Pavarësi komplet! Jo, - shkruan shtypi gjerman dhe e quan elitën kosovare "fshatare dhe një problem për BE-në"

“Pavarësi komplet” – shkruhet në ballinën e numrit të sotëm të së përditshmes “Express”. Shkruan “Express”: Nga sot, pavarësia e Kosovës nuk do të jetë e kushtëzuar. Institucionet e vendit i morën komplet kompetencat që i kishte deri më tash Zyra Civile Ndërkombëtare”. Më pas ka përmendur një metaforë të Martti Ahtisaarit “Sikur edhe cigaret, edhe mandatet ndërkombëtare ofrojnë lehtësim, por kanë efekte anësore të dëmshme dhe mund te rezultojnë në varshmëri të rrezikshme”.
Kurse “Koha Ditore” tërheq vëmendjen mbi qëndrimin e Vetëvendosjes së Albin Kurtit (deputetët e kësaj lëvizje nuk morën pjesë në seancën solemne me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës). “Filmi ‘Bac, u kry!’ po shndërrohet në seri. Dikur e kishim ‘Bac, u kry!’ dhe tash e kemi ‘Bac, u kry!’ pjesa e dytë. Prej këtij pushteti kemi gjithnjë e më shumë cirk, sepse kemi gjithnjë e më pak bukë”, ka thënë Kurti...”
Shtypi evropian e ka përcjellë gjithashtu ngjarjen, por me më shumë pak entuziazëm se politika zyrtare në Prishtinë. E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” vëren: "...Megjithatë, në retrospektivë 10 shtatori 2012 me gjasa do të vlejë më shumë si një pikë e shënuar formale, pasi pavarësia e Kosovës do të vazhdojë të jetë si e mbikëqyrur ashtu edhe e papërsosur. E papërsosur, sepse shteti i dytë më i ri në botë, ndryshe nga ai më i riu (Sudani i Jugut), nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara si dhe i organizatave të tjera të bashkësisë ndërkombëtare, për sa kohë që Serbia dhe Rusia vazhdojnë ta pengojnë aderimin në to. E mbikëqyrur, sepse me gjithë shpërbërjen e ICO-s ka ende një sërë institucionesh, të cilat nuk ua shqepin sytë politikanëve kosovarë. Mandati i misionit të BE-së për policinë dhe shtetin ligjor EULEX zgjat të paktën deri në qershor 2014, e edhe trupa mbrojtëse ndërkombëtare për Kosovën KFOR, e cila drejtohet prej vitesh nga komandantë të Bundesëehr-it që ndërrohen, vazhdon të jetë e stacionuar në Kosovë...”
Kurse "Süddeutsche Zeitung" e vendos theksin edhe tek mungesa e ballafaqimit me historinë e re në Kosovë dhe vëren se “elita e re e Kosovës, me karakter fshatar dhe e dalë nga ushtria ilegale UÇK, e ka infiltruar administratën me ndihmës militantë. Partia Demokratike e Thaçit (PDK) cilësohet prej vëzhguesve të pavarur si rrjet klientelizmi dhe 'oktapod korrupsioni. Kosova mbetet edhe pas tërheqjes së autoritetit administrativ ndërkombëtar një problem për BE-në, me lloj-lloj potenciali rreziqesh." – shkruan Süddeutsche Zeitung. – A.N.
Comments
Nuk eshte nevoja fare te
<p>Nuk eshte nevoja fare te citohen gazetat nderkombetare rreth politikaneve Kosovare. Fshatarsia e Korrupsioni politik jane deshmuar kohe pas kohe. Nuk ka faj gazetaria nderkombetare qe skupton ABC-ne e imazhit e ndikimit qe percjell deri ne paraqitjen si baze ne cfaredo vendimarrje. Ne boten Shqiptare nuk shqiptohet drejte dhe realisht problemi i imazhit te nje shteti/politikani ne mendjet e nderkombetareve. Rasti me flagrant ishte kokeforcia prej diletanti e fshatari e Thacit per te qendruar ne fron kur ju bene akuza te drejt-perdrejta ne lidhje me Trafikun e organeve. Nuk ka rendesi vertetesia apo jo! Akuza ishte dhe eshte nje problem qe nuk hiqet dot kollaj nga qafa! Nuk eshte me e rendesishme kunder-akuza ndaj "shpifjes anti-shqiptare" sesa heqja me elegance a menjanimi i nje problemi te Kosoves qofte edhe nga doreheqja formale. Fshatarsi e gjalle eshte fakti se edhe kur behet fjale per ceshtje shume delikate dhe me ndikim te jasht-zakonshem, sidomos ne momente delikate me pasoja afatgjata politikanet Kosovare sillen sipas katundit te vet.</p><p>Cudituni dhe pyesni veten se si eshte e mundur qe qendrimi i VV eshte pak a shume identik me lakimet analitike qe behen ne gazetarine nderkombetare. Dickaja qe nuk shkon eshte goxha e madhe!</p><p>kev</p>
Pavaresia qe shpallet disa
<p>Pavaresia qe shpallet disa here nuk ka ndodhur asnje here!</p>
Add new comment