Një përgjigje befasuese e socialistit Majko: Ikja e Zogut s’ishte tradhti... Duhet riparë edhe figura e Beqir Ballukut

Pandeli Majko është pyetur në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, midis të tjerave edhe për debatin e figurave historike që meritojnë të rishikohen në këtë 100-vjetor. Përgjigja e Majkos për pyetjen “Keni ndonjë figurë që spikat në këto 100 vjet shtet dhe që spikat në bërjen e shtetit shqiptar?” – është vërtet mbrësëlënëse. Tha Majko: “...Mendoj se ka akte që duhen vlerësuar dhe p.sh një akt që duhet vlerësuar është ai i largimit të Ahmet Zogut jashtë vendit në pushtimin e Italisë. Shumë historianë e kanë cilësuar si akt tradhtie, por për mua akti i largimit të mbretit Zog është akti i vetëm juridik që i tregonte botës së Shqipëria ishte pushtuar nga Italia dhe duhet vlerësuar me pozitivitet. Këtë e tregojnë edhe eksperiencat e huaja te mbretërve të tjerë. Këtu ka një hile, pasi një pjesë e shoqërisë shqiptare dhe e formacioneve antizogiste e përqafuan si pozitiv aktin e pushtimit nga Italia dhe pothuajse nuk flitet fare për deputetët që kanë firmosur për dorëzimin e kurorës të mbretit Zog, Italisë dhe ky është krim shtetëror. Nuk po them që kjo e zhvesh Ahmet Zogun nga të metat e tij, por ky akt mendoj se duhet te ndriçohet. Një tjetër akt që me ka bërë shumë përshtypje ka qenë në kohën kur Enver Hoxha ka qenë në mbledhjen e 81 partive në Moskë dhe në moment atasheu ushtarak rus ka shkuar tek zyra e ministrit te Mbrojtjes Beqir Ballukut. Në kohën kur e gjitha pjesa tjetër e partisë ishte në Rusi, Beqir Balluku ishte ai që komandonte dhe atij është thënë, “nëse ata nuk kthehen, ne këtu mund ta rregullojmë situatën” , pra i tha që ta drejtonte ai vendin. Më sa më është thënë përgjigjja e tij ka qenë “të gjithë qytetarët rusë që ndodhen në Shqipëri, do të vendosen pas murit, nëse shokëve të mi do t’u ndodhë gjë”. Nuk dua as të ngre apo të ul ndonjë personazh, por nga pikëpamja aktit shtetëror të besnikërisë së një ministri ndaj drejtuesve të vet, si akt apo si fibër shtetëror hyn tek një aktet që unë vlerësoj më shumë...”.
Comments
Ky ose nuk e kupton se cfare

Ky ose nuk e kupton se cfare flet ose ia kerkon nevoja..........per ndonje qellim elektoral........per te terhequr pjesen e djathte te Legalitetit

Nuk ka dyshim se Majko eshte

Nuk ka dyshim se Majko eshte njeri nga politikanet me pozitive te te gjithe kraheve politike. Por, nganjehere, tendenca per t'u dukur asnjanes, i moderuar apo " mbi palet" te ben edhe karagjoz. Aktin e largimit te Zogut mund ta quash si te duash, por nje gje mbetet e pandryshuar: Ai akt ka qene dhe mbetet i denueshem ( ashper) ligjerisht. Pse? Zogu ishte Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise. Ne rast lufte, quhet tradheti dhe denohet largimii nje ushtari. Po largimi i komandantit? Edhe nese ndonje mbret tjeter ishte larguar, ky fakt nuk e shfajeson "mbretin" tone, perkundrazi, te dy mbeten fajtore. Majkos i rekomandoj te lexoje Statutin e Monarkise ( Kushtetuten) si dhe formulen e betimit te Zogut ( kur betohet para Zotit dhe popullit te mbroje teritorin e Shqiperise). Gjithashtu, i rekomandoj Majkos te lexoje edhe mendimet e Konices per kete akt. Te gjithe ata qe e duan te verteten dhe te drejten nuk mund te justifikojne nje akt te tille, te bere nga nje njeri qe nuk ka lene gje pa bere per pushtetin personal ( ne vitin 1924 dhe ne vitet 1944-1960) duke futur edhe bashkeatdhetaret e vet ne vellavrasje dhe, kur erdhi puna per Shqiperine, zgjodhi rrugen me te sigurt e me te rehateshme per vete ( duke marre edhe arin e vendit, me te cilin jetoi familjarisht deri sa vdiq). Megjithate, une besoj se, ne raport me pushtuesit e vendit, Zogu qendron me lart se disa kundershtare te tij si Shefqet Verlaci, Mustafa Kruja, Ali kelcyra etj.

Ndoshta Majko eshte duke menduar per veten e tij pas pese vitesh ( per t'u bere president i te gjithe paleve), por e verteta eshte me jetegjate se individet.

Nuk ka dyshim se Majko eshte

Nuk ka dyshim se Majko eshte njeri nga politikanet me pozitive te te gjithe kraheve politike. Por, nganjehere, tendenca per t'u dukur asnjanes, i moderuar apo " mbi palet" te ben edhe karagjoz. Aktin e largimit te Zogut mund ta quash si te duash, por nje gje mbetet e pandryshuar: Ai akt ka qene dhe mbetet i denueshem ( ashper) ligjerisht. Pse? Zogu ishte Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise. Ne rast lufte, quhet tradheti dhe denohet largimii nje ushtari. Po largimi i komandantit? Edhe nese ndonje mbret tjeter ishte larguar, ky fakt nuk e shfajeson "mbretin" tone, perkundrazi, te dy mbeten fajtore. Majkos i rekomandoj te lexoje Statutin e Monarkise ( Kushtetuten) si dhe formulen e betimit te Zogut ( kur betohet para Zotit dhe popullit te mbroje teritorin e Shqiperise). Gjithashtu, i rekomandoj Majkos te lexoje edhe mendimet e Konices per kete akt. Te gjithe ata qe e duan te verteten dhe te drejten nuk mund te justifikojne nje akt te tille, te bere nga nje njeri qe nuk ka lene gje pa bere per pushtetin personal ( ne vitin 1924 dhe ne vitet 1944-1960) duke futur edhe bashkeatdhetaret e vet ne vellavrasje dhe, kur erdhi puna per Shqiperine, zgjodhi rrugen me te sigurt e me te rehateshme per vete ( duke marre edhe arin e vendit, me te cilin jetoi familjarisht deri sa vdiq). Megjithate, une besoj se, ne raport me pushtuesit e vendit, Zogu qendron me lart se disa kundershtare te tij si Shefqet Verlaci, Mustafa Kruja, Ali kelcyra etj.

Ndoshta Majko eshte duke menduar per veten e tij pas pese vitesh ( per t'u bere president i te gjithe paleve), por e verteta eshte me jetegjate se individet.

O Majko djali, paske filluar

O Majko djali, paske filluar te merresh me thashetheme historie? Kjo do te thote se punet e tjera i ke vene ne vije!? "Kepucar, merru me kepucet" dhe mos bej edhe ti si doktor mortja qe i di te gjitha, madje edhe se si te programonte laptopin e vitit 1978, qe peshonte 24 kilogram, qe nuk kishte as harddisk, as procesor dhe qe ja derguan nga amerika pa u marre vesh ne dogane (as dulla nuk e kishte)

Nuk ishte tradhti! Ketu i jap

Nuk ishte tradhti!

Ketu i jap plotesisht te drejte.

Zogu nuk ka bere tradheti, sepse ajo veper penale eshte e nderlikuar dhe kerkon angazhim te madh.

Zogu beri nje veprim te thjeshte; perlau napolanat dhe ja mbathi:)

Dhe tani ne e gjykojme ne se beri gabim apo jo. Natyrisht qe ai ishte ne te drejten e vjeter zakonore; ne ate te hajnis, ku urtesia te keshillonte "ha merr e ik" ose "kembet e lehta e faqja e bardhe" :)).

Dhe ja ku sot pas 73 vjetesh pandeliu na e nxjerr ne drite; me nderime e me faqe te bardhe.

Ikja e Zogut nuk ishte

Ikja e Zogut nuk ishte tradheti por ishte...poshtersi...

Degjoja psallen e ketij

Degjoja psallen e ketij "prifti" te modernizuar socialist dhe me kujtohet ai i famshmi Daj Cena: "C'thua ti Daj Cena?",u pyet plakushi trim i Pezes,dhe ai u pergjegj: "S'di gja or vlla,m'bahen se jane bullica ne tebdil hava!'.Kjo mendoj se pershkruan disi edhe kohen e tashme te lajthitjeve te pafund,tani ne cdo krah te spektrit politik,qe kane shoshitur mendjet(ose kokat boshe) te politikaneve tane.Majko eshte futur duket nder keta personazhe,"lolot" e sotem te "oborrit" mbreteror ne Shqiperi.!

Ajo historia e Beqir Ballukut do te deshiroja shume te ishte e vertete,por nuk mund t'a pranoje llogjika e fakteve;ky qendrrim dhe akt "burroror"do te kish marre dhene menjehere pas prishjes se marredhenieve me BS dhe Hrushovin,apo jo?Ndoshta edhe shkrimtari yne i njohur I.Kadareja do ta kish perfshire B.Ballukun dhe aktin e tij ne librin "Dimri i Fundit", se atij ia kishin hapur ne te dy kanatat dyert e arshivit te KQ te Partise se Punes.

Shume vite me pare me

Shume vite me pare me kujtohet dora e Berishes qe u tund para fytyres se Majkos dhe te gjihe shoket qe po e shihnim mbledhjen ne tv kujtuam se e qelloi me shpulle. Me ate gjest nga me fyesit, Berisha shoqerio fjalet e veta si pergjigje ndaj propozimit te Pandeliut per doreheqje te Saliut nga Presidenca. Ky i fundit, me fytyren e cakerdisur dhe gjestin "legjendar" te pellembes ne fytyren e njome te Pandit i tha: As qe me impresionon dot!

Pandi uli koken ashtu si shumica derrmuese e socialisteve pasi dridheshin nga frika edhe pse Berishen e kishte hedhur populli i vet ne fund te gremines morale dhe ministrat dhe deputetet e tij vraponin te tmerruar dhe te fshehur me thelle dhe me turpshem se sa emigrantet qe u larguan nga vendosja e fashizmit fshatar ne Shqiperi pas vdekjes se Enver Hoxhes. Akte te tilla te prononcimit per Ahmet Zogune te kujtojne aktet e turpshme dhe me moral te ulet gjoja politike te Xhuvelit, Ilirit dhe mjaft politikanve shqiptare. Te jesh tradhetar eshte me pak e poshter se sa te justifikosh tradhetine. Kjo inteligjence e caperlyere midis frikes kozmogonike berishiane dhe lakmise per pasuri eshte vertete fundosje e kombit. Nuk mund ta besoj se Pandeliu do te beje ndonje pergenjeshtrim te "propagandes" se vete gjoja pacifiste

A c'po ia fut katundit, o

A c'po ia fut katundit, o Majko! Si e ke hallin, o cun? Edhe per floririn ka nje "keqkuptim", besoj, o Majko? Keqinterpretim...sepse zogji e mori floririn qe te mos binte ne duart e italianeve....hahahahaha....

Moderatorit:Ate shkrimin tim

Moderatorit:Ate shkrimin tim gjete te censurosh mor djalosh?!!

Respublika e paska "xhan",Majkon(ne serbisht:nena).Po une vec nje llafe thashe,ashtu si Daje Cena qe kur e pyeten "C'thu ti daje Cena?" u pergjigj:"'S'di gja or vlla,m'bahen se jane bullica ne tebdil hava!"

E po mire, e lame keshtu atehere,ju mbajeni Majkon( drejtuesin e ardhshem te PS) e une po mbaj Daj Cenin tim te preferuar e te pakorruptueshem!

te gjithe shqipetaret duhet

te gjithe shqipetaret duhet te kene vend ne histori se vete njerezit e bejne ate me te gjitha te mirat e te metat e tyre .

Majok eshte " a bit Dim

Majok eshte " a bit Dim and a bit Dum". Nuk duhet me ja marre shume seriozisht ato qe thote.

Po te mos kishin moral te

Po te mos kishin moral te tille Majkot , nuk i vendoste njeri aty ku jane ngrefosur ! E mendoni qe "Ky Mjako" eshte i zgjedhur i antareve te Partise Socialiste ? Dhe a mendoni se ata anetare qe "perfaqeson" Majko , kane nje mendim te tille , nje qendrim te tille ndaj tradhetise se Atdheut ? Pra i bie qe Majkon nuk e kane zgjedhur anetaret socialiste ! Por kush atehere ?

Pashiçet , qe zgjodhen dhe mbeshteten Zogun ? Cianot qe pergatiten pushtimin e Shqiperise ne bashkepunim me Majkon , me falni me Zogun ?

E kuptuat shkakun e vertete te lengates 22 vjecare te Shqiperise ? Drejtohemi nga Majkot ...... per te cilet tradhetia ndaj Atdheut eshte Nder !

Te ishte Noli gjalle do t'i kendonte :" .... se nje ze vengon nga lumi / me bucet me zgjon nga gjumi/ ........katundare dhe punetore / qe nga Shkodra der ne Vlore !

Tradhetia eshte si ilaçi,me

Tradhetia eshte si ilaçi,me doza.Ka tradheti te medha,te mesme e te vogla.Zogu tradhetoi betimin per ruajtjen e pavaresise se Shqiperise.Mund t'ia kish mbathur pasi te kish hedhur dy pushke,ose edhe pse jo personalisht,mund te kish dhene urdher per qendrese.Z.Majko ka lexuar aq nga historia mbi lufterat;kur ia mbath i pari komandanti ushtrine e kap paniku.Quhet tradheti mbathja kembeve,se komandanti le ne doren e fatit jeten e mijera ushtareve.Une mendoj se kjo qe nje papergjegjshemri absolute e Zogut,qe po ti shtosh edhe vjedhjen e arit nga thesari i Shtetit(thesari nuk ishte pasuri e mbretit)atehere behet fjale per ikje me vetedije,pra dy here tradheti.Njehere se tradhetoi flamurin shqiptar dhe sovranitetin,dhe e dyta sepse vodhi pasurine shteterore.Dmth Zogu s'beri me shume sesa vlente,ndaj nuk eshte folur kot aq e kaq ne keto 60 e ca vjet,si nje satrap,kriminel,pazarxhi,dallkauk dhe i pabese.Ca thone se ndertoi shtet,por kollaj eshte te krijosh shtet;veshtir eshte ta besh te funksionoje.Shteti i Zogut ishte si shteti i Kabilas,qe u tha shumekombesheve te diamantit gjate luftes civile ne Kongo.Mua me duhen 10 mije dollare te ngre nje ushtri dhe nje celular te merrem vesh me padronet e diamantit dhe te biem dakord per koncensionet.Tamam keshtu ishte shteti i Zogut.Po keshtu eshte edhe shteti i sali berishes,i nje fytyre me shtetin e Kabilas.z.Majko e ka qejf gjithmone te mnesmen e arte,por ka raste kur e mesmja e arte mungon.Nuk ka ndonje rast ne Evropen e atehreshme kur mbreti ia mbathi me torbat e floririt ne kurriz,duke lene pa mbrojtje fare nje atdhe dhe nje popull qe kishte 10 vjet qe ia kishte dhene ne koncensin italianeve,i vetedijshem qe ata prej vitesh po ndertonin udhet per pushtimin e Greqise.

O zoti Majko, o i shkrete,

O zoti Majko, o i shkrete, cte duhet historia ty o qyq, edhe ti mbete te merresh me histori. Ahmet Zogut ia ka percaktuar vendin himni i flmurit PREJ LUFTE VEC AI LARGOHET / QE ESHTE LINDUR TRADHETOR

O njerez nuk e shihni qe ky

O njerez nuk e shihni qe ky njeri flet brckulla ne te 4 spitalet pskiatrike te Shqiperise po te shkoni do te gjeni plot gjykime te tilla bile me interesante ....

Mos harroni ,ky ishte

Mos harroni ,ky ishte nismetari i tunelit me Adriatik ,qe do te lidheshim me Italine !! I fryn edhe ky cules si Saliu .

Gjynah kur te plaket do te turperohet per keto qe leshon ne se do t'i kujtohen.

Majko moja .....Majko moja ,

Majko moja .....Majko moja , mos dil me se te doli boja ....!

O sa keq

O sa keq me vjen per ju z.Majko!

Po si mor z.Majko e vleresoni braktisjen qe i bani Zogji atdheut?"Mretit qe grabiti Banken e Shtetit, ja mbathi pa e vu kamen mire pushtusi,ju i thoni:te lumshin kamt?

Nuk e di a keni ba ushtri,por zbor me siguri,veç ne paçi pas ndoj "cen".Ne tana ushtrite e botes,jo komandanti,por edhe ushtari ma i thjesht ne qoftese largohet ndeshkohet me denim kapital.Ndersa per ju eshte e admirushme.Hajde Majko,hajde!Te kena pas edhe kryeminister.Kuku moj nan ne dore te kujt kena ken!

Mandej thoni se iku per me e legjitimu pushtimin.Po pse mor Majko, a nuk mujti me me vesh opingat siç kishte premtu, me dal malit nja dy tri dite,sa per sy e faqe te pakten.Pse, ne qoftese Zogji nuk ja mbatht, Shqipria nuk dota njifte kush si e pushtume?Hajde ,llogjik ,hajde.Llogjik e fort!

Po Zogjit nuk i dha asnji qeveri stausin e mbretit apo nje qeverie ne mergim,o z.Majko."Rrofshim ne me nje politikan si ti mor z.Majko!

Majko po i shtrin doren e

Majko po i shtrin doren e sherbetorit Pashiçit ! Me ne fund po del hapur se kush e ka futur aty ku eshte dhe me bekimin e kujt e mbajne ne qarkullim apo e vune Kryeminister zotin Majka !

Ehhh si erdhi dita ne ket vend te quajtur Shqiperi ! Dalin sorrat dhe Laraskat e mburren para shqiponjave se jane sherbetore te serbit dhe te grekut ! I bejne perbetimet edhe hapur , duke konkuruar midis tyre per euro , dollare dhe grada pushteti !

O moj Shqypni e mjera Shqypni

kush te ka qit me krye ne hi !.....

Add new comment