Lojë amatorësh

Postuar në 11 Shtator, 2012 15:43

Ka përfunduar 2 me 0 ndeshja e futbollit mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror "Brazil 2014". Ndeshja që pritej të ishte e vështirë për lojtarët shqiptarë të Zvicrës, në fakt rezultoi e tillë për kombëtaren shqiptare. Loja e tanëve konkuroi denjësisht "lartësinë" e "stuhisë patriotike" që parapriu ndeshjen: ishte po aq e dobët dhe amatore sa ajo, veçanërisht mbrojtja që bëri gafa  gjatë gjithë takimit.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por në të paktën dy raste (nga Mehmedi e Xhaka), kombëtarja zvicerane u dhuroi kuqezinjve mëshirë dhe dukej sikur nuk dëshironte të shënonte më. Nga 5 shqiptarët e Zvicrës, tre prej tyre, Behrami, Xhaka dhe Shaqiri u aktivizuan që në fillim të lojës, ndërsa Xhemaili dhe Mehmedi hynë më pas si zëvendësues. Golat për Zvicrën u shënuan nga Xherdan Shaqiri në ‘22 dhe Gokhan Inler me penallti në ’68.

Në ndeshjet e tjera në grup, Islanda ka fituar 1-0 ndaj Qipros ndërsa Norvegjia 2-1 ndaj Sllovenisë. Grupi udhëhiqet nga Zvicra me 6 pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria, Norvegjia, Qipro dhe Islanda me tre pikë dhe Sllovenia me 0 pikë.

Në foto: Një vajzë zvicerane duke vizatuar flamurin shqiptar në fytyrën e të dashurit të saj shqiptar përpara ndeshjes Zvicër-Shqipëri

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Ja pra edhe ndeshja mbarooooooooooooooi. Po tani cfare do thone nacionalistet ekstremiste shqiptare, qe te tanet shiten ndeshjen???

Aahahahahahahaahaha. Kjo fitore e Zvicres eshte nje shumplake qe qyteterimi i jep prapambetjes. Ulni kokat shqiptare, punoni, dhe shikohuni ne pasqyre kur te shani te tjeret.

Submitted by Luani (not verified) on

Nuk me pelqenen gjestet fanatik te shqiptarve. Bertimat kunra lejtorve shqiptar te Svicres dhe sulmet me shisha e me shtaga etj. Jan kallzu primitiv! Shaqirin e kan sulmu shum her, por prap ai u kallzu si lojtar i mir. Kurse Xhaka pati munsi me shenu golen e tret, por nuk deshti ta jep dhe ja fali Shqipnise - edhe lojtar te mir e dhe burra. Kurse tifozat shqitaret primitiv dhe burreca!

Submitted by nazim rashidi (not verified) on

Shqipëria humbi me meritë ndeshjen me Zvicrën, duke shuar dhe stuhinë patriotike të nxitur nga Presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka I cili I hodhi benzinë një zjarri primitive mes shqiptarëve. Xherdan Shaqiri, futbollisti I shquar shqiptar I Bajernit të Munihut shënoi I pari golin kundër ekipit shqiptar, duke ruajtur standardin e tij si një lojtar perëndimor . Edhe pse për ne ishte një gol I dhimbshëm, stuhia ‘patriotike” kundër tij është një turp për të cilin duhet ti kërkojmë ndjesë. Kombëtarja shqiptare e futbollit, një produkt jo natyral I prodhuar nga pazaret e Federatës shqiptare të futbollit dhe presidentit të saj, ka mbi supet e saj padrejtësisht vulat e turpit të shitjeve të ndeshjeve, të pazareve për të hyrë në formacion, dhe mbi të gjitha peshën e pazarave të drejtuesve të Federatës shqiptare të futbollit. Kjo federatë e cila në rekrutimin e futbollistëve nuk niset nga vlerat por nga numri I llogarisë, dhe është aleatja kryesore e serbëve dhe Platinisë për bllokimit që Kosovës I bëhet për të pas një ekip kombëtar , apo qe ekipet e Kosovës të luajnë në ligën e Shqipërisë për tu afirmuar në botë, është e fundit që duhet të flas për patriotizëm, pasi nuk ka turp më të madh se sat ë identifikohet Shqipëria me federatën Shqiptare të futbollit.
Xherdan Shaqiri, Xheka, Berhani dhe gjithë shqiptarët kudo në Evropë që luajnë me ekipe të mëdha dhe ekipe kombëtare na bëjnë shumë herë më tepër nder sa “batakcijte patriot” shqiptarë. Ata janë ambasadorët më të mirë të kombit shqiptar në botë dhe I bëjnë nder çdo shqiptari.
Të kompleksuar aq shumë nga histeria ‘patriotike; kundër tyre, ne pamë Xhakën që na fali duke mos shënuar gol dhe Mehmetin që u gëzua që topi I tij përfundoi në duart e portierit. E gjithë kjo është ndjesi që ata e kanë nga presioni I pamoralshëm I një opinion të sëmurë mbi ta. Shqipëria dhe shqiptarët nuk njihen në botë prej Armand Dukës dhe rrethit të tij kleptokrat, por nga djeme shqiptarë te talentuar si Shaqiri, Xheka, Mehmeti, Berhani, Xhemaili dhe kushdo tjetër që ka mbrit suksesin në vende të lira, pa u ndjerë të frustruar nga njerëz që shesin Shqipërinë natën dhe e qajnë ditën.

Submitted by harilla (not verified) on

Faleminderit Xherdan Shaqiri, që sonte kemi me se mburremi si shqiptar, edhe pse një prej ekipeve shqiptare humbi.

Submitted by saimir (not verified) on

nice talking

Submitted by Bard (not verified) on

Beni nje llogari te tille per ndeshjen e mbremshme: Ne fushe, ne te dy ekipet te marra se bashku, kishte me shume se 11 kosovare. Tani merret vesh kollaj qe, po te kish te drejte perfaqesimi nga FIFA, kombetarja kosovare do te ishte shume shkalle me e mire sesa kjo paçavurja jone, per te cilen duhet te jesh teper kuqezi(dmth budalla) qe te zbavitesh duke i pare tek lozin. Dhe perfundimi i rendesishem eshte ky: Federata shqiptare e futbollit merr te gjitha meritat e faqes se zeze ku eshte katandisur futbolli shqiptar, derisa nuk konkuron dot ne cilesi as Kosoven qe s'eshte e federuar fare. Ky eshte rezultati i shitblerjes se ndeshjeve, te financimit te ekipeve nga drogaxhinj te kerkuar nderkombetarisht, dhe e thirrjes ne ekip kombetar te kembethyerve qe s'meritojne te luajne as ne ekipet amatore. Te na rroje Duka me federaten e tij, se sa te jete ai, vetem futboll s'keni per te pare!

Submitted by astrit (not verified) on

Kombetarja mund te jete jo e mire, por aq mundesi kane e aq bejne, nuk eshte faji i tyre. Defektet e kombetares nuk mund ti faturohen as thjesht Federates e as Presidentit te saj. Nuk eshte se Shqiperia shkelqen ne ndonje drejtim dhe cuditerisht ne futboll nuk i ecin gjerat mire. Futbolli eshte emblematik e nje shoqerie ku inkompetenca eshte me kembe kryq dhe gjerat shkojne per faqe te zeze.

Per sa i perket "burrave te mire me zemer shqiptare por me bluze zvicerane" une nuk i gjykoj per zgjedhjet e tyre. Por nuk me pelqen kur ndokush mi citon si shembuj patriotizmi, se nuk jane te tille. Eshte genjeshter me brire qe Shaqiri luan me Zvicren se te korruptuarit e Federates Shqiptare me Duken ne krye na i paskan kerkuar para. Po Lorik Cana si luan me Shqiperine, sa para paska dhene ai?

Ne nje Shqiperi ku sa me e madhe te jete genjeshtra aq me lehte besohet, mund te justifikojme gjithcka. Por kush deshiron te perdore mendjen, duhet te pranoje se kur ne fushe jane dy vende, dy perfaqesuese, ai qe nuk eshte shqiptar eshte i huaj. Paste fat, por ne nuk kemi perse ndihemi krenare per "djemte e talentuar te kombit" qe nuk na shenuan golin e trete kunder. Ta kishin bere se nuk prishte pune. Ne i donim me vete qe te shenonin gola per Shqiperine, meshira e tyre nuk ka c'na na duhet.

Submitted by Anonim (not verified) on

gjithe batalioni kozmopolit na qenka gezuar!

nuk e kuptoj se pse gjithe te tredhurit,gjithe invalidet mendore,te gjithe ata qe vuajne nga kompleksi i poshtesimit, jane kundra shqiptareve ne pergjithesi e jo vetem ne sport? edhe ne politike ,edhe ne art,edhe ne histori.  te gjithe keta qe kane komentuar me lart duken si klone te matoshit dhe lubonjes.

Submitted by Shoku i Anonimit (not verified) on

hahaha kur nuk ke argumente ti mundohesh me etiketimeve si 'kosmopolit' me u shfry dhe me i diskrititu te tjert. Qesherake!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.