Historia e 4 homoseksualëve shqiptarë merr çmim në një festival filmi... Në Pogradec nuk pati protesta

Në Pogradec është mbajtur këto ditë edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Tre organizatoret: Fatos Baxhaku, Eno Milkani dhe Gerta Qurku duket se kanë sfiduar skeptikët që e mendonin si të vështirë këtë event, në një periudhë krize jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore.
Konkuruan filma të disa zhanreve me metrazh të shkurtër apo me metrazh të gjatë, filma të animuar, artistikë, filma eksperimentalë apo dokumentarë nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Rumania, etj. Gjithashtu u transmetuan filma dhe nga Franca, Italia, Spanja, Belgjika, Polonia, etj. Filmat që nuk ishin prodhime nga vende jo ballkanike nuk ishin pjese e garës zyrtare.
Juria ndërkombëtare përbëhej nga Daniele Baldaçi, Anne Poulson, Charlie Cockey, Martin Marschke, Mimmo Sammartino, dhe mbështetej nga një juri vendase. Artistët nga Shqipëria ishin kryesisht të rinj të cilët kanë eksperimentuar në zhanre të ndryshme.
Filmi më i mirë u shpall "No one's son" i regjisorit kroat Arsen Ostojic, filmi më i mirë i animuar u shpall filmi "The Room" i regjisores kroate Ivana Juric. Ka fituar një çmim special edhe filmi i parë antikomformist për LGBT. Nuk pati protesta…
Dokumentari flet për jetën e dy çifteve gej në Shqipëri. Anëtarja e jurisë ndërkombëtare Anne Poulsen nga Danimarka i dhuroi kupën, një qyp prej qeramike, bashkëautorit të këtij dokumentari Kristi Pinderi. Dokumentari quhej "Të fshehur mes jush" dhe është realizuar me mbështetjen e fondacionit Soros. Dokumentari përmban një dëshmi të një çifti vajzash lezbike dhe një çifti djemsh të cilët tregojnë vështirësitë e të jetuarit të fshehur për shkak të diskriminimit. - A.N.
Comments
E meriton ky Pinderi nje qyp

E meriton ky Pinderi nje qyp qeramike, hallall jurise!

U hoq si koment jo etik

U hoq si koment jo etik

Lexoni dhe kerkoni me shume

Lexoni dhe kerkoni me shume per çifutet dhe do kuptoni me shume nje dite.

Kini durim te lexoni edhe librin e shenjte "Talmud" dhe The Protocol of the Elders of Zion ( lerini çifutet qe thone eshte "conspiracy" ).

Problemi serioz qendron tek sponsorizimi i nje partie te madhe opozitare te financuar nga çifuti George Soror dhe fondacioini i tij. Mjere Shqiperia dhe shqiptaret!

Për kulinarinë s'na u tha

Për kulinarinë s'na u tha ndonjë gjë? Kush mori çmim? Çfarë alkoli shoqëronte mezet? Si paraqitej shliva sllave në krahasim me rakinë, etj?

Anëtarët e Jurisë, pasi i shijuan mezet dhe gjerbën alkolet, dhanë ndonjë çmim për mezet dhe alkolin, apo nuk dhanë? Ka shumë interes të dihet.

Add new comment