Vrasje e rrallë gjatë mitingut politik në Kanada

Postuar në 06 Shtator, 2012 12:34

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi dikush hapi zjarr brenda një salle ku kryeministrja e sapozgjedhur e provincës së Kuebekut po mbante fjalimin e fitores pas mbyljes sw votimeve. Kryeministrja Paulinë Marua, është larguar nga skena nga ana e truprojave të saj (në foto: momentet e largimit) dhe nuk është lënduar në incidentin që ndodhi rreth mesnatës të martën në Monreal.

Marua, lidere e partisë separatiste të Kuebekut (kjo parti kërkon pavarësi për provincën kryesisht frëngjishtfolëse), më vonë është kthyer ne skenë për ta mbaruar fjalimin. Policia tha se e ka arrestuar një 50 vjeçar në lidhje me të shtënat. Raportohet se i dyshuari ka brohoritur “ Anglezet po zgjohen!” në kohën e arrestimit.

Dhuna e motivuar politikisht është tepër e rrallë në Kanada. Incidenti i fundit i tillë ka ndodhur në vitin 1970. (shih: http://en.wikipedia.org/wiki/1970_ascariasis_poisoning_incident )

Marua, 63 vjeçare, është gruaja e parë që zgjidhet kryeministre e Kuebekut. Gjatë fushatës së saj elektorale, ajo premtoi se do të mbajë një referendum për pavarësinë ”kur të arrihen kushtet. Qeveritë e mëhershme të drejtuara nga Partia e Kuebekut kanë zhvilluar referendume në vitin 1980 dhe 1995, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme. Sondazhet e opinionit tregojnë se vetëm 28 për qind nga 7.8 milionë të popullatës së Kuebekut duan që provinca të ndahet nga Kanadaja.

Kryeministri federal i Kanadasë, Stiven Harper, në një deklaratë të shkruar, ka thënë se nuk beson se populli në Kuebek “do të donte që t’i rikthehej betejave kushtetuese të së kaluarës”. Ai tha se kanadezët janë “të tmerruar” nga incidenti me të shtëna i së martës.

 

Më shumë:

http://www.thestar.com/news/canada/politics/article/1251318-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.