Shtatorja e Zogut në Tiranë, përligjie diktatorëve?

Kush po përpiqet dhe pse, të ngrejë një shtatore të Ahmet Zogut në Tiranë? Kiço Blushi në një opinion te Gazeta Shqiptare e sotme, përpiqet t'i japë përgjigje disa pyetjeve si këto.
Sigurisht, nuk është vullneti i një pjese të qytetit që do e mbron vlerat zogiste në kryeqytet, pasi kjo Parti s'mblodhi dot as 1% të votave. Ky vendim, që gjasat janë se do të merret me forcën e kartonëve në Bashki si shumë vendime të tjera antiqytetare, do të kishte nevojë për debat të gjerë publik.
Blushi rikujton se bashkëkohësit e quajtën “Sulltan Salepi”, risjell në kujtesë që Zogu vrau disa nga patriotët e këtij vendi ose i detyroi me mërgim, është ai që i fali Shën Naumin serbëve dhe është ai që “iku me bisht ndër shalë më 7 prill, me gruan lehonë, duke marrë me vete thesarin e shtetit”.
Arsyeja e këtij vendimi të pritshëm nuk është se dikush po tenton të joshë elektoratin zogist, e as për t'i ngritur vlerat Zogut. Thjesht, “dikush”, kërkon të hapë një precedent të rrezikshëm: “në Shqipëri mund të jesh diktator, autokrat, renegat, demagog, gënjeshtar, i shitblerë nga të huajt; mund të rrënosh ekonominë dhe shoqërinë për shkak të mediokritetit dhe tahmasë; mund dhe të vjedhësh dhe pasuritë, tokat dhe asetet; mund të vrasësh e të dëbosh kundërshtarët; mund të shesësh edhe territor, det, koncensione dhe licenca...” (mos u bëni konfuzë, po flasim ende për Zogun, jo për Berishën) dhe prapë të të ngrenë një shtatore në mes të Kryeqytetit!
K.Cukali
Comments
Keto jane "Vlerat e

Keto jane "Vlerat e Demokracise" me kete llogjike i bie qe pas 60 vjetesh ti ngrihet edhe Sali Berishes Shtatorja si Rrugac me Kollare........dhe maskaralleqet qe ka bere....dhe ne fund do ta dekorojne si Pishtar i Demokracise..........

Kjo historia e

Kjo historia e shtatoreve apo monumenteve(fjala "monument" duhet te jete e shqiqes se vjeter,se mund te vije nga shprehja tiranase "moni ment",pra mbani mend,mos me harroni!) te diktatoreve dhe te tjereve me kujton komedine e Cajupit "Pas vdekjes".Sic e dijme ne te vjetrit(sepse te rinjte e sotem nuk lexojne me klasiket tane,pra rilindasi) ne ate komedi,"te medhenjte" e kohes donin te dinin se c'do te thoshin te tjeret,apo te mesonin edhe epitafin qe do t'u vihej mbi varr,pas vdekjes se tyre!Hahaha!

Ai "dikushi",qofte larg,mos po i pregatit vehtes "epitafin" ante-mortum por edhe platformen e monumentit per te? Nuk di c'te them,por me sa di une platforma e ish-monumentit i diktatorit paraprires, Enver Hoxha,eshte ende para sheshit te Muzeut Historik Kombetar, dhe sa per te bere monumentin ka plot "skulptore" te gatshem per te fituar tenderin e nje momenti "madheshtor" per te. O burrani,pra, zotrinj skulptore te "demokra-kohes" viriuni punes se mos nuk u mbetet shume kohe, se edhe Luli ia ka gjete e ruajtur vendin ku ta ngreje "lalen" e vet dhe e ka gati "maxhorancen" e Bashkise se tij per te miratuar tenderin perkates!

Dhe TELLALLI vazhdon avazin e tij dhe therret me te madhe: "O MILET,MBANI VESH...!"(Nxerre nga skenari i filmit te ri "NENTORI I TRETE", te skenaristit te talentuar te epokes se "demokra-kohes", Sa-i -mir-i).

P.S.Rrofsh o zoti M.Nano qe na e hoqe ate "dreq" CPATCH-en!Shpresoj se do ta botosh sot edhe kete "skenarin" tim fejton? Mua nuk me duket se eshte rasti i nje shkrimi apo fejtoni nga ato me "deja vu",apo jo"

hera e pare qe jam 100%

hera e pare qe jam 100% dakort me nje opinion te Respublica-s

E shikoni se kush na ka

E shikoni se kush na ka qevqrisur dhe na qeveris edhe sot nuk do shumë mëndë prandaj të ndryshojmë sa më shpejtë sa sështë vonë

Ahmet Zogu, duam apo s'duam

Ahmet Zogu, duam apo s'duam ne, eshte themeluesi i shtetit shqiptar. Po te dilni jashte Shqiperise, do te shihni se neper sheshet e qyteteve ngrihen shtatoret e figurave te ngjashme mjaft te diskutueshme nga pikepamja historike, perfshire mbreter, autokrate etj. Bota di ta nderoje historine e vet, ndersa ne i biem me shkelm gjithçkaje!

Add new comment