FRD-ja ka filluar stinën me Topin në krye

Bamir Topi ka ditë që ka marrë, siç pritej nga publiku e siç e prisnin bashkëpuntorët e tij, frenat e drejtimit të FRD-së. Ka dhjetë muaj në dispozicion për ta ngritur më këmbë këtë parti, dhe ka vendosur që këta muaj t’i kalojë në një fushatë të pandërprerë. “Motorët e fushatës elektoreale janë ndezur”, citohet të ketë thënë ai në një mbledhje të grupit nismëtar themelues.
FRD-ja pati një hov shtrirjeje e protagonizmi menjëherë pasi shpalli themelimin e vet (por nuk dihet në tema konkretë se ç’rezultate kanë arritur), dhe “gradimi” i Bamir Topit në krye të saj mund të sjellë një hov tjetër. Një hov të tretë kjo parti mund ta marrë nga Kongresi i saj që mund të mbahet në tetor, apo nëntor; në këtë Kongres, Bamir Topi do të marrë një mandat të fortë drejtimi, do të zgjidhen forumet e kësaj partie, e do të krijohet një ide më e qartë se ç’është në të vërtetë FRD-ja.
Re.Pu.
Comments
Si cdo formacion politik,
<p>Si cdo formacion politik, pozitiviteti zgjat nja nje muaj, dy, pastaj fillon procesi i degradimit ne nje grupim mafioz si cdo tjeter.</p>
Add new comment