Teknologjia dhe (mos)kufinjtë e perversitetit shqiptar

Gazetat e ditës së sotme kanë nxjerrë kush në vend të dukshëm e kush të futur cepave historinë e shantazhit me sfond porno-seksual të një biznesmeni 70 vjeçar nga Kosova prej një çifti nga Durrësi. Gruaja e kishte joshur në shtëpinë e vet, pastaj i kishin bërë foto intime dhe e shantazhonin për 15mijë Euro. Pra, ne të kemi fotot/videot, dmth, të kemi në dorë!
Ndërkohë një video amatore ku Bleona Qereti është xhiruar lakuriq pa mendje teksa ndërrohej pas kuintave, gjatë një koncerti gjeti hapësirë jo vetëm në Internet por edhe në faqet e para të gazetave.
Pyetjes, se deri ku shkon e drejta e dikujt për të publikuar diçka intime tënden, nuk di si t'i përgjigjet as ligji, as media, as shoqëria.
Ky fenomen, ku dikush mund të xhirojë e të publikojë pa frikë çfarëdo gjëje që mund të kapë në kamera sjell një realitet tepër shqetësues. Mungesa e një ligji të detajuar qartë dhe e ndëshkimit të abuzuesve, shto këtu edhe pafuqinë shtrënguese të shteti shqiptar, ka bërë që të tërë të jenë të kërcënuar.
Kushdo mund të futet në banjën tënde a në dhomën e gjumit, të të bëjë foto a të të vjedhë celularin (prokuroria ende nuk ka dhënë llogari sesi doli video e I. Gjonit nga sirtarët e saj). Çfarëdo lloj xhirimi a fotografimi intim mund të bjerë në duart e një të dyti e një të treti. Çdo media mund ta publikojë pa mëdyshje.
Por, përtej kronikës, kush mund ti mbrojë ata që s'kanë para e pushtet, nga dhuna e teknologjisë e përdorur në mënyrë diabolike për të thyer lirinë vetiake? Aq më tepër, kur publiku i gjerë lirinë e shkëmben pa mëdyshje në këmbim të fotove të Bleonës nudo.
K.C.
Comments
Nje popull i robnum 5 shekuj
<p>Nje popull i robnum 5 shekuj nga barbaret turq nuk mund te ishte ndryshe, barbar e kafsheror.</p><p> </p>
1) Ndryshe nga VIP-at e botes
<p>1) Ndryshe nga VIP-at e botes perendimore, VIP-at shqiptare shpesh bejne publike vete aspekte te jetes se tyre intime. Kjo ndodh pasi ne media shqiptare mungojne <em>paparazzi</em>, keshtu qe shume nga pozat intime ne plazh, backstage, etj. jane marre nga te aferm te tyre te cilet pastaj i qarkullojne ose i shesin. Ne keto kushte rralle here dikush mund te filmoje ose te fotografoje pa pelqimin e te interesureve / intersuareve. Me duket se nuk eshte ndonje problem teper i mprehte dhe deklarimi i bere nga ResPublica se ''te gjithe ndihen te kercenuar'' me duket i tepert. 2) Ne titull ka nje gabim drejtshkrimor, shumesi i fjales kufi eshte <em>kufij</em> dhe jo<em> kufinj.</em></p>
Pergjimi, shantazhi jane
<p>Pergjimi, shantazhi jane mjetet politike te kesaj Opozite qe prodhuan 21 Janarin! Vlen te kujtohet ky fakt;-)</p>
Add new comment