Skandal: Ministria e Jashtme bën Memo elektorale??!!

Postuar në 04 Shtator, 2012 03:55

Shqipi ka dy ditë që po publikon prova e dokumenta që provojnë faktin, se Berisha ka marrë shërbimet e kompanisë amerikane të lobimit “Podesta Group”, në këmbim të parave, kuptohet, sa herë që i është dashur të fshehë, apo t’i përligjë, bëmat e veta në Tiranë. Fjala vjen, bëma e 8 majit me rinumërimin e votave. Por në këtë mes nuk është përfshirë vetëm firma e Washington-it ‘Podesta Group’ (kjo firmë është afër demokratëve në SHBA). Shqipi i sotëm ka publikuar një Memo të shpërndarë pas 8 majit 2011 nga njerëzit e Podesta-s, me anë të së cilës synohet të kandiset diplomacia ndërkombëtare mbi saktësinë e vendimit të KQZ-së së Ristanit për ta bërë këtë rinumërim. Kush e ka bërë këtë Memo? Këtu është e forta. E ka bërë Ministria jonë e Jashtme. Memoja është e kopsitur mirë dhe është formuluar me një gjuhë ekspertësh, aq sa të vjen të mendosh se në këtë ministri ekziston dhe një departament elektoral, i mbushur me ekspertë mbi zgjedhjet. Ta kenë vërtet këtë departament?

Përtej kësaj pyetjeje retorike, fakti që diplomacia shqiptare është përzjerë  edhe në çështje të tilla, është skandaloz.

M.N.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Natyrisht qe Ministria e Jashtme nuk ka ndonje departament te specializuar per zgjedhjet, ajo thjesht pergatit letren shoqeruese per materialin e ardhur nga Bylykbashi &amp; Co. Nuk eshte hera e pare qe Ministria perzihet ne ceshtje te tilla, keshut p.sh. memo eshte shperndare&nbsp;edhe per 21 janarin. Duke patur paraysh stafin dhe klimen qe ekziston ne institucionet publike shqiptare (jo vetem MPJ) gjera te tilla jane me se te zakonshme. Politikat e punesimit ne&nbsp;sherbimin e jashtem pervecse rregullojne ne fole te ngrohta&nbsp;gjithe sojin dhe sorollopin e pushtetareve sherbejne edhe per te zbatuar drejt vijen e Partise.</p>

Submitted by Fatmir (not verified) on

<p>Plotesisht e sakte, Ministria e Puneve te Jashtme nuk ka ekseperte por militante. Ne kete rast materiali do kete qene copy paste e tezave te pergatitura nga kabinet i Kryeministrit. Personi qe merret me qepjen dhe dhenien e &quot;tonit&quot; te duhur politik eshte Ilda Zhulali, Drejtore e Pergjithshme ne MPJ, gruaja e Aldo Bumcit. Ajo percjell vijen e PD ne Ministri te Jashtme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.