Rezoluta e Kuvendit të Kosovës rezultoi të ish punë axhaminjsh

Postuar në 07 Shtator, 2012 14:00

Kosova nuk ka një prefiks të vetin telefonik. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, një agjenci e varur nga OKB- ja, nuk ia njeh të drejtën e përdorimit të prefiksit Kosovës, e cila nuk është ende një vend anëtar në këtë organizatë.
Prandaj, në vend të një prefiksi kosovar, përdoret sipas rastit prefiksi sloven, serb apo ai i Monte Karlos. Parlamenti i Kosovës, në një moment patetik të vetin, miratoi një rezolutë, me anën e së cilës synoi ta shtrëngojë qeverinë e Thaçit që të adoptojë prefiksin 00355, që përdoret në Republikën e Shqipërisë. Ideja u duk ndjellëse, dhe e arsyeshme, por me t’u infomuar lidhur me këtë nismë, dolën në dritë probleme e pengesa të natyrës teknike e politike. Kuvendi i Kosovës, po të ish informuar paraprakisht se si qëndrojnë gjërat në këtë drejtim, mund t’ia kish kursyer vetes këtë ‘punë axhaminjsh’. Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, Hamadoun Toure, që ish sot në Tiranë në një veprimtari të organizuar nga qeveria, mbeti pak i topitur nga ideja, në një momentin që u pyet (u duk sikur po e dëgjonte aty për herë të parë), dhe la të kuptohet se është një nismë e pastudjuar.
Përveç kësaj, krahas entusiazmit patriotik që mbolli nisma e parlamentit në Kosovë, pati dhe zëra që e kritikuan në emër të një qasjeje sovrane. Astrit Gashi mbronte tezën se Kosovës i duhet një prefiks i veti, e jo një prefiks i një shteti tjetër, qoftë ky shtet dhe Shqipëria.
Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoterinj te ResPublicas, pasa se te beni konstatime apsurde te tipit "pune axhaminjsh" duhet te beni punen tuaj si gazetare dhe te hulumtoni ceshtjen ne fjale

dhe jo te bazoheni vetem ne shkrime te ketij apo atij gazetari.

Kap nje pyetje per ju dhe z.Toure: si dhe pse eshte e mundur qe Kosova te mund te perdore prefiksin e Monakos, Sllovenise dhe Serbise ndersa nuk qenka e mundur

te perdore ate te Shqiperise ?

Submitted by Anonim (not verified) on

e vetmja arsye qenka se eshte e pastudiuar!  jo cdo lloj qendrimi antikombetar e proqeveritar  ju ben ''kozmopolite'' te zellshem ,sic rrekeni te paraqiteni.  ku eshte problemi ne kete mes?   trembeni se mos kjo con uje ne mullirin e bashkimit kombetar?  edhe?  keni frik se ju humbet identiteti nderplanetar!!!   apo meqe na qenka nje a.gashi ,h matoshi ,f lubonja  e nje sere pseudoglobalistesh qe u eshte ngarkuar detyra te bejne ate qe nuk beri dot ''bashkim-vellazerimi'' e miloshevici!   gjerat po ndryshojne.  me largimin e qeverise antikombetare te s.berishes ,kosova ne fillim dhe me vone trojet e tjera shqiptare do ti bashkohen shtetit ame sic u vendos ne 1912-en.    dhe atehere nuk do te kete nevoje per prefiksin e sales,,,

Submitted by Leno (not verified) on

mor daje, ju te Respublikes keni fillu me ia mbyt katunit me kto titujt, vetem per te shit lajmet. S'ka lezet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.