“Kursim, kursim, kudo kursim!”

Kur regjimi komunist po merrte të tatëpjetën në Shqipëri, nëpër vende publike filloi të dukej gjithnjë e më tepër parrulla “Kursim, kursim, kudo kursim!” Regjimi aktual nuk ka arritur deri atje sa t’i bëjë publicitet domosdoshmërisë për kursime, por gazeta Shqip njoftonte sot se ka shtënë në dorë një projekt-vendim të hartuar në 28 gusht nga departamenti i buxhetit në Ministrinë e Financave, sipas të cilit, më 7 shtator do të ndërpriten/kufizohen tenderët e rinj, shpërblimet e dietat dhe telefonat.
Argumentimi për këtë projektvendim përmban fjalë si “nisur nga situata aktuale buxhetore”, “nevoja për disiplinim në përdorimin e fondeve buxhetore” dhe “rritje e efektivitetit të shpenzimeve publike”. Me fjalë të tjera, “Kursim, kursim, kudo kursim!”.
E.Zaloshnja
Nyja e artikukllit tw Shqip-it: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/03/kriza-hyn-ne-palce-bllokohet-gjithcka/
Comments
Zaloshnja doja te te tregoja
<p>Zaloshnja doja te te tregoja nje barsolete me shqiperine e komunizmit dhe punen e kursimit. Kishte filluar nje fushate kursimi dhe shkon sekretari i pare, jo saliu po nje tjeter, ne nje fshat per te kontrolluar masat e kursimit qe ishin marre. Ne hyrje te fshatit ushte nje parulle ku shkruhej : KKKFQKSNJQ. I hodhi nje sy parrulles dhe nuk po e kuptonte dhe i kthehet kruyetarit te kooperatives . Me falni me ke talleni ju me kete parrulle. Jo i thote kryetari me vjen keq shoku sali se nuk po tallemi. Kjo eshte nje parrulle aktuale.Po cfare do te thote kjo se nuk e kuptoj. Po ja i thote ai meqe jemi ne kohe kursimesh e kemi shkruajtur me kursime dhekete parrulle per te kursyer boje dhe beze. Kjo do te thote: Kush kursen ka fitimi qofte kursimi sa nje qime.</p><p>Keshtu qe kam idene se dhe tek ne tani kjo parrule eshte shume aktuale dhe duhet et vendoset ne cdo vend publike, zyre administrate pome teper tek zyra e sekretarit te pare shokut sali.</p><p> </p>
Parrulla e asaj kohe ka qene:
<p>Parrulla e asaj kohe ka qene: "kursim, kursim perseri kursim kudo ne cdo gje dhe vazhdimisht"</p>
Add new comment