Lojërat Paraolimpike të një shoqërie që kujdeset!

Postuar në 08 Shtator, 2012 10:27

     Si dje para një viti, ushtari Bradley Snyder shkeli një minë të vendosur nga talibanët në arën e një fshatari. Po dje, 1 vit më vonë Snyder u ngjit në podin e Aquatics Centre, për të marrë medaljen e tij të dytë të artë në lojërat Paraolimpike. Snyder, rreshter marine, pati fatin që të mos i këputej ndonjë gjymtyrë nga mina, por, për fatin t ij të keq, mbeti totalisht i verbër nga shpërthimi.

Janë të paktën 20 ushtarë amerikanë dhe një grusht veteranësh britanikë që garojnë në lojërat paraolimpike. Ndër ta, çiklisti Jon-Allan Butterworth i cili fitoi 3 medalje argjendi në  Velodrom, ka humbur një krah gjatë një shërbimi në  Basra të Irakut.

Ideja e lojërave Paraolimpike e ka zanafillën me mjekun Ludwig Guttmann, i cili pas përfundimit të Luftës II Botërore mendoi se ky aktivitet do të shërbente për të lehtësuar disi plagët e luftës të gjithë atyre të rinjve që gjymtoi lufta.

Du Toit, notarja e parë me një këmbë të amputuar që u pat kualifikuar në lojëra olimpike (të Pekinit) thotë: "nuk është puna ti frymëzosh të penguarit fizikisht. Rëndësi ka t’u tregosh çfarë është e mundur”.

Por, mesazhi i lojërave Paraolimpike duket që nuk ‘noton’ dot këtej Adriatikut. Ne akoma kemi shumicën e institucioneve shtetërore (spitale, shkolla, etj) pa rampa për paraplegjikët, dhe as edhe 1 semafor të vetëm me butonin e të verbërve të instaluar.

K. C.

     

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.