoma, jo sëmundja.
Shumë zyrtarë thonë se njerëzimi duhet të ndryshojë mënyrën e të ushqyerit, të paktën tek burimet ku i merr proteinat e jetësore. Ekologjistët dhe ekonomistët kanë provuar vazhdimisht se sistemi agrikulturor aktual është plot probleme, sidomos ai i bazuar tek rritja e bagëtive, një prej industrive më të mëdha që aktualisht shkaktojnë ndotjen e ajrit. Nga ana tjetër, kjo industri po e than planetin. Mëse gjysma e tokës bujqësore në ShBA përdoret për të prodhuar ushqim për kafshët, që nga ana tejtër u shkon amerikanëve si ushqim në formë hamburgeri. Në botë jetojnë 7 miliardë njerëz dhe 17 miliardë kafshë shtëpiake. Të gjitha ato hanë, pinë dhe ekskrementojnë në sasi shumë më të mëdha se njerëzit. Bagëtitë konsumojnë ujin e pastër dhe ushqimin e prodhuar nga njerëzit. A është kjo mënyra më e mirë për të jetuar? Shifrat flasin ndryshe: sipas FAO-s, prodhimi ushqimor do duhet të rritet me 70% deri më 2050 që të mund të ushqejë planetin. Për të njëjtën periudhë, konsumi i mishit pritet të rritet me 73%, dhe konsumi i përditshëm me 58% krahasuar me nivelin aktual. Kjo do të kërkojë më shumë bagëti, tokë të re buke për t’i ushqyer ato, zhbalancim ekologjik çka sjell katastrofa ekologjike, dhe për pasojë miliona vdekje. Përkeqësimi i ekologjisë do të shkaktojë më tej ndryshime klimaterike
Sipas Oxfam, janë thatësirat dhe përmbytjet ato që do të shkaktojnë rritjen e çmimit të ushqimit në vitet që vijnë.
Bëhuni gati.
k.c.
Më shumë:
http://english.pravda.ru/business/companies/12-09-2012/12214...
Comments
Ameriken thuaj, sepse ne

Ameriken thuaj, sepse ne vendet e tjera te zhvilluara kultura e hamburgerit nuk ekziston. Shikoni ameriken dhe krahasojeni me europen. Ne amerike 70% jane mbi peshe, ne Europe njerezit jane elegante.

Pse? Sepse ne europe ka nje kulture te te ngrenit, cilesore, bio, dhe pa shume kalori te demshme. Kurse ne amerike mbizoteron kultura e te ngreit shpejt, ne kembe, dhe me babezi. Atje linden fast-fooded ku sherbehet ushqimi ke i keq. Dhe kjo kulture e te mos ngrenit mire transmetohet tek brezat e rinj.

Nuk ka kohe per te gatuar kohe per veten, ndaj dhe ky rezultat.

i dashur emigrant ne shkrim

i dashur emigrant

ne shkrim ishte cituar emri i autorit.

e shtuam edhe referencen. flm

Add new comment