Arkiv-Lajme

De Biasi flet për kombëtaren shqiptare, dhe thotë ‘ne’; por shqiptarët që luajnë për Zvicrën i quan ‘ata’. “Të kenë turp”, thotë për ‘ata’

Postuar në 11 Shtator, 2012 04:51

Në prag të ndeshjes së sotme Shqipëri-Zvicër, traineri i kombëtares tonë të futbollit, italiani Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen zvicerane në gjuhën gjermane Neue Zürcher Zeitung. Ai thotë vazhdimisht ‘ne’, teksa është duke folur për Shqipërinë, por kur vjen puna të flasë për futbollistët shqiptarë që luajnë me kombëtaren zvicerane (Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi), ai lëshohet në konsiderata ‘të forta’: “Ne kemi futbollistë shumë të mirë që luajnë për kombëtare të tjera. Ky është një turp.

Të gjithë në TV Klan – thotë Koha Jonë dhe flet (në një "atmosferë mondane") për një "Ramë-Berishë te Fevziu"

Postuar në 11 Shtator, 2012 03:48

E përditshmja “Koha Jonë” bën në numrin e saj të sotëm një kronikë të zgjeruar 3-4 faqe të një feste të mbajtur mbrëmë në TV Klan me rastin e 15 vjetorit të emisionit Opinion të Blendi Fevziut.

Pavarësi komplet! Jo, - shkruan shtypi gjerman dhe e quan elitën kosovare "fshatare dhe një problem për BE-në"

Postuar në 11 Shtator, 2012 03:07

“Pavarësi komplet” – shkruhet në ballinën e numrit të sotëm të së përditshmes “Express”. Shkruan “Express”: Nga sot, pavarësia e Kosovës nuk do të jetë e kushtëzuar. Institucionet e vendit i morën komplet kompetencat që i kishte deri më tash Zyra Civile Ndërkombëtare”. Më pas ka përmendur një metaforë të Martti Ahtisaarit “Sikur edhe cigaret, edhe mandatet ndërkombëtare ofrojnë lehtësim, por kanë efekte anësore të dëmshme dhe mund te rezultojnë në varshmëri të rrezikshme”.

Kontroll faktesh: “Ne kemi marrë borxh vetëm për investime”

Postuar në 11 Shtator, 2012 01:06

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi: “Ne investojmë duke iu përmbajtur një rregulli me vendosmërinë më të madhe – nga 2005 deri më sot nuk kemi marrë një qindarkë të vetme borxh për shpenzime të tjera, përveç investimeve për rrugë, shkolla e teknologji informacioni” Këtë mburrje të Berishës e kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit dhe do ta dëgjojmë në përurimet e rrugëve dhe rrugicave deri sa të na lodhen veshët në 10 muajt e ardhshëm.

Një përgjigje befasuese e socialistit Majko: Ikja e Zogut s’ishte tradhti... Duhet riparë edhe figura e Beqir Ballukut

Postuar në 10 Shtator, 2012 15:11

Pandeli Majko është pyetur në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, midis të tjerave edhe për debatin e figurave historike që meritojnë të rishikohen në këtë 100-vjetor. Përgjigja e Majkos për pyetjen “Keni ndonjë figurë që spikat në këto 100 vjet shtet dhe që spikat në bërjen e shtetit shqiptar?” – është vërtet mbrësëlënëse. Tha Majko: “...Mendoj se ka akte që duhen vlerësuar dhe p.sh një akt që duhet vlerësuar është ai i largimit të Ahmet Zogut jashtë vendit në pushtimin e Italisë.

Historia e 4 homoseksualëve shqiptarë merr çmim në një festival filmi... Në Pogradec nuk pati protesta

Postuar në 10 Shtator, 2012 13:43

Në Pogradec është mbajtur këto ditë edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Tre organizatoret: Fatos Baxhaku, Eno Milkani dhe Gerta Qurku duket se kanë sfiduar skeptikët që e mendonin si të vështirë këtë event, në një periudhë krize jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore.

Gjinushi quan Kastriot Islamin “teoricien mercenar” dhe sulmon LSI-në: Minuesja e së majtës që prej 2005-s

Postuar në 10 Shtator, 2012 11:56

Skënder Gjinushi është pyetur sot në një intervistë për të përditshmen “Shekulli” edhe për artikujt e herëpashershëm që botohen në shtyp nga Kastriot Islami, ku ky i fundit analizon dhe parashikon rezultate të mundshme zgjedhore. Pyetjes “z.Gjinushi, pak ditë më parë, Kastriot Islami në një analizë fliste për domosdoshmërinë e elektorale të LSI-së. Sipas tij, edhe pse kjo forcë politike i zgjat qeverisjen Sali Berishës, bashkimi i saj me të majtën do të thoshte lënien e saj në opozitë. Sipas jush, sa i bazuar është ky konkluzion?” – Gjinushi i përgjigjet:

Gjysma e tifozëve do t’i duartrokasë shqiptarët që luajnë për Zvicrën; gjysma tjetër “nuk do t’ua falë” që s’luajnë për Shqipërinë

Postuar në 10 Shtator, 2012 09:49

Ndeshja e nesërme Zvicër-Shqipëri në kuadër të eliminatoreve për botërorin e ardhshëm ka krijuar një si elektrizim tek tifozat kuq e zinj të Kosovës. Arsyeja është e thjeshtë: Me Zvicrën luajnë plot pesë shqiptarë; dhe janë lojtarë kyç të skuadrës së tyre. Situata është ndezur nga një një video me muzikë shqiptare, ku tregohet një lojtar putativ i kombëtares shqiptare i zhveshur nga mesi e sipër, duke u folur tifozëve të vet e duke u thënë se “nuk duhet të shitemi”.

Këtë 100-vjetor 'asht harrue qëllimshëm Avni Rustemi', - thotë Ndreca dhe shton se 'e ardhmja nganjiherë kalon nëpërmjet kambëzës së nji arme'

Postuar në 10 Shtator, 2012 08:39

Ardian Ndreca në një opinion të vetin të titulluar “Atentatori i shekullit, Avni Rustemi” thotë se në debatet e këtyre ditëve për këto 100 vjet histori të Shqipërisë nga shpallja e pavarësisë janë lakuar emra të shumtë, por janë harruar shumë figura të rëndësishme si Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Zija Dibra, Elez Isufi, Dom Nikollë Kaçorri etj.

Opozita, e shqetësuar për 2 snajpera të blerë nga SHIU. Me ligj armë të tilla i lejohen vetëm policisë speciale

Postuar në 10 Shtator, 2012 08:04

Deputeti i opozitës Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin  e Shqipërisë në një shkrim botuar sot në të përditshmen SHQIP shkruan mbi një urdhër të ministrit të Mbrojtjes Imami (në foto) ku autorizohet ndërmarrja MEICO të realizojë kryerjen e importit të armëve të lehta nga kompania italiane BERETTA për llogari të SHIU-t. Në këtë blerje përveç artikujve të tjerë, MEICO parashikon blerjen e dy armëve snajper, tip SAKO TRG-42 që kushtojnë rreth 9 mijë euro.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme