Një "listë shqiptare" që duhet provuar sipas një gazetari britanik... Dhe nënës së tij

Postuar në 03 Shtator, 2012 08:56

Edward Reeve i së përditshmes "The Telegraph" ka qenë një javë në Shqipëri i shoqëruar në një udhëtim turistik nga nëna e tij. (ajo rikthehej në Shqipëri pas  26 vitesh – kishte qenë dy herë në '86-'87 madje rrëfen në artikull edhe një histori arrestimi).

Reportazhi i Reeve përshkohet nga nota befasie; ai përsërit shpesh që Shqipëria nuk është ajo që priste të shihte, as ai, as nëna e tij. "Jam ulur në një lokal në Tiranë dhe.. çudi: nuk shoh asnjë gangster të më vijë përballë" – shkruan ai që në fjalinë e parë të artikullit.

Më pas i përshkruan shqiptarët si njerëz që dinë të gjithë anglisht, janë miqësorë dhe vishen bukur. U sugjeron lexuesve dhe miqve të tij të vijnë që ç'ke me të në Shqipëri. Më poshtë, një listë e vendeve i kanë tërhequr atij vëmendjen (sa për të pasur një gjysëm-ideje se çfarë e tërheq një të huaj në Shqipëri).

Në listë janë vendet për të cilat gazetari flet në reportazhin e tij të gjatë që mund të lexohet këtu: http://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/europe/9512507/Albanias-surprising-side.html ) - A.N.

 

Manastiri i Ardenicës

Apolonia në Fier

Butrinti në Sarandë

Riviera e jugut

Llogaraja

Kalaja e Ali Pashës

Gjirokastra

Kuzhina në lokalet në bregdet

Bunkeret

Blloku në Tiranë

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Si duket MRKS e ka paguar per reklame turizmi........Pyeteni njehere....</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Shqiperia ka ndryshuar shume nga 87 e ketej. Ky vend ka nje permiresim te pakrahasueshem me cdo vend tejer te Ballkanit dhe Lindjes ne lidhje me infrastrukturen dhe ndertimet. Nga ajo qe ishim jemi vite drite larg. Dikur njerezit jetonin ne 4-6 m2/njeri ndersa sot shkon 12-20m2 per person pra eshte shtuar me 3-5 here siperfaqja e banimit/person. Eshte nje shumefish i pallogaritshem i m2 asfalt por ne fakt e gjitha kjo ka sjelle pasoja esktreme ne hapesirat e gjelbera urbane. Pikat e sherbimeve dhe konsumi eshte dhjetera fishuar. Kualiteti i jetes dhe struktura ushqimore ka nje permiresim te pakrahasueshem, esktrem por ka nje 10% te popullsise qe jeton ne mjerim qe do te thote jetojne si ne ate kohe. Nje vend qe skishte asnje automjet privat sot ka disa qindra mije. Por kjo sjelle nje ndotje te rende ne ajrin e mjediseve urbane megjithese vitet e fundit ka nje permiresim te jashtezakonshem te filtrimit te gazrave nga automjetet e tipeve me te reja dhe gjithsesi cilesia e keqe e karburantit e ben ndotjen e ajrit rezistente. Problemi eshte qe e kemi te pamundur te kuptojme kete ndryshim ne qe e jetojme jeten ketu. Nese Shqiperia nu do te ishte shkaterruar ne 1997 kushedi sa permiresim do te kishte jeta. Nje i huaj i 1987 eshte i vetmi qe mund ta kuptoj ndryshimin dhe ky tipi ska faj qe cuditet me ne shqipot nje popull i cuditshem me nje vitalitet te jashtezakonshem shkaterrimi dhe ndertimi njekohesisht..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.