Kontroll faktesh: “Ne kemi marrë borxh vetëm për investime”

Postuar në 11 Shtator, 2012 01:06

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi: “Ne investojmë duke iu përmbajtur një rregulli me vendosmërinë më të madhe – nga 2005 deri më sot nuk kemi marrë një qindarkë të vetme borxh për shpenzime të tjera, përveç investimeve për rrugë, shkolla e teknologji informacioni” Këtë mburrje të Berishës e kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit dhe do ta dëgjojmë në përurimet e rrugëve dhe rrugicave deri sa të na lodhen veshët në 10 muajt e ardhshëm. Por asnjëra nga mediat që ia përcjellin publikut këtë mburrje të Berishës nuk e ballafaqon atë me të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave.
Po ta bënin këtë gjë, do të konstatonin se në 6 muajt e parë të këtij viti, stoku i borxhit publik (i brendshëm e i jashtem bashkë) u rrit me 28.4 miliard lekë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_6_m_copy_1_3844... ). Ndërkohë pagesat e interesave të bonove të thesarit dhe të kredive ishin 22.8 miliard lekë gjatë 6 muajve të parë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/printimi_7_3903_1.pdf ). Pra 70% e borxhit të shtuar gjatë gjysmës së parë të vitit është shpenzuar për të paguar interesat.
Në vitin 2011 shohim një tablo të ngjashme – 72% e shtimit të stokut të borxhit shkoi për të paguar interesat (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/12_2011_treg_fiskalk_6_d... ). Ndërsa në vitin 2010, situata ishte edhe më e keqe – shtesa prej 33 miliard lekë e stokut të borxhit nuk mjaftoi për të paguar 41.6 miliard lekë interesa të bonove të thesarit dhe të kredive. (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/treguesit_fiskal_14_12_m... )
Dhe Berisha thotë se nuk kemi marrë asnjë qindarkë të vetme borxh për shpenzime të tjera, përveç investimeve për rrugë, shkolla e teknologji informacioni…
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.