Pandeli Majko i jep ‘nji shkëndi shprese’ Sami Repishtit

Sami Repishti, shkodran, i larguar nga Shqipëria, dhe terrori komunist, në vitin 1959, jeton në SHBA. Është njohës dhe ndjekës i zhvillimeve shqiptare. Ka qenë gjithë kohën aktiv në shtypin e Tiranës. Sa herë që ka gjëra për të thënë, shkruan për Panoramën. Ja ç’thotë ai për veten në një artikull të sotëm: “Unë jam pjesëtar i ‘breznisë së djegun’ që u vra në rezistencën kundër okupatorit të huej në luftë për liri, si dhe në rezistencën e gjatë e të egër kundër regjimit komunist në luftë për demokraci. Liri, demokraci: dy vlera permanente! Kam humbë babën si viktimë e terrorit fashist. Kushërini 17-vjeçar u pushkatue nga nazistët. Nana ime, motra dhe vëllau akoma fëmijë kanë vuejtë terrorin e kuq në kampe përqendrimi për vite të gjata. Kam përjetue plotësisht ditët e vështira e të përgjakshme të ndeshjeve me policinë fashiste si student, dhe ma vonë ditët e terrorit të kuq që asgjasoi elitën intelektuale të edukueme në Perëndim, si dhe nji shtyllë morale të shoqënisë sonë, klerin, sidomos klerin katolik shqiptar.”
Kush mund ta frymëzojë Repishtin në Shqipëri? Kush mund t’ia japë ‘nji shkëndi shprese’? Këtë herë – mos u çudisni! – ka qenë Pandeli Majko, të parët e të cilit i kanë përkitur kampit tjetër gjatë viteve të regjimit komunist. Dhe e gjitha kjo për shkak të një ideje, që Repishtit i ka pëlqyer shumë: “Pak ditë ma parë, lexova në Panorama nji shkrim te ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko, i cili më bani nji përshtypje të thellë për frymën e tij konstruktive. Pavarësisht nga nji traditë familjare thellësisht komuniste, ai e ndien si detyrë njerëzore të flasë ‘…për varret e humbura të kundërshtarëve të regjimit komunist’, dhe shton ‘…për të gjithë ata që u vranë sepse mendonin ndryshe, apo edhe pse luftuan që Shqipëria të ishte ndryshe…’. Ai i quen ‘…pjesa më e vrarë e ndërgjegjes sonë shoqërore…’ dhe krahason heshtjen e sotme për viktimet e komunizmit ‘…me fshehjen e varreve gjate periudhës së komunizmit’. Heshtja e jonë sot asht vrasja e dytë e viktimës!”
Më poshtë merret vesh se ka qenë dhe një ide e Berishës që e ka bërë për vete, por tërheqja mbas ‘komunistit’ Majko bie më shumë në sy se sa tërheqja pas 'antikomunistit' Berisha.
Shkrimin e plotë të Sami Repishtit mund ta ndiqni në linkun: http://www.panorama.com.al/2012/09/05/le-te-vije-drita%E2%80...
Re.Pu.
Comments
Do te ishte interesante te
<p>Do te ishte interesante te lexonim apo degjonim tregimet,shkrimet dhe intervistat e Profesorit Rrepishti dhe te bashkatdhetareve te tjere si ai per vuajtjet nga regjimi komunist,dhe se si e kane luftuar e perndjekur ate ky regjim,me sigurimin e shtetit, kur jetonte e punonte ne SHBA.Nuk besoj se e kane lene rehat edhe ne ate periudhe,per te cilen une nuk kam lexuar e mesuar ende qe te kete folur apo shkruar.Shume te arratisur e emigrante politike jane ndjekur e perndjekur nga komunizmi shqiptar dhe sigurimi i shtetit edhe ne vendet ku jetonin ata ne emigracion, si dhe familjet e tyre brenda ne Shqiperi.Edhe keto "dosje" te luftes se fshehte te sigurimit shqiptar ne ato periudha kudo ne bote,jo vetem me "bandat" antikomuniste brenda ne Shqiperi,do te ishin me shume interes,por jo te treguara nga goja a penda e "trimave e heronjve te heshtur" te sigurimit por nga te perndjekurit dhe emigracioni politik ne boten e jashtme.</p>
Sami Repishti nje njeri i
<p>Sami Repishti nje njeri i madh dhe me zemer te madhe</p>
Add new comment