Perifrazim i fjalëve të Gramoz Ruçit: Për hir të rrëzimit të Djallit të Madh, mund të bashkëpunojmë me të gjithë djajtë e vegjël

Në intervistën që i dha dje Ilir Babaramos në televizionin News 24, Gramoz Ruçi (s’ka nevojë të bëjmë prezantimin e postit të tij zyrtar), deklaroi se PS-ja është “e hapur për t’iu bashkuar një koalicioni me të gjitha forcat politike që nuk janë dakord me këtë qeveri”. Më shqip, kjo fjali mund të perifrazohet kështu: “Për hir të rrëzimit të Djallit të Madh, mund të bashkëpunojmë me të gjithë djajtë e vegjël”.
Dhe listën e djajve të vegjël, Ruçi e filloi me LSI-në e Ilir Metës. “Nëse LSI-ja bie dakord që kjo qeverisje ka dështuar dhe largohet nga qeverisja, atëherë ne jemi të hapur të bashkohemi edhe me LSI-në. Vullneti politik i PS-së është, por kjo mbetet tek LSI-ja. Nëse LSI-ja ikën nga pushteti dhe i bashkohet aksionit politik të opozitës, pse jo.”- tha Ruçi.
Po “babai plangprishës” Fatos Nano? “Është e drejtë e tij të krijojë parti dhe ne e mirëprësim në koalicion nëse ka qëllim të rrëzojë këtë qeveri” Ndërsa për mundësinë e kandidimit të Nanos si deputet i PS-së Ruçi citoi një nga batutat e shumta të Nanos. “Unë kam dëgjuar nga z. nano se kostumi i deputetit i rri ngushtë dhe se ai ka ambicie për t’u bërë president,” tha Ruçi.
Po partitë e reja AK dhe FRD? “Dyert e koalicionit të PS-së janë të hapura për çdo parti që ka qëllimin e përbashkët me ne për rrëzimin e kësaj qeverie,” tha Ruçi.
Ruçi duket se ka adoptuar këtë fabul për zgjedhjet e 2013-ës (duke ditur që ato do të zhvillohen me të njëjtin sistem elektoral si të 2009-ës): Lokomotiva me më shumë vagona (pavarësisht sa të pisët mund të jenë ata) ka gjasa më të mëdha të dalë e para…
E.Zaloshnja
Comments
I nxorri veshet Ruci ! Per

I nxorri veshet Ruci ! Per mua eshte turp i madh ! Ku kane gjetur keta antishqiptare te zgjedhin Rucin ne Laberi ? Cfare jane keto thagma ?

Ruci , teorikisht , nuk meriton te jete ne asnje organ te ndonje partie poltike ! Ruci nuk ka asnje besim tek komunitetit apo shtetasit shqiptar ! Po del ne TV (sigurisht qe e kane nxjerre me mision) per te na trembur me Sali Berishen ! Dhe nga frika ("frike" qe e ka vetem Ruci &Co) , pra me alibine e frikes , kerkon te na martoje me turli zaberhanesh dhe segmentesh te pushtetit te Saliut , gjoja per te rrezuar Saliun !!!!!

Meqenese Ruci eshte kaq "i paditur" dhe kaq "frikacak" , po ia jap une nje menyre se si te "trimerohet" dhe te dijesohet !

Rucciiii , e para gje qe duhet te besh , filloje diten duke i thene "puna e mbare" nje njeriu qe nuk e njeh dhe e takon duke punuar !

Ruciiii , fillo punen per ndeshikimin e krimit poltik antikombetar , ordiner , ! Premto dhe mbaje premtimin per shkuljen e tij me rrenje nga Shqiperia ! Fillo pastrimin e territorit shqiptar nga plehu grek dhe ktheju shqiptareve varrezat e te pareve qe kane emra ushtaresh greke mbi varre ! Largo krimin nga shfrytezimi dhe vjedhja e pasurive kombetare dhe beji me ligj hajdutet qe te paguajne deri ne nje koker , ate qe kane vjedhur ....!

Rucciii , fillo mendo per fshatarin qe prodhon aktualisht se si ta ndihmosh me lehtesira qe te dale ne treg , te garantoje vete prodhimin , te marre te pakten vleren e harxhimeve qe ben ! Ka rruge menyra dhe forma sa te duash , pa pretenduar edhe forma organzimi te ekonomive bujqesore moderne ne bote !

Nuk eshte "rruge shpetimi" bashkepunimi me hajdutet e Saliut per te rrezuar Saliun ! Ne shqip kesaj i thone "Ku ishe ? Hiçgjekundi !" !

O behu trim sipas barres qe te ka rene dhe pozicionit social dhe politik ku te kane vene , o mos dil e na llomotit ! Neve nuk na plas shume se me ke do te behesh ti ! Behu edhe me nene Mbretereshe po te duash , eshte ceshtja jote !

Përse propozimi i Ruçit eshte

Përse propozimi i Ruçit eshte nje fiasko !

Te shtrosh si alternative mundesine e bashkepunimit me LSI-ne , ne nje kohe qe LSI-ja nuk ka asnje shenje reflektimi apo "pendimi" per bashkepunimin e saj me Sali Berishen , per logjiken time personale , eshte tradheti ndaj vete nevojave te Shqiperise dhe shqiptareve ! Per rrjedhim Ruçi & Co , duke filluar nga Ed Rama e perfunduar tek PS-ja , ne rast se nuk mbajne qendrim kritik ndaj deklaratave te Ruçit , pritet nje qeverisje e vendit njelloj sikur te ishte "Qeverisja Berisha 3" !

Alternativa per nje bashkepunim te mundshem PS+LSI , do te duhej te kishte disa kushte : 1. LSI-duhej te largohej nga pushteti para perfundimit te vitit 2012 (Justifikimin politik le t'ia vinin si te donin)! 2. Zgjedhjet t'i organizonte nje qeveri teknike ! 3. Denimi i Ilir Metes per vjedhje dhe korrupsion te mos negociohej ( duke e lene hapur ndeshkimin e tij ne nje moment tjeter . Kjo per mua eshte "conditie sine qua non" , kusht pa te cilin , Shqiperia nuk mundet te marre nje drejtim tjeter levizjeje ne qeverisje dhe drejt shpreses !)

Ndryshe PS-ja duhet te mblidhte aleate , qofte edhe te kraheve te djathta , por pa ndotur "moralin" qeverises dhe pa mbajtur peng zhvillimin bashkekohor te vendit ! "Juda" çoi martir vete "Krishtin" ! Dhe PS dhe Ed Rama nuk "ringjallen" dot si Ai ! Eshte e qarte dhe e sigurte , pavaresisht mbeshtetjes se huaj ndaj tiranive ne kete vend , se vetem zhvillimi ekonomik social dhe politik i popullsise se ketij vendi do te siguroje qetesine afatgjate dhe stabilitetin politik te tij ! Klasa politike (Perfshi edhe PS-ne) ketu brenda , nuk duhet te harroje se deri dje , njerezit e ketij vendi nuk jane ngritur sepse emigracioni klandestin ka qene nje valvul shkarkimi ! Por Edi Rama duhet ta mesoje , se po nuk ndryshoi rrugen e qeverisjes se ketij vendi , ate "Ziverin" , ate "Kokepalarin" apo ate "barktharin" qe deri dje shpresonin tek emigracioni dhe tek gomonia apo Gramozi (mundesi qe sot nuk i kane me ) , do ta kete perballe me hunj dhe lopata dhe aty pastaj nuk ka Arvizu , Fazlliç , apo Papandre qe e shpeton ! Sa te vijne ata ketu ne Shqiperi me ushtri , Edit do t'i duhet t'i lutet zotit (njelloj si Berisha i 1997) ! Edi dhe Ruçi duhet ta kuptojne se njerezit me padurim po presin largimin e Berishes dhe jo qeverisjen "Berisha 3" me fytyrat e Ed Rames , Ilir Metes , Gramoz Ruçit dhe Pandelejmon Majkos etj...!

Me mire e majta dhe gjithe

Me mire e majta dhe gjithe opozita, te rrije perseri ne opozite, sesa perseri Ilir Meta dhe te gjithe hajdutet e LSI, ne pushtet. Me cfare morali do ti kerkoni votat e elektoratit. Per ke do te votoje ai. Keshtu veproni se keni per te larguar aq shume zgjedhes, sa nuk ka vota LSI.

Luftoni fort me te gjithe opozitaret e tjere, por jo bashke me LSI. Ne vitin 2013 edhe nje gomar po te vihet perballe SRB-it, do ti fitoje zgjedhjet. Ky gomar pati fatin te jete EDI RAMA. Perse e doni LSI? Per te mbajtur ne pune militantet, sic i ka ne te gjitha spitalet e vendit. Si do ti thoni te papuneve tuaj? VENDE PUNE NUK KA ! E po mos kerkoni t'ju votoj kush pastaj...!!!

Shokut Gramoz i duhet dhe pak
Shokut Gramoz i duhet dhe pak ndricim ne mendje qe te ftoje ne koalicion dhe vete Salen dhe t'i bejme mutin mu ne pluralizem. Nje qeverisje e tille do te jete gallate. Do te kemi kryeminister socialist nje ish te flakur nga PD per radikalizem te djathte ( Edi), minister ekonomie te perjetshmin Ilir, nje minister te fondacionit Sorros (E. Velia), nje tjeter qe deshiron shberjen e integritetit teritorial te vendit (PBDNJ), nje nacionalist te ekstremit te djathte (AKZ), ca mbushesa topi etj. Duhen shume pare qe t'a mbajne ne kembe kete qeveri. Dashkan te na heqin breket.
Sala, me te metat e verteta ( 90% e akuzave), apo te supozuara ( 10% tjeter) qenkerka i papare. S'paska burre kurve dhe bir nene(mos duhet gje burre nene dhe bir kurve?), qe t'a shkule. Duhen bere bashke burrat, kurvat, nenat dhe birat (bijte) qe te kene shans.
Morali i fabules: Diten e zgjedhjeve do te votojne vetem nenpunesit dhe pretendentet e administrates shteterore.
Po perse mor z.Ruçi

Po perse mor z.Ruçi katandiseni ne kaq lypsar te mjere?Po si i shtrini doren hajnit me te felliqun qe ka pa kjo Republike?

Po me çfare morali do dilni para elektoratit per tju kerkuar voten o z.Ruçi,kur te jeni krahperkrah me hajnin e pa cip?

Per çfare Rilindje Shqiptare na llomotit o z.Ruçi,kur krahperkrah me ty do te jete edhe Ilir xhambazi?

Ju thoni aleance bejme vetem ne qoftese Ilir hajni "rrezon" qeverin Rasputin Berisha.Shume bukur!

Po nuk na the se si do te ndani pushtetin?Sepse Ilir xhambazi do ta ngreje pazarin.Do kerkoje ma shume se 20%.

Mirese me ndarjej e pushtetit mund te mirreni vesht,por me pastrimin e fedines penale te Ilir xhambaxit si do te ja beni?

Apo, çrendesi ka!Mjafton qe te ulemi ne karrige.Jo z.Ruçi,kjo mund te ju shkoje per shtat militanteve tuaj qe shpresojne per

ndonje post qul,por jo atyre shqiptareve qe enderrojne per nje Shqiperi me te mire.

Neqoftese keni vendosur te shkoni ne zgjedhje me nje moral te tille,dijeni se keni humbur voten e pjeses me te ndershmete shqiptareve.

Por edhe ne dilshi te "fituar"ne kete menyre.per shqiptaret nuk do te ndryshonte asgje.Do te ishte si nje loje kumari.

Do te humbiste nje kumarxhi,per te fituar kumarxhiu i rradhes.

Add new comment