'Mundohet me e shti minaren në thes' - thotë Ndreca për Berishën dhe ka një parashikim për 'ata që do ta shkruejnë nesër historinë'

E përditshmja MAPO ka botuar një opinion të Ardian Ndrecës me titull "Dilema e historisë" ku ai flet mbi debatet e kohëve të fundit dhe merr në shënjestër sjelljen e Berishës "në këtë lamije".
Shkruan Ndreca: Berisha vijon me i mësue shqiptarët se si duhet ta konceptojnë dhe ta shkruejnë historinë, se cilat figura duhet të vlerësojnë, cilat t’i relativizojnë dhe cilat t’i harrojnë. Asht krejt e kotë me shtue se Berisha në këtë lamije ka po aq kompetenca sa ka nji historian në fushën e kardiokirurgjisë, por prap se prap atij s’i mbushet mendja... Jam i bindun se kryeministri ynë me aradhën e sejmenëve të tij që me keqeshkrojat e tyne mundohen me e shti minaren në thes apo me e banalizue/relativizue të kaluemen për me ba që të ndihemi ma pak të neveritun prej së tashmes, nuk i bajnë nji shërbim të mirë historiografisë sonë... Nji sistem i korruptuem deri në palc nuk ka forcë morale me nderue askënd dhe nuk ka tagër me e rishkrue historinë..."
Dhe në fund e mbyll me gegërishten e tij të njohur: "...Ata që do ta shkruejnë nesër historinë nuk do ta kenë të vështirë dhe nuk do të kenë mëdyshje përpara figurave mediokre e meskine që tashma i kanë shkatrrue shqiptarëve nji andërr të madhe e edhe nji të ardhme shpreset. Madje nuk do të kursejnë edhe nji aradhë intelektualësh që si me heshtjen si me fjalën e tyne janë vu në shërbim të së keqes absolute që e kapërthye Shqipninë..."
E plotë në:
http://www.mapo.al/2012/08/19/dilema-e-historise/
Comments
Jam i interesuar te di sa me

Jam i interesuar te di sa me teper per biograpfine e z.Ndreca, per kuriozitet. Mund te me tregoje kush ndonje informacion, se ne Internet s'kam gjetur shume?

Ky aderon me PS-ne, apo jo?

Faleminderit.

Z.Anonim.Ti si mendon??A mund

Z.Anonim.Ti si mendon??A mund te kete njerez qe aderojne ne PS qe mund te shkruajne tek gazeta e Naim(Henry) Cilit??

Ore, nuk e thashe per ironi.

Ore, nuk e thashe per ironi. E cilit spekter eshte gazeta MAPO? Djathte apo majte? Tjeter?

Pak rendesi ka, z. Anonim.
Pak rendesi ka, z. Anonim. Rendesi ka se cthote.
Hej qeka gjo e domshme me qen

Hej qeka gjo e domshme me qen antar i PS. Nuk e paça dit. Sot e mursh vesh pri Anonimit. Pah sa burr i qut. Ka burra t'qut shqipnia. Tyrqeata pri Lomit m'Baldushk.

Hej qeka gjo e domshme me qen

Hej qeka gjo e domshme me qen antar i PS. Nuk e paça dit. Sot e mursh vesh pri Anonimit. Pah sa burr i qut. Ka burra t'qut shqipnia. Tyrqeata pri Lomit m'Baldushk.

@Anonim-Nuk e njoh fare

@Anonim-Nuk e njoh fare z.Ndrec ,por ajo cka thote me ben te mendoje se qenka zoteri burr,ndaj veshtire te aderoje ne ndonje parti,

aq me pak ne derivatet e pare te regjimit.

Add new comment