Mali fut sherrin në qeverinë e Kosovës: Thaçi bëhet me Pacollin kundër Hoxhajt

Postuar në 08 Shtator, 2012 05:28

E ka njohur Mali Kosovën, apo jo? Fillimisht u tha ‘po’, por më pas u mor vesh se nuk ishte e vërtetë. Pas një viziteqë bëri në Afrikë, këtë gjë e pranoi dhe vetë ai që pretendonte ta kish bërë të mundur këtë njohje, Behgjet Pacolli. Sipas këtij të fundit, njohja ish kryer me një notë verbale të nënshkruar nga autoritetet e Malit, por më pas, autoritetet e tjera që erdhën pas një rokade në pushtet, e anuluan njohjen. Dhe ky shpjegim u duk i besueshëm për shumëkënd. Mirëpo, një deklaratë e papritur e ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë që mbi Pacollin të bjerë sërish një hije dyshimi. “Njohja nga Mali ka qenë një njohje, e cila asnjëherë nuk ka ndodhur”, tha ai para dy ditësh, duke provokuar reagimin zemërak të zv.kryeministrit Pacolli: “[Me këtë deklaratë, ai] tregohet dyfytyrësh, sepse ka qenë njeriu i parë që ka marrë njoftimin”.
Në këto rrethana, është bërë i gjallë Hashim Thaçi, që i ka vënë kapak kësaj historie, duke mbështetur versionin e Pacollit, dhe duke e nxjerrë krejt zbuluar ministrin Hoxhaj: “Njohjen [e Malit] ma ka komunikuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Këtë notë verbale e kam parë e lexuar edhe vetë, dhe kjo është një dëshmi”.
E.G.

Comments

Submitted by ARBEN (not verified) on

<p>Se per cfare u sherbejne njohjet ketyre, nje zot e merr vesh. Po ne shqiptare e kemi ne gjak qe te merremi me cfaredolloj idiotlliqesh pervecse te punojme per te ngritur nje shtet normal, gje e cila nuk varet nga numri i republikave afrikane qe te njohin.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.