SHBA: Ruani pavarësinë e institucioneve, vitin e ardhshëm do t'ju vëzhgojmë nga afër!

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë një mesazh të qartë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe politikës shqiptare për përmbylljen e shpejtë të reformave dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve.
Ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, pas takimin me kryeministrin Berisha deklaroi se SHBA-të do të ndjekin nga afër zhvillimet gjatë vitit të ardhshëm.
“Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj demokratizimit të vazhduar të rajonit si dhe integrimit të tij euro-atlantik. Siç i thashë Kryeministrit, Uashingtoni do ta ndjekë vitin që vjen nga shumë afër. Presim të shohim përparim të vazhduar me reformat, si dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike; veçanërisht javët që vijnë do të jenë kritike. Janë kritike për të demonstruar përparimin lidhur me reformat dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar. E falënderoj përsëri Kryeministrin për bujarinë e tij me kohën sot dhe shpreh përsëri gëzimin dhe mirënjohjen për këtë mundësi vizite në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Reeker.
Zoti Reeker ndodhet në Tiranë për një vizitë disaditore në kuadër të konferencës “Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike”. Në qendër të bisedimeve të zotit Reeker më zyrtarët shqiptarë pritet të jenë zhvillimet e fundit në vend.
Gazeta Shqip
Add new comment