Nudot në fushatë... Fotot e nënës së Obamës dhe një rrëfim i Ramës në "Kurban" për zgjedhjet e 2006-s

Postuar në 04 Shtator, 2012 02:42

"I dashur Obama, ja një foto e mamasë tënde…". Me një account Twitter të lidhur me grupin hacker "Anonymous" janë shpërndarë këtë ditë dy foto nudo dhe një foto familjare e Ann Dunham, nënës së e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Këto foto që gjenden në forumin 4Chan Anonymous, janë të viteve '50. Slogani i këtij grupi "Ne nuk harrojmë" duket në këtë rast më i realizuar se kurrë.

Është hera e dytë që fotot në fjalë dalin në publik në kohë fushate. Fotot ishin shpërndarë edhe njëherë tjetër në 2008 gjatë fushatës presidenciale pa u autentifikuar kurrë. Por tweet-i i kësaj here ka bërë xhiron e botës në rrjet. Disa e interpretojnë si një përgjigje të grupit Anonymous, ndaj "gjuetisë" së lançuar nga Uashingtoni kundër Julian Assange, themelues i Wikileaks.

Për të tjerë, pjesa më e rëndësishme e foto-mesazhit është se këto shkrepje janë bërë në shtëpinë e gazetarit Frank Marshall Davis në Honolulu, ku Obama ka jetuar kur ishte fëmijë, meqë Davis ishte aktivist në lëvizjen e sindikatave dhe, në 1950-n u hetua për lidhje me partinë komuniste. Por gjithsesi në reagimet e lexuesve online nuk mungon kurrë fraza: "republikanët nuk kanë më çfarë të sajojnë".

Përdorimi i fotove nudo në fushatë elektorale të sjell menjëherë në mendje fushatën elektorale të 2006-s në Shqipëri kur u hodhën në publik foto nudo të Edi Ramës. Vetë Rama e ka rrëfyer me hollësi atë moment politik në librin e tij “Kurban”.

Shkruan Rama mes të tjerash:  “Diku nga fundi i gushtit 2006, më erdhi një sms kërcënuese…ku më thuhej në thelb se duhej të negocioja për materiale komprometuese…I rashë mbrapsht numrit dhe ishte i mbyllur. E njëjta gjë u përsërit ndoca ditë më pas, duke më thënë pakashumë se po të mos nxitoja të paguaja, duhet të harroja votën e qytetarëve të  Tiranës, pasi të dilnin në shesh ato materiale. I rashë përsëri numrit, s’ishte i njëjti i ditë së parë, dhe nga ana tjetër m’u përgjigj një zë i vargut burri, të cilin s'e lashë fliste po i thashë me ton të fortë se mua s’kishte material në botë të më merrte peng, dhe në vend qyq të guxonte të më bezdiste prapë, këtë ç’është e vërteta e nënvizova më shumë më tepër brutalitet se ç’shpreh këtu me fjalën bezdi, duhej t’i nxirrte ato që kishte një orë e më parë, mu të sheshi “Skënderbej” po të donte. “Madje nëse nuk gjen dot një stendë i thashë, “ta jap unë bashkë me vendin para bashkisë që do ta paguaj vetë dhe t’i varësh e t’i shohin të gjithë sa ditë të duash mor maskara!” As se kisha idenë se çfarë mund të ishin duke sajuar… Megjithatë një shije e keqe më mbeti kur, pa dashur ta dëgjoja atë horr, kapa teksa flisja me zë të ngritur fort se “do të patakseshin të gjitha gratë e botës me mua” kur të dilnin ato materiale, dhe nisi të bridhte mendja nja dy ditë për të gjetur ndonjë kuptim të atyre fjalëve kërcënuese, duke u rrëmuar të kërkoja në kohët e shkuar të jetës sime prej shpirti të lirë të një njeriu të dhënë pas transgresioneve dhe provokacioneve, sidomos në Akademinë e Arteve, ku thyerja e tabuve në art e në jetën sociale ka qenë prirja ime natyrale që student e deri ditën që u largova nga ai mjedis…

I rrëmujshëm siç kam qenë gjithnjë me sendet e mia, rrobat, pikturat, librat, korrespondencat, në kushtet e një mënyre jetese pa shtëpi fikse, më pëlqente pa masë të jetoja me idenë se shtëpia ime ishte trupi im dhe, qyshse e lashë vatrën prindërore për të qenë plotësisht i lirë në orare enë lëvizje, s’ka asnjë vend ku të mos kem lënë pa sendet e mia, qoftë këtu e qoftë vendeve jashtë shtetit ku kam bredhur nëpër Europë  për të jetuar lirinë, pavarësisht se kam jetuar pak javë, disa muaj ose disa vjet, e kësisoj jo vetëm s’i gjeta ato foto aty ku rrija, po s’e gjeja dot as ku mund ti kisha lënë. Shumë më vonë jam kujtuar se i kisha harruar në një bagazh makine, brenda një kutie dhe makina që kishte vazhduar jetën e vet pa mua, ka rënë më tutje në duart që pastaj i kanë kaluar te shantazhuesit. E kam një ide sesi është përzier në këtë histori një politikan shumë i interesuar për humbjen tim në ato zgjedhje, por në mungesë provash ajo mbetet vetëm hamendje pa të drejtë publikimi…" – A.N.

Comments

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Se pari keto duken qartesisht foto te mbivendosura/manipuluara. Vetem nje qorr idiot nuk mund ti shoh.

Se dyti asnje media normale ne USA apo GB nuk ka denjuar te merret me to - ne shqiperine tone te dashur mediat (e shkruar dhe ato online nuk kane asnje dinjitet dhe ca me pak profesionalizem qe te permbajne veten ne mos publikimin e ketyre felliqesirave sensacionaliste. Dhe ketu se kam fjalen per ndyresirat e mediave qe jane pjese e pushtetit dhe qe kane gjetur nemenyre idiote lidhje mes kafshes prej malit me konservatoret amerikane dhe bejne njesimin e Obames me Ramen. -Lexoni p.sh shkrimin skandaloz te Cilit lidhur me Obamen apo ca pacavure te tjera te idioteve qe pasi i kane bere mutin ceshtjeve shqiptare po perpiqen te japin edhe kendveshtrimin e tyre te deformuar dhe dhe te dhjere lidhur me fushaten presidenciale amerikane.

Edeh sikur keto foto te ishin te verteta ato nuk mund te demtojne realisht fushaten e Obames pasi ne to nuk ka asgje te turpshme apo denigruese per  ate vete e ca me pak te jemen e tij qe tashme ka vdekur. Nenteksti i ketyre fotove te manipuluara tregonm nga ana tjeter sesa poshte ka rene partia konservatore bishtat e saj dhe ajo pjese e publikut amerikan ne fringe/ekstrem te te djathtes  ne kete lufte te paturpshme, te paprincipte dhe talebaneske.

Per mua edhe botimi tek respublica i ketyre fotove tregon dobesine e ketij blogu dhe kujtdo ne tirane per ti qendruar larg baltosjes.

Te flasesh per to eshte nje gje dhe plotesiht normale  - ti botosh leto foto (qofte edhe si ilustrim per diskutimin) me duket e ulet dhe adoleshenteske

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Rama ka manine per ta paraqitur veten si viktime. E gjithe bota qenka e padrejte me te. Ka sindromen e viktimes dhe e sheh ate si mjet per te bere politike. Jo se skupton por ai e di shume mire se, je foto nudo per nje politikan ka domethenjen e moralit. Morali eshte i lidhur drejtperdrejte me besueshmerine dhe ndershmerine e nje politikani . Cdo politikan ne bote perpiqet te perfitoje elektorat duke e shpikur veten me virtyte te larta te karakterit njerezor. Nje foto nudo e bere ne nje plazh nudo nuk eshte se percakton sakte vleren e njeriut por per nje vleresim te kapricove e preferencave individuale mjafton gjithsesi.

Nuk e kuptoj se pse shqetesohet Rama kur fotoja nudo e tije qenka gje-hic? Ka nje paradoks qe nuk shpjegohet vetem me indinjaten e prekjes se privatesise. Dhe meqe jemi te privatesia, ne te gjithe boten eshte zakon qe nje politikan te vleresohet edhe ne privatesine e tije. Kur e ndan mendjen te behesh politikan duhet te llogaritesh se je edhe person publik. Trasparenca eshte kunder cdo imuniteti si teori. Qe Edi Rama ka nje problem me imunitetin kjo eshte faktuar mese qarte sidomos keto dite.

kev

Submitted by Altin Goxhaj i Riu (not verified) on

O ti anonim a ca dreqin t quajn.. Se permend Henri Ceili Obamen apo ndopnje tjeter esht e drejta e tij e patjetersueshme. Ai t pakten e ben me emrin e vet, kurse ju fshiheni neper blogje dhe vetem hidhni mut mbi te tjeret. Secili ka te drejten e vet ti shofi gjerat ashtu sic do, ti thuaj argumentin tend dhe mos gjyko te tjeret se nuk ta ka dhene kush ate mandat. U bet te gjithe profesora ketu. shko beje dhe ti suksesin e henri cilit pastaj hajde fol cfar duhet botuar e cfar jo

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.