Facebooku vret aktorin Morgan Freeman!

Postuar në 09 Shtator, 2012 13:13

Lajmi se Morgan Freeman një nga aktorët më të mëdhenj me ngjyrë kishte vdekur (Shawshank Redemption, Bruce Almighty, etj), zuri vend edhe në ndonjë media shqiptare, dhe sigurisht pikëlloi fansat e tij shqiptarë. Por, ky raport hidhet poshtë si i pavërtetë, dhe nuk është rasti i vetëm kur aktorë të njohur “raportohen” gabimisht si të vdekur. Ky fat i ka rënë dhe reperit 50 Cent, Edi Mërfit apo Bill Kosbit.

Vdekja e rreme u sajua nga një grup në Facebook që ka mbi 60mijë anëtarë, dhe bëri që shumë njerëz të shprehin ngushëllime për vdekjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që vdekja e personave të famshëm sajohet, qoftë dhe për gallatë, duke përfituar nga përhapja e shpejtë e çfarëdo lajmi me anë të teknologjisë. U takon gazetarëve por dhe vetë lundruesve në Internet që t'i marrin informacionet në sajte serioze, ose dhe ti verifikojnë me burime të tjera alternative informacioni.

Raportimi i “shpejtë” i lajmit dhe në ndonjë medium shqiptar, tregon që për fat të keq ne kemi një gazetari që informohet me... Facebook!

k.c.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.