Opozita, e shqetësuar për 2 snajpera të blerë nga SHIU. Me ligj armë të tilla i lejohen vetëm policisë speciale

Deputeti i opozitës Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë në një shkrim botuar sot në të përditshmen SHQIP shkruan mbi një urdhër të ministrit të Mbrojtjes Imami (në foto) ku autorizohet ndërmarrja MEICO të realizojë kryerjen e importit të armëve të lehta nga kompania italiane BERETTA për llogari të SHIU-t. Në këtë blerje përveç artikujve të tjerë, MEICO parashikon blerjen e dy armëve snajper, tip SAKO TRG-42 që kushtojnë rreth 9 mijë euro.
Shkruan Gjoni: “…Pyetja shtrohet – Përse i duhen snajperët dhe automatikët SHIU-t?? Ligjvënësi nuk ka parashikuar asnjë lloj veprimtarie ushtarake nga ana e këtij shërbimi, gjë që e bën të pajustifikueshme dhe të dyshimtë marrjen në dispozicion të snajperëve dhe automatikëve. Punonjësit e SHIU-t, ashtu si dhe të gjithë punonjësit e tjerë të shërbimeve inteligjente, mund të mbajnë armatim personal, por kurrsesi nuk e kanë të justifikuar ligjërisht mbajtjen e snajperëve apo automatikëve për përmbushjen e detyrave të tyre… Për më tepër, Tabela e Organizimit dhe Pajisjeve (TOP) e SHIU-t përcakton në mënyrë të saktë se çfarë personeli ka SHIU dhe çfarë pajisjesh ka (këtu hyn armatimi). TOP bëhet dhe është për gjithë ushtrinë (FA) dhe jo vetëm SHIU, por edhe pothuajse të gjitha repartet e FA-ve tona, nuk kanë snajperë, pasi nuk janë pjesë e TOP. Vetëm forcat speciale tona kanë…”
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/10/gjoni-perse-i-duhen-snajperet-s...
Comments
Imami i paska me te mire keta

Imami i paska me te mire keta dhembet proteze, na ia shpifi me ata dhembet qe i theu Sala ne 1996

Sako eshte prodhim

Sako eshte prodhim finlandez.Kam punuar pak kohe ne ushtri por s'e morra vesh ndonjehere se çfare ishte Shiu.Kur eshte Saliu ne fuqi,Shish&Shiu ngjajne me ata rrugaçet qe Zogu i paguante per te vrare ata qe i kishte inat.Nese Shiu ka efektiva te mjaftueshem dhe ne perberje qitesa me preçizion(duhet pare struktura organizative)atehere doemos duhen edhe arme me preçizion,nese jo,atehere Ben ushtari duhet te kontrolloje strukturen qe ka bere kerkesen per blerje.9 mije euro nje Sako?Ca si shume...

Sako eshte prodhim

Sako eshte prodhim finlandez.Kam punuar pak kohe ne ushtri por s'e morra vesh ndonjehere se çfare ishte Shiu.Kur eshte Saliu ne fuqi,Shish&Shiu ngjajne me ata rrugaçet qe Zogu i paguante per te vrare ata qe i kishte inat.Nese Shiu ka efektiva te mjaftueshem dhe ne perberje qitesa me preçizion(duhet pare struktura organizative)atehere doemos duhen edhe arme me preçizion,nese jo,atehere Ben ushtari duhet te kontrolloje strukturen qe ka bere kerkesen per blerje.9 mije euro nje Sako?Ca si shume...

Arme te tilla besoj se ka çdo

Arme te tilla besoj se ka çdo agjenci informative ne bote. Sherbimet sekrete nuk jane vetem per te mbledhur informacion, ato nuk jane agjeci lajmesh si ATSH, ANSA etj. Jane struktura te armatosura. 9 mije euro per dy Sako (besoj te kalibrit lapua magnum) me duken ca si pak, po te mendosh se, fjala vjen, nje pistolete Korth kushton mbi 2000 dollare!

@relapso!Ky lajmi thote qe

@relapso!Ky lajmi thote qe Sako po blihen nga italianet,qe afermendsh,duke futur edhe furniture tjeter me arme dhe instrumente,te marra se bashku kane nje fature qe ne nuk e dime.Mesa kuptoj une mund te behet fjale per arme te perdorura,jo te reja.Mesa kuptoj une 9000 euro/copa.Mesa kuptoj prape,po ka strukture per snajper doemos ka vend edhe per pushke snajper,se kollaj nuk ben vaki qe kur s'ke mitralier ne kompani s'ka si te blesh mitroloz dhe anasjelltas.Shiu perdor snajpera?Ou?!A m'a shpjegon dot se çfare objekti merret Shiu(sherbimi informativ i ushtrise)?Ne skenaret e mundshem operative,ku parashikohet perdorimi i armeve nga Shiu me qellim asgjesimi?Kerkova ne Wikipedia dhe u informova qe Sako ka edhe Renea,qe per detyrat qe ka i perligjen.Por Shiu nuk ka objekt asgjesime personash.Nese sherbimet e vendeve te tjera e kane kete objektiv,me thuaj ndonje,se qenka shume interesante.Mesa di une,sherbimet informative te ushtrive,duke filluar nga amerikanet,pasi trajtojne informacionet dhe sugjerojne eleminimet dalin pastaj nga loja.Detyra per eleminime i kalon skuadrave te specializuara qe marrin urdher nga segmente te tjera urdherdhenese;shiko ekzekutimin e bin ladenit nga Seal dhe jo nga sherbimi infromativ i ushtrise.

Sherbimet e verteta

Sherbimet e verteta informative jo vetem qe perdorin arme, por organizojne edhe luftera te vertata. Te jap nje shembull: Mosadi izraelian ka organizuar dhjetera aksione per eliminim personash ne mbare boten. Flas per ato qe njihen publikisht dhe qe vete Mosadi i ka pranuar.

Add new comment