Hetime familjeve kryeministrore? Më parë do shkarkohej shefi i SHISH - thotë Klosi dhe tregon historinë e tij me çiftin Nano

Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, është pyetur sot nga e përditshmja "Shqiptarja.Com" për një deklaratë të pararadhësit të tij në post Petrit Myftari lidhur me bashkëshorten e ish-kryeministrit socialist Nano, por edhe për marrëdhëniet SHISH-Kryeministër në përgjithësi. Nëpër rreshtat e intervistës kupton se shefat e shërbimit sekret të këtij vendi nuk kanë patur gjumë të qetë netëve në detyrë, kur ka ardhur fjala për informacione mbi kryeministrat dhe rrethin e tyre familjar e shoqëror.
Thotë Klosi: "...Sipas meje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme -(në hulumtimin në dokumenta që Myftari ka bërë për bashkëshorten e Nanos)- në një fazë të parë të trajtimit të problemit, mendoj se nuk duhej "shqetësuar" Kryeministri, pastaj nëqoftëse të dhënat e para tregojnë se duhet shkuar më tutje, patjetër duhet marrë miratimi i kryeministrit për trajtime të mëtejshme. Por kam frikë e përpara dhënies së miratimit një kryeministër shqiptar do ta shkarkonte më parë shefin e shërbimit..."
Më pas Klosi tregon versionin e tij të shkarkimit nga Fatos Nano: "Z.Nano asokohe më parë u armiqësua me mua dhe pastaj kërkoi shkarkimin tim nisur nga një emision i ciklit "Ajsberg" të z.Artur Canit, ku kërkohej që meqë z.Nano donte të bëhej president ishte e drejtë e shqiptarëve që t'u sqaronte disa probleme lidhur me sjelljet e tij dhe me të shoqen. Servilët që i vinin rrotull ia kishin mbushur mendjen që emisionin e kisha mbështetur unë dhe që nga ajo ditë ai as pranoi të më takonte dhe të më dëgjonte. Dhe kur u bë kryeministër kërkoi shkarkimin tim. Unë nuk kisha asnjë lidhje me atë emision dhe besoj se këtë tashmë z.Nano e di. Edhe z.Cani gëzon shëndet të mirë dhe është pyetur besoj ose mund të pyetet në çdo kohë lidhur me atë emision..." - A.N.
Më shumë:
http://respublica.al/artikuj/2012/09/03/i-heton-shish-edhe-f...
Add new comment